Ekskluzive/ Dosja 2 e Dash Xhikës në gjykatë! 36.8 milionë € dëm me rrugën Tiranë-Elbasan

Dosja nr.2 e hapur në prokurorinë e Tiranës kundër ish-drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, njëherësh ish-kryetar i LSI në Elbasan Dashamir Xhika, është çuar në gjykatë dhe tashmë ky zyrtar është marë i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Në dosjen penale të prokurorisë, Xhika është i pandehur me dy persona të tjerë zyrtarë të ARRSH Aksel Qorduka dhe Albens Alite, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarë një sërë veprimesh të paligjshme, gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit prej 36.8 milion dollarë. Kjo është dosja e dytë që Xhika po përballet me prokurorinë, pasi ekziston dhe një dosje tjetër për të në prokurorinë e Elbasanit, ku Xhika rezulton të jetë marë i pandehur për abuzimet financiare në rrugën Elbasan-Gjinar.

Gjatë hetimeve të kryera Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qorduka dhe Albens Alite, janë arrestuar dhe pas disa muaj janë liruar nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Në 23 korrik 2018 Xhika fitoi lirinë për vetëm 5 javë jashtë qelisë duke qëndruar në “arrest shtëpie”, por me vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, ish-zyrtari i lartë i rrugëve u arrestua dhe u rikthye në qelitëeburgut. Por më pas, teksa dosja penale u transferua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në prokurorinë e Tiranës,Xhika dhe dy të pandehurit e tjerë Aksel Qorduka dhe Albens Alite,janë liruar nga burgu duke u lënë me masën e “detyrimit për paraqitje”. Në dosjen e prokurorisë renditen një sërë shkeljes të kryera nga Dashamir Xhikës, Albens Alites dhe Aksel Qurduka. Tre zyrtarët e lartë kanë abuzuar me detyrën duke bërë 6 shkelje të rënda si më poshtë:

1-Nga ish-drejtuesi i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe drejtori i NJMP, Albens Alite, është nënshkruar amendimi i kontratës së punimeve, në kundërshtim me pikën 8.2 të Rregullores së Brendshme të ARRSH, pasi ky urdhër ndryshimi përbën plotësime e përmirësime të rëndësishme të projektzbatimit si dhe modifikime e shtesa të rëndësishme (vlera e lartë) të propozuara dhe si i tillë, duhej të miratohej më parë nga Këshilli Teknik dhe Bordi për Menaxhimin e Këtij Projekti.

2-Nënshkrimi i amendamentit VIII të kontratës, për punime të kryera dhe të përfunduara më parë, si dhe të likuiduara para nënshkrimit të amendimit të kontratës, vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme kontraktore, sipas përcaktimeve të Kodit Civil, ku kontrata lidhet për punime të projektuara dhe të preventuara që do të kryhen pas nënshkrimit të kontratës.

3-Nga titullarët e ARRSH-së, Xhika dhe Alite, të këtij projekti, duke qenë në dijeni të vlerave të përafërta të projektit të këtij seksioni, janë mbajtur dy qëndrime të ndryshme për Ministrinë e linjës dhe Bankën Islamike, duke kërkuar fonde shtesë në shuma të ndryshme. Edhe pse Banka Islamike ka dhënë miratimin në parim për vlerën përfundimtare të këtij projekti, nga drejtuesit e ARRSH-së dhe NJMPsë, nuk është vepruar për të argumentuar domosdoshmërinë e plotë të fondeve shtesë.

4-Kërkesa e ARRSH-së, drejtuar Ministrisë së Financave për fonde shtesë në vlerën 35,17 milionë dollarë nuk ka qenë e studiuar dhe e argumentuar me projekte të miratuara. Aksel Qurduka, me shkresën nr. 22 datë 22/ 12/2016, i është drejtuar Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Transporteve dhe për dijeni, ministrit të Transporteve dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, me të cilën ka kërkuar shtesë fondesh për projektin e segmentit 1, në shumën 14,211,213 dollarë si edhe rialokim fondesh në vlerën 772,753 dollarë, fonde këto të mbetura nga kontrata e punimeve të segmentit 3, për të cilën, nga ana e Ministrisë, nuk është kthyer asnjë përgjigje. Qurduka, përsëri, me shkresën nr. 272, datë 18/ 07/2017, i është drejtuar po Ministrisë së Transporteve, për një shtim fondesh me vlerën 12,650,000 dollarë dhe rialokim fondesh të mbetura nga ky projekt si më sipër, 772,753 dollarë, ku përsëri nuk ka marrë përgjigje. Dy shkresat e mësipërme, për shtesë fondesh, janë nënshkruar nga Qurduka, për dijeni të Xhikës, i cili ka nënshkruar si kërkesën për shtim fondesh drejtuar Ministrisë së Transporteve, ashtu edhe atë drejtuar Bankës Islamike.

