Fier- Report Tv sjell dëshminë e 17 vjeçarit që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij mëngjesin e sotëm (13 dhjetor 2024) në ambientet e brendshme të shkollës së mesme "Mustafa Hoxha në Cakran të Fierit. Djali i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit tregon çfarë ndodhi në 10 minuta para se të niste ora e mësimit.
Sherri kishte nisur për shkak siç thotë adoleshenti, autori, shok klase kishte disa foto të familjarëve të tyre dhe se do i shpërndante nëpër rrjete sociale. Ai tregon se kishte qenë mësuesja që kishte parandaluar një tragjedi të mundshme.
“10minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e I themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse I ke fshiji. E mbyllet këtu
Ai tha jo .. telefoni është personal.
U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun
Ai ka gjithmonë mbante me vete biçakun.
Ai ishte në dijeni drejtoria e shkollës se ai ?
Nuk e di por di që kur u bë kontrolli e fshehu. Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu.
Adoleshenti i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit dhe po merr mjekim pasi ka 4 plagë është pro mbylljes së Tik Tok ndërsa ka një apel për të gjithë bashkëmoshatarët
Nuk kam frikë të kthehem në shkollë. Të ruajnë veten. Nëse kanë dicka të shprehin problemin tek mësuesit, drejtoria apo policia të mos jenë këtu ku jam unë sot. Atë djalë e kam kapur disa herë.
Babai i 17 vjeçarit dhe xhaxhai i tij kërkojnë drejtësi.
Ngjarja ndodhi një muaj pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës. Policia shoqëroi autorin, ndërsa mori dëshminë e 2 mësuesve që kanë parë të gjithë sherrin. Fëmija i plagosur është identifikuar me inicialet Y.Xh, ndërsa B.D është djali që e ka sulmuar me mjetin e ftohtë.
Fenomeni i bullizmit online është një fenomen shqetësues mes adoleshentëve që shpesh përshkallëzohet në konflikte fizike mes tyre në jetën reale.
Babai i i 17-vjeçarit i cili u plagos me biçak nga bashkëmoshatari i tij në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha' në Cakran të Fierit ka thënë për Report Tv se pas këtij incidenti nuk do e çoj më në shkollë djalin pasi nuk ka siguri.
"Jam nisur së bashku me çunin nga shtëpia nga ora 8. Unë për në punë, djali për në shkollë. Pa shkuar akoma në punë më njoftoi mësuesja dhe tha se djali është goditur pak djali. Urgjentisht shkoj te urgjenca e Cakranit, atje vura duart në kokë. Asgjë nuk mora vesh si ndodhi ngjarja, më shumë dini ju se unë.
Dua drejtësi në vend. I kërkoj Edi Ramës mos të kërkoj llogari vetëm në Tiranë,por edhe në Cakran. Se sot është djali im, nesër është një tjetër. Nuk do e çoj më në shkollë. Nuk ka më siguri, jo vetëm këtu, por edhe në Fier", tha babai i djalit për Report Tv.
FIER- Një ditë para se 17-vjeçari të plagosej me thikë në gjimnazin e Cakranit në Fier, xhaxhai i tij thotë se ishte ushtruar kontroll ndaj nxënësve për sende të mprehta pasi kishte dyshime. Në një prononcim për Report Tv, xhaxhai i 17-vjeçarit që u plagos sot me thikë brenda oborrit të shkollës, bën thirrje për forcim masash dhe kontrollesh në shkolla.
Madje vetë xhaxhai thotë se nipi ka rrëfyer se dje, 11 dhjetor, ka pasur kontroll në shkollë. Xhaxhai i tij ngre shqetësimin e rrjeteve sociale, duke thënë se duhet mbyllur TikTok, një çështje që tashmë është hedhur për konsultim nga qeveria që pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
"Unë jam xhaxhai i djalit të dëmtuar. Falënderoj personat që kanë ndihmuar. Jam shumë dakord me atë që Tik-Tok të mbyllet, mos të lejohen më telefona në orët e mësimit. Ka pasur kontroll një ditë më parë tek klasa. Si duket ka pasur dyshime për këtë ngjarje. Është bërë një kontroll me sa kemi mësuar ne dhe e shpreh edhe vetë djali i dëmtuar që ditën e djeshme është bërë kontroll për sende metalike. Sot në momentin që kanë hyrë në 8 e çerek ka ndodhur kjo që ndodhi. Këto gjëra i di që nga roja, oficeri. Të forcohet ligjim, shteti. Se edhe mësuesja s’po bëjë kontroll nëpër xhepa orë e minutë. Autoriteti i mësuesit ka humbur fare, është zero. Ta themi siç është e vërteta", thotë xhaxhai.
17-vjeçari mbeti i plagosur ditën e sotme, 12 dhjetor, në oborrin e gjimnazit në Cakran. Konflikti mes dy adoleshentëve i nisur mbrëmë në Snapchat u zhvendos në oborrin e gjimnazit të Cakranit në Fier, ku 17-vjeçari plagosi me biçak shokun e tij të shkollës. Ngjarja ndodhi një muaj pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës. Policia shoqëroi autorin, ndërsa mori dëshminë e 2 mësuesve që kanë parë të gjithë sherrin
Qe drejtesia te veproje duhet qe viktima te jete biri I ndonje politikani...o si do ndryshonte situata, si do kapeshin e denoheshin autoret. Me nje kembe...te gjithe
Përgjigju