Ekskluzive/ Flet gjyshi i Amar Rashës: Dy vajzat s'janë mbesat e mia, të gjejë burrin dhe t'u japë mbiemrin! Dua vetëm ardhjen e nipit! E dinte fushë me lule Sirinë

TIRANË- Pas 7 vitesh pa asnjë kontakt, gjyshi Shaban Rasha do të takohet me nipin e tij Amarin, i cili do të rikthehet sot në atdhe pasi kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në kampin famkeq në Siri, 'Al-Hol'. Nusen, Floreshën, nuk do ta shohë pasi ndihet e tradhtuar nga ajo. Kjo e fundit pas vdekjes së burrit, (djalit të Shabanit) është martuar me dikë tjetër dhe ka lindur dy vajzat, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha. 

Për këtë arsye, Shabani thotë se sot pret vetëm nipin Amar, as nusen e as dy vajzat e tjera. Me lot në sy, ai shprehet se ka qenë një vjehërr i mirë, që e ka mbajtur Floreshën si vajzën e tij, por kjo e fundit është larguar, pavarësisht kërkesës së Shabanit që të mos e merrte djalin me vete. 

"Unë jetoj vetëm. Djali i madh është vrarë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrarë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terroristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kapmin e rehabilitimit, që kur ka vdekur djali që në 26 dhjetor 2016. Dy vajzat (Emel  dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t'u jap mbiemrin.  Jam lidhur me njërëzit që më kanë marrë ne telefon që më kanë njoftuar. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marr, kam qenë një vjehrr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m'i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh", tha Shaban Rasha. 

Ditën e djeshme u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet.

Me rreth lejla, Endri Dumani, rreth jeshil dy vajzat e Floreshës, Amar dhe Emel, me rreth të kuq Amar Rasha

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2020 23:07

    Injorant,paske qene dhe mesues pale,a e di ti qe femrat atje ishin placke tregu dhe nuk I pyeste askush.Te duket O.K.qe djali I madh luftoi Asadin ?!Siria paskesh ngelur keq deri sa erdhi ta clironte dibrani?!Mesues=culture,inteligjence,por me sa shoh,hoxha ta paska kaluar ne <<edukimin>> e djemve te tu dhe ti nisi si mish per top.

    Përgjigju
  • Sulo: 27/10/2020 13:39

    Po pse kush e coj ne Siri nusen e djalit?! Andikapat.

    Përgjigju
  • Sulo: 27/10/2020 13:33

    Pse kush ti solli mbesat ty mor injorant? At jane femije cfare faji kane femijet qe yt bir donte ISIS.

    Përgjigju
  • Alfons: 27/10/2020 12:41

    Po mir mer nedertal ,nuk jane mbesat e tua ,por jane motrat e nipit tend,dje qen te jene i jep nje cop buke,fshatar legen.

    Përgjigju
  • Erik: 27/10/2020 11:30

    Gjysh te uroj shendet dhe jete! Rruga e fese ku iu futi jot shoqe, ndjese paste, ka qene e gabuar. Ndaj ti sot po vuan pasojat e nje familje te shkaterruar qe humbi njeriun me te shtrenjte, djalin, ne lule te rinise. Nusja vazhdoi jeten e saj ne ate ferr ku shkoi me tet bir dhe fat i madh eshte qe te ruajti nipin gjalle derisa ta kthyen ne Shqiperi, ndaj nuk ka vend as per gjykim e as per paragjykim per aq kohe sa nuk ja di si i ka patur hallet.

    Përgjigju
  • Law: 27/10/2020 11:11

    Fare e keqe ju q r a shikonte televizor ajo k ia rrac primitive oburra ne Siri se plasi peshku ekstremiste te qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin