Ekskluzive/ 44 dosjet që kishte në duar Luan Daci para se të merrej i pandehur nga SPAK

Ekskluzive/ 44 dosjet që kishte në duar Luan Daci para se të merrej i pandehur nga SPAK

Luan Daci

Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili është marrë në përgjegjësi penale nga SPAK-u me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, kishte në duart 44 dosje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryesisht të shkarkuar në shkallën e parë të Vetingut, por që kërkojnë rikthimin në detyrë nga Kolegji.

Luan Daci rezulton kryesues i trupave gjykuese për shqyrtimin e 9 çështjeve në Kolegj, relator i dhjetë çështjeve të tjera si dhe anëtar i trupave gjykuese të përzgjedhura për shqyrtimin e 27 dosjeve të tjera. Daci, aktualisht i pezulluar, rezulton kryesues i çështjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve Arben Vrioni, Marjana Velçani, Luan Hasneziri, Arben Zefi, Arqilea Koça, Irma Balli dhe Shkëlzen Cena, që të gjithë të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por që kërkojnë rikthimin në detyrë në Kolegj. Po ashtu, Daci kryeson edhe turpin gjykues të çështjes së prokurorit Petrit Çano, por që Komisioneri Publik ka kërkuar rishikimin e këtij vendimi.

Daci është relator i çështjeve të ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako dhe gjyqtarit Agim Bendo, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia, por që nuk janë dakord me vendimet e KPK-së për t’i përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Daci është relator i çështjeve ë gjyqtarëve Brunilda Malo, Dhurata Haveri, Gurali Brahimllari dhe Dritan Seci, i prokurorit Edison Ademi dhe i ndihmëses ligjore Ana Golloshi, që të gjithë të shkarkuar nga KPK. Daci pritet të zëvendësohet në të gjitha këto trupa gjykuese, meqenëse beteja e tij me drejtësinë mund të zgjasë dhe për rrjedhojë bllokon shqyrtimin e dosjeve. 


Çështjet ku Luan Daci ishte anëtar i trupave gjykuese, kryesues dhe relator 

1.    Arben Vrioni, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues
2.    Marjana Velçani, gjyqtare, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues 
3.    Luan Hasneziri, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues
4.    Petrit Çano, prokuror, konfirmuar nga KPK, ankimuar vendimi nga Komisioneri, Luan Daci kryeson trupin gjykues
5.    Arqilea Koça, prokuror, shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues
6.    Irma Balli, prokurore, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues 
7.    Arben Zefi, gjyqtar, shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues 
8.    Shkëlzen Cena, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci kryeson trupin gjykues
9.    Evelina Qirjako, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e dorëhequr, por kundërshton përjashtimin për 15 vjet, Luan Daci relator 
10.    Agim Bendo, gjyqtar, kërkon ndryshimin e shkakut të dorëheqjes, Luan Daci relator  
11.    Brunilda Malo, gjyqtare, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci relator 
12.    Dhurata Haveri, gjyqtare, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci relator
13.    Gurali Brahimllari, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci relator
14.    Dritan Seci, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci relator 
15.    Edison Ademi, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci relator
16.    Ramiz Lala, gjyqtar, konfirmuar nga KPK, ankimuar vendimi, Luan Daci relator 
17.    Ana Golloshi, ndihmëse ligjore, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci relator 
18.    Arben Pasho, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
19.    Astrit Kalaja, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
20.    Astrit Haxhialushi, gjyqtar, kërkon rrëzimin e përjashtimit për 15 vjet nga drejtësia pas dorëheqjes, Luan Daci anëtar i turpit gjykues 
21.    Përparim Kulluri, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
22.    Hysni Vata, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
23.    Ilir Mustafaj, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues 
24.    Elvin Gokaj, prokuror, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
25.    Ardian Ylli, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
26.    Artan Madani, prokuror, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
27.    Alfred Agolli, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
28.    Regleta Panajoti, gjyqtare, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin, Luan Daci anëtar i trupit
29.    Kastriot Selita, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
30.    Enkeledi Hajro, gjyqtare, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
31.    Manjola Kajana, prokurore, konfirmuar nga KPK, ankimuar vendimi, Luan Daci Relator 
32.    Eugen Beçi, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
33.    Idriz Mulkurti, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
34.    Roland Jaupaj, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
35.    Ferdinand Elezi, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
36.    Albina Spaha, gjyqtare, e shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
37.    Çlirim Shahini, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
38.    Fatmir Lushi, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
39.    Dritan Peka, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
40.    Hysni Demiraj, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
41.    Artan Bajrami, prokuror, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues
42.    Genci Sinjari, gjyqtar, dha dorëheqjen, por kërkon të verifikohet, Luan Daci anëtar 
43.    Alfred Gjoni, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues 
44.    Agron Vavla, gjyqtar, i shkarkuar nga KPK, Luan Daci anëtar i trupit gjykues 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?