Sporti i mundjes është bërë shkak për një ditë të pazakontë dhe shumë interesante në zonën e Gollobordës. Bashkia Bulqizë dhe shoqata e Mundjes Gollobordë kanë organizuar Kupën e Mundjes, që është bërë traditë në Ostren të Madh.
Organizimi zgjoi interesin e shumë të pasionuarve për këtë sport. Të rinj të grupmoshave të ndryshme, jo vetem nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në këtë kampionat.
Aktivitet nisi me një koncert festiv të përgatitur nga bashkia ku vajzat me veshjen tradicionale të zonës, nën ritmin e këngëve e valleve ngjallen mjaft emocione për të pranishmit e shumtë në këtë event, ku performoi edhe këngëtarja e mirënjohur dibrane Vera Laçi. Pas aktivitetit të pranishmit shijuan ushqime tradicionale të zonës së Gollobordës.
Kjo traditë e sportit të mundjes në Gollobordë është e vjetër, ndaj dhe është trashëguar brez pas brezi si zakon i vjetër në festa familjare dhe kryesisht në dasma. Organizimet festive i la vendin aktivitetit për Kupën e Mundjes Tradicionale të Gollobordës ku garuan tre grupmosha. Fituesi i këti aktiviteti në shenjë simbolike fitoi një dash me brirë dhe e mori në krahë në shënjë trofeu. Rite të trashëguara prej vitesh në këte krahinë.
Fituesit sipas kategorive:
Fëmijët Parashkollorë – U15
Vendi I – Leon Halilaj (Lladomenicë)
Vendi II – Emilian Mijo (Ostren i Madh)
Vendi III – Omer Lici (Radovesh)
Të Rinjtë – U20
Vendi I – Ibrahim Sula (Tiranë)
Vendi II – Anduel Markaj (Tiranë)
Vendi III – Adriatik Berisha (Prizren, Kosovë)
Të Rriturit
Vendi I – (Dashit) Paris Karepi (Tiranë)
Vendi II – Lulzim Hajdari (Kojavec)
Vendi III – Uvejs Fejzullahu (Shkup)Maqedonia e Veriut)
Komente










