Teksa ndodhet në arrest shtëpie, ku vuan dënimin prej 22 vitesh burg për vrasjen e 61- vjeçarit Menduh Kurt Deda në 2017, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit, Marjeta Karaj ka reguar ekskluzivisht për Report Tv.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, ajo ka mohuar të ketë gisht në atë vrasje, ndërsa thekson se ndaj saj janë hedhur akuza të pabaza.
‘Unë jam arrestuar dhe më kanë thirru ne telefon dhe jam përballur me një çështje që skam qenë në dijeni dhe s’kam asnjë lidhje me këtë çështje. Unë atë person se kam njohur fare si shokun e djalit. Unë se di, janë dhënë dëshmi të rreme ndaj meje, sepse unë nuk kam asnjë informacion për këto.
Marjeta Karaj shprehet se ka pasur njohje me viktimës për shkak të punës, por nuk kanë pasur asnjë konflikt.
‘Kemi pasur njohje nga puna, jo se kishim konflikte, ai në punën e vet unë në punën time, nuk kishim debate me të. Po nga ana e atij personit dhe nga një person tjetër që e kam pasur denoncuar për përndjekje dhe ai hodhi këto akuza’, tha ajo.
Viktima Menduh Kurt-Deda ishte pronari i një OJF-je dhe Marjeta punonte si sekretare aty. Mes tyre duket se ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Marjeta pretendonte për një borxh prej 1 mln lekësh, e ndërsa viktima e mohonte një fakt të tillë. Duke qenë se Menduh nuk po i jepte lekët që Marjeta pretendonte se i kishte borxh, e ka përfshirë edhe djalin e saj Besmirin Karajn dhe shokun e tij, Gazmirin Ngota. Të dy së bashku në maj të 2017 e kanë marrë Menduh Kurt-Dedën më makinën Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh, në pronësi të Faik Stojnës, por që përdorej nga Besmiri dhe e kanë transportuar në vendin e quajtur Kodër Shupal, e kanë lidhur me zinxhir qeni dhe e kanë djegur për së gjalli.
Komente