5-Në sistemin e ngritur nga ARRSH, ka munguar kontrolli i brendshëm për ndjekjen e ecurisë së projektit dhe për marrjen në analizë të situatave dhe marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve si edhe evidentimin e përgjegjësve. Për lidhjen e amendamenteve, nuk është kërkuar asistenca e Avokaturës së Shtetit dhe miratimi i organeve eprore.

6-Evidentohet se kontraktori, është lejuar të paraqesë material të rishikuar më datë 30 korrik 2017,për periudhën e parë të projektit, material të cilin e ka paraqitur një herë për inxhinierin në datën 11 dhjetor 2015. Efektet financiare nga shqyrtimi i pretendimeve të kontraktonit, sipas vendimeve të Bordit për Zgjidhjen Miqësore të Mosmarrëveshjeve, në shumën 11,665,552 dollarë për segmentin 3 dhe shumën 25,220,016 dollarë për segmentin 1, në total në vlerën 36,885,568 dollarë, për zgjatjen e afateve të punimeve të projektit për faj të punëdhënësit, përbëjnë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

Abuzimi me 5 miliardë lekësh Dosja e rrugës së Gjinarit, ja të gjitha shkeljet e Dash Xhikës

Dashamir Xhika, ka ushtruar detyrën e tij si Drejtor i Përgjithshëm, i ARRSH-së në periudhën Tetor 2013–Shtator 2017.Sipas dosjes së akuzës së Elbasanit Xhikaka përgjegjësi ligjore për veprime dhe mosveprime të kundërligjshme,që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij si Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së dhe përfaqësues i Autoritetit kontraktor-Investitorit, gjatë realizimit të objektit“Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”. Prokuroria thotë se me veprimet dhe mosveprime të kundërligjshme Xhika, ka miratuar dhe lejuar që fondet publike të dhëna nga buxheti i shtetit në shumën prej 5 miliardë lekë të vjetra të administroheshin dhe të përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme nga shoqëria “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, ndërkohë që sipas procedurës së prokurimit publik fituese kryesore për realizimin e punimeve në objektin “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit” ishte shpallur shoqëria “Arifaj” sh.p.k.

Në akt-akuzën e saj prokuroria e Elbasanit sqaron se Xhika nuk ka ndërmarrë asnjë veprim apo masë ligjore për ndërprerjen e kësaj situate të kundërligjshme, por në mënyrë kriminale ka nënshkruar 1 kontrata shtesë “Për shtyrjen e afatit për punimet e ndërtimit të objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, duke miratuar dhe “legjitimuar” zvarritjen e theksuar të kryerjes së punimeve në objekt, në vijim të zgjatjeve të vendosura edhe më parë nga Drejtori i mëparshëm Andi Toma. Gjithashtu Xhika nuk ka ndërmarë asnjë masë apo veprim ligjor për të verifikuar dhe kontrolluar cilësinë e kryerjes së punimeve në objekt Këto veprime dhe mosveprime të Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së Dashamir Xhika janë në kundërshtim me 6 ligje të përmendura edhe në akt-akuzën e ish-drejtorit Andi Toma. Këto veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së Dashamir Xhika kanë sjellë këto pasoja, të cilat dëmtojnë interesin e shtetit, por edhe të komunitetit të zonës ku shtrihet rruga e Gjinarit.

Nuk ka përfunduar faza e marrjes përfundimtare në dorëzim të objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, ndonëse të gjitha fondet janë harxhuar dhe kanë kaluar rreth 9 vjet nga koha e fillimit të punimeve në këtë objekt. Objekti “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit” paraqet mangësi të theksuara lidhur me kushtet teknike dhe të standarteve rrugore, si: mungesa e shtresës së asfaltobetonit në të gjithë gjatësinë e rrugës; mungesa e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, mungesa e mbrojtëseve rrugore, bankinave, ndriçimit, etj.

Zvarritja e theksuar në kryerjen e punimeve, të miratuar edhe Kontratë Shtesë të nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së Dashamir Xhika, kanë sjellë si pasojë që ujrat nëntokësore dhe rreshjet të mbingopin me uje tokën dhe te demtohet struktura e saj, duke sjellë rrëshqitjet, problem i cili nuk është zgjidhur asnjëherë ndonëse të gjitha fondet publike janë haxhuar.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • birce: 08/03/2019 21:19

    Kaq e veshtire eshte per ti denuar keta hajdut miljonash kur shikojme qe futen ne burg njerez per vepra te vogela. Me sa duket qenka e veshtire se njerit i thone Ilir FLORIRI dhe ky behet president, tjetri vjedh 250 mil. euro dhe behet kryetar partie qe pretendon te behet kryeminister me dhune e plot te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik