DURRES- Gjyqtari i gjykatës së Durrësit i cili u shkarkua dje nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë thotë se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë.
Neritan Tabaku, në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja. com” thotë se e priste vendimin e KLD-së dhe se shkarkimi i tij nuk erdhi për çështjen e Xhakjas, por për një tjetër shkak. Edhe në mbledhjen e djeshme Tabaku nuk u paraqit vetë në KLD por u përfaqësua me avokatin Faslli Ceka, dikur koleg i tij në Gjykatën e Durrësit.
-Zoti Tabaku, sot KLD vendosi shkarkimin tuaj nga detyra. Si e pritët këtë vendim?
Ishte diçka që unë e prisja prej ditësh ndaj nuk u surprizova. Unë bëra një gabim gjatë ushtrimit të funksionit tim dhe u ndëshkova. Por më vjen keq se motivacioni i shkarkimit tim është trajtuar negativisht nga ana e mediave. Unë nuk u shkarkova sikurse thuhet për lirimin e Ilir Xhakes, por për tjetër shkak.
-Cili është ky shkak?
Është shkelja e procedurës nga ana ime që nuk zbardha brenda afatit vendimin e gjykimit të Ilir Xhakes.Ndërsa sikurse e kam thënë edhe më parë në gazetën tuaj, ka qenë një tjetër trupë ajo që vendosi lirimin e Xhakes nga burgu. Këto vendime do tjua paraqes për botim në gazetën tuaj.
-Përse nuk u paraqitët vetë në KLD sikurse patët deklaruar?
Sepse përsëri isha i sëmurë dhe përfundova në spital. U paraqita nëpërmjet avokatit Faslli Ceka. Unë në një deklaratë që pata paraqitur mbledhjen e shkuar të KLD, kërkova vetë që vendimi ndaj meje të merrej në prezencën time se dua të flas e të sqaroj disa probleme.
-Çfarë kërkoi Ceka në KLD?
Kërkoj që KLD ta shtynte vendimin ndaj meje dhe ta merrte atë vetëm pasi të kishte përfunduar çështja penale. Këtë kërkesë ai e argumentoi me faktin se unë jam i pezulluar dhe si i tillë nuk ushtroj asnjë funksion,nuk marrë pagë dhe jam pa imunitet. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga KLD.
-Cilat janë hapat që do të ndërmerrni pas vendimit të KLD?A do ta ankimoni këtë vendim?
Sigurisht që do ta ankimoj ashtu sikurse e parashikon edhe ligji.Ankimimi bëhet në Gjykatën e Lartë.Por më parë unë dua të njihem me arsyetimin e vendimit të zbardhur nga KLD.Kjo e fundit ka afatin e saj për zbardhjen e këtij vendimi dhe që nga dita që unë do ta kem në dorë këtë vendim kam 1 muaj kohë për ta ankimuar atë në Gjykatën e Lartë.
-Çfarë do të bësh këto ditë?
Kam nevojë për qetësi dhe për reflektim për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarr për zgjidhjen e problemit.Gjithashtu dua të rikuperoj shëndetin pasi nuk kam qenë mirë prej disa javësh.
(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com (print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com