Ekskluzive/ BE përfundon hetimet për fondet e IPARD II në Shqipëri! Zyra Europiane për Report Tv: Raporti iu dërgua autoriteteve përkatëse

Bashkimi Evropian shumë shpejt mund të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me dyshimet se fondet e unionit për bujqësinë përmes programit IPARD II mund të jenë keqpërdorur në Shqipëri.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga Zyra Evropiane kundër mashtrimit Ekonomik se hetimet tashmë kanë përfunduar dhe raporti i përgatitur është në duart e institucioneve më të lartë të BE-së.

“OLAF mund të konfirmojë se sapo ka mbyllur hetimin në lidhje me supozimet për keqpërdorim të financimit nga programi IPARD II i BE-së në Shqipëri. Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF tani ua ka transmetuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse”.

Në përgjigjen për gazetarin Ermal Qori, zëdhënësja e OLAF Victoria Hansson Malmlof, bën me dijë se raporti është konfidencial dhe vendimi pritet nga institucionet e tjera.

“Për të respektuar konfidencialitetin e hetimit, të çdo procedimi të mundshëm pasues, të të drejtave procedurale dhe të dhënave personale, OLAF nuk është në një pozicion për të komentuar më tej në këtë fazë.”

Korrikun e kaluar, Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë në pritje të gjetjeve përfundimtare nga zyra e OLAF. Vetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë e pranoi nisjen e hetimeve, por i konsideroi si procedurë normale, e ndodhur edhe në shumë raste edhe në vendet e Bashkimit Evropian. 

Programi IPARD është mbështetja financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%.  Zbatimi i programit është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR. Programi Ipard II, ka një fond total prej 94 milionë eurosh të ndarë sipas viteve nga 2014 deri në vitin 2020.

Financimet në masën 71 milionë euro nga BE, dhe 23 milionë euro nga shteti shqiptar, janë dhënë sipas autoriteteve shqiptare për investime në asetet fizike në fermat bujqësore, investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe peshkimit, diversifikimin e fermës dhe zhvillimi biznesit dhe asistencë teknike në këto sektorë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat