Ekskluzive/ Aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në QSUT prej 2 javësh jashtë funksionit! Probleme edhe gjatë vitit, pacientët shkojnë te Neurologjia

Tirane- Rezonanca magnetike në urgjencën e re të sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej të paktën 2 javësh dhe qytetarët që paraqiten si raste emergjente, dërgohen për ta kryer këtë shërbim në repartin e Neurologjisë.

Por nga një shërbim që pacientët duhet ta marrin pa vonesa si raste urgjence me nevojën për ndërhyrje sa më të shpejtë, qytetarët zvarriten duke u orientuar drejt Neurologjisë, aty ku për të kryer rezonancën duhet të presësh të mbarojë radha e të sëmurëve të tjerë që janë regjistruar në sistem.

Të tillë sorrollatje kaloi edhe kjo vajzë me nënën e saj, pasi e moshuara u paraqit në gjendje të rëndë në urgjencën e QSU-të natën vonë 5 ditë më parë.  

‘Kemi pritur me ditë për rezonancën dhe mbas shumë fjalësh e kemi bërë dje rezonancën. E kemi bërë te neurologjia. Nuk na e bën që atë natë, kemi gati 5 ditë. Na thonin që ka shumë rrallë dhe fluks njerëzish. E kemi menduar privatin por nuk na lejuan dhe kemi pritur- u shpreh ajo.

Për mikrofonin e Report Tv vajza tregon përse nëna e saj, e cila është e shtruar në repartin e Neurologjisë, e kishte të domosdoshme kryerjen e rezonancës, përgjigjen e së cilës e pret ende sot.

Me zemër me diabet, i ka dhënë goditje në kokë te një damar i bllokuar se ka pasur shqetësim pardje e kemi pasur të detyrueshëm për tja bërë. Ka pasur një paciente te dhoma ngjitur, edhe ajo na tha që bëjnë shumë fjalë për pjesën e rezonancën... Na duhej rezonanca me patjetër, pasi kishte një shqetësim pardje dhe e kemi pasur të detyrueshme për ta bërë.'

Një situatë e tillë shqetësuese e cila vonon atë që duhej të ishte ndërhyrje e shpejtë tek të sëmurët që paratiten në Urgjencën e QSUT, vijon prej të paktën 1 viti – thonë disa nga bluzat e bardha jashtë kamerës, për Report Tv.

Mjekët thonë se brenda 1 viti, rezonanca në QSUT është prishur edhe disa herë, të paktën në 2 raste, dhe se shumicën e kohës, ky shërbim është ofruar tek Neurologjia, duke krijuar një fluks të papërballueshëm siç ata shprehen – dhe duke i vonuar rezonancën ndonjë pacienti që nuk ka kohë për të humbur.

Aparatura jashtë funksionit i detyron qytetarët t’i drejtohen spitaleve private, kush mundet ta përballojë financiarisht. Rezonanca për kokën për shembull në privat kushton rreth 24 mijë lekë të rinj, e nëse mjeku e kërkon edhe me kontrast, arrin deri në 28 mijë lekë të rinj.

Nga QSUT burimet thonë se në aparaturën e rezonancës është konstatuar një defekt teknik i cili është duke u riparuar por ende nuk dihet se kur do të vihet në funksion. Por ndërkohë nuk sqarohet se sa kohë nuk është ofruar ky shërbim gjatë 2 rasteve të tjera që rezonanca është prishur, brenda vitit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Rezonanca në Urgjencën e QSUT e prishur, reagon Qëndresa Qytetare: SPAK të zbarkojë dhe atje

1720617281_qsut.JPG

Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur me aparaturën e rezonancës në QSUT prej dy javësh nuk është në funksion.

Në një reagim në rrjetet sociale, QQ shkruan se SPAK të zbarkojë në QSUT.

“Aparatura e rezonancës në QSUT prej dy javësh nuk është në funksion, duke bërë që mijëra pacientë ti drejtohen reparteve të tjera ose tek klinikat private, shumica prej të cilave janë të shefave të reparteve dhe mjekëve të QSUT.  Ky është një skandal i paprecedentë dhe dëshmi e pazarit me vdekjen në dyert e spitaleve tona, ku paratë shkojnë për PPP dhe rikonstruksion e dhe jo për të shpëtuar jetët e shqiptarëve.  Prishja e aparaturës së rezonancës është një sëmundje e vjetër në QSUT, por kura nuk i gjendet qëllimisht. Qëndresa  Qytetarë kërkon që SPAK të zbarkojë urgjentisht në zyrat e QSUT dhe të ndalojë gjenocidin me taksat dhe jetët e shqiptarëve. Protestat  përpara Ministrisë së vdekjes nuk do ti ndalim deri sa të kthehet në një Ministri të Jetës”, thuhet në reagim.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuha: 11/07/2024 14:06

    A ka gje qe funksionon ne Shqiperi or teejjjj?

    Përgjigju
  • Iris: 11/07/2024 02:26

    Vetem ne Shqiperi aparaturat /prishen/ kaq shpesh e kaq rregullisht e qendrojne jashte funksionit me jave e muaj!!

    Përgjigju
  • poli: 10/07/2024 19:06

    nuk thote kot rama,,nuk ka profesioniste...

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 10/07/2024 13:56

    Nuk eshte vetem Onkologjiku ketu eshte qelbur krejt QSUT

    Përgjigju
  • Oli: 10/07/2024 13:12

    Bravo ketij portali dhe gazetareve qe i kthejne syte nga shendetesia dhe qe ngrene zerin per kete maskarallek qe po ndodh ne spitale!

    Përgjigju
    • Sondazhi: 10/07/2024 18:03

      Uahahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës