Trafik heroine, goditen të fortët e Shijakut, arrestohet koka Astrit Avdyli me vëllezërit

Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe  mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.  

Flamur Avdyli

Të arrestuar janë vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdylin. Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

Pamjet ekskluzive të arrestimit të Flamur Avdylit

Pjesë e dosjes është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën, ish-kapon e Durrësit, që është arratisur.

REPORT TV siguroi pamjet ekskluzive të momentit që Flamur Avdyli u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas arrestimit pasditen e sotme në Shijak nga RENEA dhe FNSH.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë 'Orges Albania 2016' dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.


 

Faksimile e QKB, ku Flamur Avdyli rezulton pronar i kompanisë 'Orges Albania 2016'

Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa akuzohet për trafik heroine në Gjermani dhe disa vende të tjera të Europës bashkë me vëllezërit e tij dhe anëtarët e tjerë të bandës. 

Pjesë e dosjes ku janë familja Avdyli dhe Lul Berisha sipas burime për Report Tv janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Sipas informacioneve nga policia e shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania. Operacioni u paralajmërua pak ditë më parë nga ministri Fatmir Xhafaj.

Hoteli i Flamur Avdylit në Durrës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 22/10/2018 08:15

    Dhe vjen nje dite qe shteti ti Perlan te gjitha pasurite ndersa keta trimat pergatiten per kapje sapuni hahahaha

    Përgjigju
  • Bruno: 22/10/2018 08:09

    uau sa "shpejt" grupi ekziston prej 1992 dhe mbeshtetet nga PD, do ti lironi dhe do ti jepni demshperblim per prishje te imazhit.

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2018 22:15

    Respekt për policinë e shtetit. Jepini frymëmarrje atij vendi para se te shpopullohet nga kriminaliteti dhe bandat. Njerëzit ikin e aty sepse aty ska asnje lloj sigurie per jetën.

    Përgjigju
  • Fraiku: 21/10/2018 21:30

    Nese Rama mban fjalen dhe miraton shpejt ligjin e ngjashem me 41 bis si ne itali atehere shqiperia behet shtet brenda 4 - 5 viteve dhe Rama le te rrije ne pushtet edhe 20 vite te tjera. Super goditje e policise qe duhet pergezuar. Tani nje super mbrotje per prokuroret e ceshtjeve dhe gjykatesit dhe fillon pastrimi i ketij vendi te masakruar nga bandat. Zagaret e Saliut po lehin neper portalet alla Qim Pekra. Ju ka hyre frika ne palce. Suksese Policua e Shtetit!

    Përgjigju
  • fieri: 21/10/2018 21:12

    camet e shijakut.

    Përgjigju
    • Flori: 09/08/2020 17:35

      E vlla ska shaka ma ata e di vet ti se kish jan

  • fieri: 21/10/2018 21:11

    camet e shijakut.

    Përgjigju
  • fieri: 21/10/2018 21:11

    camet e shijakut.

    Përgjigju
  • fieri: 21/10/2018 21:11

    camet e shijakut.

    Përgjigju
  • fieri: 21/10/2018 21:11

    camet e shijakut.

    Përgjigju
  • ex military: 21/10/2018 21:01

    para policia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim