Ekskluzive/ Çadra kampingu dhe vaditje me pika uji në rrënjët e kanabisit, FOTO nga parcelat në Velipojë! Nano-vartësve: Kush fsheh drogën përjashtohet

TIRANË- Në rast se efektivët e policisë nuk raportojnë parcelat e kanabisit të mbjella në zonën e tyre, nuk i asgjësojnë apo bashkëpunojnë me trafikantët ata do të përjashtohen nga policia e shtetit.

Është ky urdhërim më i fundit i kreut të policisë Gledis Nano për vartësit e tij përcjell pak ditë më parë në një mbledhje të zhvilluar për luftën kundër drogës. Një tjetër kërkesë e Nanos është drejtuar edhe operatorit të energjisë elektrike për të përcjellë pranë policisë hartën e zonave me humbje të energjisë elektrike e cila dyshohet se vidhet për të furnizuar shtëpitë e barit dhe laboratorët e cryptovalutave.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht pamje të operacionit ku 2 ditë më parë në qarkun e Shkodrës përkatësisht në Velipojë u asgjësuan tre parcela të cilat ishin në fazën e korrjes së bimës narkotike. Policia aty mundi të identifikoj një infrastrukturë e cila ishte nga çadrat e kampingut deri te rrjeti i vaditjes së drogës me pika uji në rrënjët e saj nëpërmjet tubave.

Në këto tre parcela policia arrestoi edhe katër efektivë të Velipojës mes tyre nën komisar  Zamir Sytari, 40 vjeç, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, për të cilët gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Këto parcela sipas hetimeve të drejtorisë së narkotrafikut në policinë e shtetit dhe agjencinë e mbikëqyrjes policore ishin aktive prej më shumë se 3 muaj dhe njëra prej tyre ishte mbjellur për herë të dytë pas korrjes së kanabisit. Ndërsa në këtë foto shihet edhe infrastruktura e tharjes së bimës narkotike si dhe sasia prej afro 150 kg e cila ishte duke u bërë gati për paketim dhe tregtim.

Aktualisht policia e shtetit së bashku me agjencinë e mbikëqyrjes policore po kryen një aksion në mbarë vendin përfshi edhe zonat me risk si Shkodër, Malësia e Shkodrës, aksi Elbasan-Belsh, Berat Lushnje, Fshatrat e Durrësit, Lumi i Vlorës si dhe Tepelenë.

 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/06/2022 01:04

    /EDUARDO.../,policet supozohen te jene simbol i ligjit dhe dora e tij e hekurt.Duket qe te arrestuarit i kane sherbyer komunitetit,por ama vetem komunitetit te prodhuesve e trafikanteve te droges.S.d.q edhe propozimi i Nanos per pushim nga puna nuk eshte i mjaftueshem ne kete rast,sepse keta police besoj se paguhen me shume nga trafikantet se sa nga rroga e shtetit dhe perzgjedhja e kandidateve per policine e ardhme duhet te ndryshoje,duhet vene si kusht nje kontroll psiko-social per te pare se kush ka potencial qe mund te korruptohet,kush ka karakter te dobet,ose qe eshte i gatshem te beje leshime,te mbylle nje sy,ose te fale,se te themi te drejten,paralajmerimi i Nanos per perjashtim,ngjan me teper me ato paralajmerimet qe u bejne prinderit femijve per t'ju ndaluar mediat kur sillen keq,pra nuk mendoj se eshte as i duhuri,as i mjaftueshem.Fakti qe kemi vazhdimisht raste te reja korrupsioni ne polici,tregon sa i pavlere eshte ky paralajmerim.Gjithashtu dhe denimet duhen ashpersuar dhe duhet hequr gjykimi i shkurtuar.

    Përgjigju
  • Eduardo camavinga: 19/06/2022 15:28

    Arrestimi i policve eshte turpi rradhes i kesaj qeverije. Jane njerz qe kane dhan shume per komunitetin dhe eshte non sens te akuzosh disa police te thjeshte,per nje plantacion qe edin edhe gomari se ka lidhje me qeverine.

    Përgjigju
  • Shkodrane: 19/06/2022 12:57

    Nuk ka asnjë mundësi që policia e Velipojës të mos e ketë ditur për parcelat. Ka qenë edhe një parcelë tjetër e kultivuar në tokën e njërit me mbiemër si i një të ndaluari nga katërshja që kur ka shku policia me e asgjësu e ka gjetur të djegur sepse ishte dekonspiruar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë