EKSKLUZIVE/ Çifti Edi&Linda:
Përqafimet intime në publik

EKSKLUZIVE/ Çifti Edi&Linda: <br />Përqafimet intime në publik
Ata janë martuar dy vite më parë, në 24 tetor 2010. Ishte një martesë e planifikuar aq shpejt, për tu bërë si ceremoni, por e menduar prej muajsh në ambientet e Xibrakut, vetëm e vetëm se mediat, kishin arritur ta merrnin vesh përpara se ajo të shpallej.
Sot pas dy vjetësh, Linda duket shumë e gëzuar krah burrit të saj (meqë ra llafi, Edi Rama nuk e pëlqen fjalën bashkëshorti). Dhe si të festonin dy vitet e suksesshme, ata janë duke shijuar dy vitet e para të martesës, në një nga restorantet e Tiranës.


Linda, ka veshur një xhaketë të verdhë. E për të treguar se mbetet e dashuruar si herën e parë, me flokët e kapura me një rreth, sheh gjithë admirim dhe dashuri të shoqin. Paparazi ynë e kap ciftin pa mendje ndërsa janë duke i shprehur njëri tjetrit dashurinë edhe pas dy vjetësh martesë. Edi Rama afrohet afër të shoqes, dic i thotë në fakt përderisa Linda duket qartazi shumë e lumtur në foto. Por jo vetëm kaq, sic e tregon edhe fotoja e dytë ai qartazi, merr shallin që Linda ka hedhur krahëve, për ta afruar pranë vetes.



Fotot që publikohen sot për herë të parë dhe ekskluzivisht në shqiptarja.com, flasin shumë për çiftin Rama. Edi Rama duket shumë i dhënë pas bashkëshortes së vet, ndërkohë që mbi këmishën e bardhë, ka veshur një triko lejla. Linda, e cila ka ardhur në një formë të shkëlqyer sidomos këtë vitin e fundit, nuk heziton ta shprehë mirëkuptimin dhe qetësinë që i jep kjo lidhje. Darka e tyre sic duket nga foto është drejt fundit. Në pjatën përpara Lindës, kanë mbetur vetëm dy ëmbëlsira. Në sfond të tavolinës në restorant është i vendosur një flamur shqiptar.

Jeta aktive

Linda është gjithë gjallëri. I ka mbledhur gazetaret femra në restorant Il gusto në qendër të Tiranës, ndërkohë që zoti Rama gjendet te restorant piazza me ambasadorët për një darkë pune. Linda Rama ka ardhur në formë. E ndoshta nga një vit më parë ka humbur shumë shumë kile. Eshtë veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë ngjyrë qumështi. Ajo preferon të bëjë fare pak tualet, ndoshta ndonjë laps të zi tek sytë. Asnjëherë nuk e kemi parë me make up të ekzagjeruar. Eshtë aty për të pritur të gjitha vajzat që do të hyjnë e ku tavolina sipas të gjithave, do të konsiderohet si tavolina më e bukur e vitit. E gazetaret nuk kanë nevojë për më shumë komente: e dinë shumë mirë se vetëm një ditë më vonë, pasi ky eveniment me foto e fakte do të botohet në media, ndoshta nga selia e kryeministrit do të vijnë deklaratat e “femrave të Edi Ramës”. Por kjo tashmë është pak e rëndësishme. Për çiftin Rama, Alketa Vejsiu mbetet vajza e vogël e spektakleve por që është rritur. Valbona Kurti e Vizion plus dhe Iva Tiço e Madame janë dy gazetaret e para që i ka kontaktuar Edi Rama që në vitin 1998. Ilva Tare, vajza e Ora News, është ajo që qesh edhe më shumë por bën edhe më shumë batuta. Moza Picari e Tringut nuk e ndan batutën nga goja, ndërsa Sonja Pepa e Top News vazhdon të flasë me të njëjtin pasion për lajmin si njëherë e një kohë. Beti Njuma flet vetëm më së shumti për librat ndërsa dy prezantueset e tjera të Top, Monika Stafa dhe Genta Popa. Për Edi Ramën Anila Basha është nexhmija.com dhe kështu tavolina pak a shumë merr ngjyrat e festës vetëm me një mungesë: ajo që s’mund të mungojë Rudina Xhunga. Por Rudina pret të bëhet mami, dhe ka marrë leje për mungesën në festën e këtij viti.


Biseda mes zonjës Rama dhe vajzave të medias, vjen natyrshëm në atë që ka ndodhur për një vit nëse e kanë gjetur vajzat vetën në terrenin maskilist të medias apo jo. E pastaj puna, sfidat pse jo dhe dietat. Fakti se ca kile më shumë e ca kile më pak, sipas asaj që gazetaret po debatonin, ishte që të hahej shëndetshëm. Dhe në atë tavolinë, të hahej shëndetshëm, ishin shtruar gjëra të tipit krudo, proshutë, djathë, spaghetti pa harruar mish e peshk...Për të mos folur për verën. Dmth, ishte tamam ushqim i shëndetshëm. Por të paktën njëherë, për fundvit, të gjithë ranë dakord se edhe mund ta shkelnin.
Tavolinës, pas darkës me ambasadorët, iu bashkëngjit kreu i PS Edi Rama së bashku me tre deputetet, Olta Xhaçka, Valentina Gjermeni e Vasilika Hysi. I cili, ndoshta i frymëzuar nga festat e fundvitit, bashkëshortja, apo politika, kishte kaq shumë energji, sa të gjithë e morën vesh se nuk ishin te “darka e gabuar” e vitit.




31/3
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç