Prej tetorit të 2020 dihet shumë pak për Elis Gurin, ish-mundësin shqiptar që u shpall kampion bote në 2011 duke përfaqësuar Bullgarinë. Ai u largua nga Shqipëria për kushtet e vështira në sportin shqiptar, ndërsa në një intervistë për Report TV zbulon se aktualisht është trajneri i ekipit kombëtar të Bullgarisë.
“Isha pak skeptik në fillim, por me kalimin e kohës, duke parë që erdhën shpejt rezultate pozitive, me kampion bote dhe europe u ndjeva mirë,”-u shpreh Elis Guri, ish-kampion bote në mundje.
Prej gati katër vitesh Elis Guri nuk mund të kthehet më në Shqipëri, ku është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për trafik narkotikësh.
“Një akuzë shumë ofenduese që erdhi nuk e di pse, nga kush. Më kanë dënuar se kam folur në telefon, por ky ligj nuk është në Shqipëri. Kam pas dëshirë të jetoj në Shqipëri, por Shqipëria nuk më don mua. Më saktë disa njerëz të cilët nuk e kuptoj se ku i kam prishur punë për të mos vendos këtë lloj akuze. Në fillim mendova se më kanë ngatërruar me dikë tjetër. Më pengon për të ardhur në Shqipëri. Me taku nënën babin, shokët, dashamirësit. Më pengon djalin për ti treguar Shqipërinë,”-tha Elis Guri, ish-kampion bote në mundje.
Në intervistën e parë në 5 vitet e fundit Guri tregon se nëse vjen në Shqipëri atëherë do arrestohet, pasi dënimi është ende i pakryer.
“Kur u dha dënimi unë isha në Bullgari. Bullgaria që më shpëton për herë të dytë. Një vend i huaj dhe për mua është e çuditshme,”-deklaroi Elis Guri, ish-kampion bote në mundje.
Pavarësisht problemeve me ligjin, Shqipëria ka mbetur në zemrën e Elis Gurit. Ai thotë se atë medalje botërori me Bullgarinë është gati ta ndërrojë me Shqipërinë.
“Që i vogël kam menduar ta çoj flamurin shqiptar në arenën botërore, por ashtu erdhi jeta, kushtet. Më ka mbetur peng faktikisht që nuk e ngrita me flamurin shqiptar. Nuk ikan ga shqiptarët, por nga kushtet që ofrojnë drejtuesit e sportit. Kjo për të treguar se në shqiptarët vlejmë. Na jepni mundësi, vetëm na jepni mundësi ..,”-u shpreh Elis Guri, ish-kampion bote në mundje.
Në fund ish-mundësi tregoi se ka mbetur në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e sportit në Shqipëri, por thotë se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që nga ikja e tij situata ka mbetur tepër e vështirë.
Per mu je nje zotni djal dhe rrjedh nge nje familje teper e mir.por keto njerez nuk i dojn ne shqipni.zotni te preshendes e ishalla don zoti e gjen nje zgjedhje.se e meriton ma te miren
PërgjigjuO drogaxhi Tan kohen ke nejt te lokali M kalas tu pi mall e tu shit megjith melidorin . Te njofim mir te kena pa perdit
PërgjigjuTe gjith burgaxhinjte po ti pyesesh jan të pafajshem, ose i kan inat ose i kan ngateruar ose jua kan fut gabimisht.
Përgjigju