Ekskluzive/ ‘Do shihni një tjetër Florian’, Marku rikthehet në ring pas 1 viti: Kundërshtari më provokoi, vetëm Zoti më ndal

Ka kaluar më shumë se 1 vit kur Florian Marku u ngjit për herë të fundit në ring. Që prej asaj dite kur ngriti peshë zemra e shqiptarëve në Air Albania, 30-vjeçari nuk ka boksuar për shkak të një dëmtimi në dorën e djathtë. ‘The Albanin King’, siç njihet në Angli, qëndroi 4 muaj në rehabilitim, ndërsa më në fund më 2 shtator do të ketë ndeshjen e 14 në boksin profesionist.

“Ua garantoj, që me ndihmën e Zotit keni për të parë tjetër Florian në ring nga ç’keni parë më parë. Jam pa dëmtime, i shëndetshëm dhe mezi pres që ti bëj të gjithë shqiptarët krenar,”-u shpreh Florian Marku, boksier.

Kundërshtari i Florian Markut në Manchester Arena do jetë irlandezi Dylan Morann. Ky i fundit është stërvitur nga ‘ish-luftëtari’ i MMA Conor McGregor, ndërsa në intervistën për Report TV Florian Marku tregon sesi irlandezi kohë më parë e kishte kërcënuar në ‘instagram’.

 “Përafërsisht dy vitesh ky person më ka dërgua një mesazh në Instagram dhe më kishte shkruar që s’je boksier i mirë, do ta tregoj unë kur të vijë koha se çfarë kam për të bërë, kam për të fituar. Ja tani shoki ku i erdhi shansi ….”-tha Florian Marku, boksier.

Lushnjari me origjinë nga Kosova në karrierën e tij nuk ka asnjë humbje, por vetëm 1 barazim i ardhur për shkak të vendimeve kontroverse të arbitrave. I pyetur nëse i druhet së njëjtës situatë Florian Marku thotë se i ka marrë masat.

“Nuk kam plane ta dërgoj ndeshjen me pikë. Dasht Zoti. Nuk planifikoj që të shkojë ndeshja deri në fund,”-deklaroi Florian Marku, boksier.

Të shtunën e 2 shtatorit Florian Marku nuk do jetë vetëm në ringun e Manchester-it.

“E di që nuk do mungojnë mijëra shqiptarë dhe do jenë aty si çdo herë për të mbështetur. Mezi pres sepse unë jam krenar që jam shqiptar. Gëzohem kur futem me flamurin tonë, kur i shoh flamurat në Angli dhe kudo që jam ndeshur nëpër botë. Ndihem shumë mirë dhe krenar,”-u shpreh Florian Marku, boksier.

Marku ndër të tjera garantoi se ëndrra për të qenë numri 1 në botë vijon dhe se pas kësaj ndeshje e presin përballje shumë të forta.

 

Intervista e plotë

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori