Ekskluzive/ Duka do kontrollin
e ligës akoma pa e krijuar

Ekskluzive/ Duka do kontrollin<br />e ligës akoma pa e krijuar<br>
Një nga premtimet e kandidatit për president të FSHF-së, Armand Duka, për 4 vitet e ardhshme është përfundimi i Ligës Profesioniste të Futbollit. Së pari, Liga nuk ka nisur së ndërtuari. Në platformën e kandidatit Duka, që Report Tv ka siguruar ekskluzivisht, mes të tjerave, presidenti që drejtoi për 16 vite FSHF-në, më në fund kërkon të krijojë Ligën Profesioniste. Por, këtë Ligë ai kërkon ta ketë nën kontrollin e vet.

Dhe kjo duket kur ai premton sigurimin e një sponsori gjeneral dhe të një sponsori zyrtar për Kategorinë Superiore. Në të gjitha federatat që kanë krijuar Ligat Profesioniste, kjo e fundit është e pavarur. Pra, sponsorët Liga i gjen vetë dhe funksionon si e pavarur, ku janë vetë klubet që marrin vendime, ndërsa kandidati Duka do që ta ketë nën ndikimin e vet, nëse do të rizgjidhej president. Së dyti, Duka premton përfundimin e stadiumit “Arena Kombëtare” brenda vitit 2018. Report Tv ka kontaktuar direkt me firmën ndërtuese dhe mësohet se stadiumi përfundon pranverën e vitit të ardhshëm. Duka gjithashtu propozon fonde mekanizëm ashensori, sipas modelit të Federatës italiane.

Report Tv ka pyetur disa anëtarë të Asamblesë, që janë votues dhe asnjëri prej tyre nuk di ta shpjegojë. Pra, do të hidhet në votë një propozim pa ditur çfarë është. Dhe e fundit, Duka premton pajisjen e të gjitha stadiumeve me sisteme biletarie të bazuara me teknologjinë e kontrollit elektronik. E gjitha kjo një farsë, pasi përjashto disa stadiume të kategorisë superiore, stadiumet në kategorinë e parë dhe të dytë, nuk kanë ulëse, ndriçim, madje shpesh as rrethim, ndërsa Duka do t’i pajis me bileta elektronike.

raporti
Raporti i Dukes per Asamblene zgjedhore te 2018


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile