KLOS- Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit Fiqiri Mjeshtri, ka treguar me detaje versionin e tij të historisë për masakrën e 3-fishtë në Klos, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Report Tv. Ai ka rrëfyer se gjithçka ka nisur nga një mesazh që vinte nga një numër që nuk e njihnin nga Anglia, ku i ishte shkruar babait të vajzës, (autorit) se “vajzën ta kanë turpëruar”.

“Kjo është bërë me një mesazh. Një numër anonim i kanë çuar një mesazh që goca jote ka qenë e tronditur për disa ditë pasi ishte është ngacmuar nga 2 kushërinjtë”, ka treguar i vëllai në intervistën për Report Tv.

Kaq ka mjaftuar dhe babai i vajzës, Fiqiriu ka kërkuar takim me fisin Shira, një natë para se të ndodhte masakra. Ata janë ulur në një kafene në Klos, ku Liri dhe Kenado Shira u ulën në tavolinë me mesazhe të printuara, madje sipas xhaxhait edhe me foto nudo të mbesës së tij, që vërtetonte se vajza dhe Kenado kishin folur me njëri tjetrin për të paktën 1 vit. Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”.

Mirëpo, 17-vjeçari Kenado Shira (i vrarë) ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale edhe me kushëririn e tij, djalin e Eglantin Hasulës, Renadon.

Për këtë arsye, edhe këta 2 të fundit janë thirrur në takim për t’u sqaruar. Në ato momente, dy 17-vjeçarët, Kenado dhe Renado djem tezesh, kanë debatuar, duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë pasur lidhje me vajzën, madje duke treguar edhe detaje nga raporti i tyre, çka, sipas versionit të Besnikut, bëri që i vëllai të humbte toruan dhe të nxirrte armën duke qëlluar drejt tyre në tavolinë. “Goca ime paska qenë e dalme komplet”, mësohet të ketë thënë Fiqiriu, pak para se të shkrepte armën e drejtuar ndaj Liri dhe Kenado Shirës (babë e bir) dhe Englantin e Renado Hasula, (babë e bir). 

“Morën Egli Hasulën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit i tha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, ‘kur kanë ikur gocat në plazh ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S*** dhe ça keni bërë dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’’, tregoi i vëllai i autorit.

Sipas rrëfimit të Besnik Mjeshtrit, Liri ishte pothuajse i vdekur, e ndërsa djali Kenado, i plagosur kishte dalë jashtë kafes në trotuar dhe autori, e ka parë se ishte gjallë dhe e ka qëlluar sërish duke i thënë “se ti nuk jeton më”.

‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit”, vijoi rrëfimin e tij Besniku.

Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, në një drejtim të paditur. Në bashkëpunim më policinë, Besnik Mjeshtri ka telefonuar vëllanë e tij, duke i kërkuar që të dorëzohet e duke i thënë se “hajd se burgun e mbaron”, mirëpo, Fiqiriu i tronditur, siç tregon i vëllai kërkoi që të fliste edhe me vëllanë tjetërn, Fatmiri, që ishte prezent dhe i la amanet që të kujdesej për fëmijët pasi i tregoi se ku ishte fshehur. Teksa telefoni ishte ende i hapur, Fiqiriu shkrepi armën dhe i vëllai i njoftoi efektivët duke u thënë thjesht dy fjalë “vrau veten”.

Besnik Mjeshtri nuk kërkon falje familjeve Shera dhe Hasula dhe as nuk dëshiron të nxitet hakmarrja.

 

Intervista e plotë e Besnik Mjeshtrit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
‘Amanet fëmijët!’ Fiqiri Mjeshtri mori në telefon vëllezërit dhe ia shkrepi me armë vetes

‘Amanet fëmijët’ këto ishin fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas ja shkrepi vetes me armë. Kështu u shpreh Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit për Report Tv, teksa tregoi gjithë si ndodhi ngjarja.

‘Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni.  Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur... Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin... E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë... I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët... Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri... Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Ora 12:18
Rrëfimi tronditës: E ka parë 17-vjeçarin se ishte gjallë i plagosur dhe e ka qëlluar sërish! I tha: T’i s’jeton më

 

Kenado Shira, 17-vjeçari i cili mbeti i vdekur një ditë më parë nga plumbat Fiqiri Mjeshtrit, ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, deri sa të nxirrte shpirt. Dëshminë tronditëse e ka thënë për Report Tv vëllai i Fiqiri Mjeshtrit, Besnik Mjeshtri.

‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai... Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.

Ora 12:13
‘Goca ime paska qenë e dalme komplet’, vëllai rrëfen ç’a tha autori pak para masakrës me 3 viktima në Klos

Besnik Mjeshtri ka rrëfyer fjalët që janë thënë në tavolinë, pak para se të ndodhte masakra në Klos.

“Morën Egli Hasullën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit it ha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘ a i paska bërë goca ime këto gjëra, goca ime paska qenë e dalme komplet ë’. Ajo s'ka pas llafe fare, pyesni në shkollë. Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u cu dh era me kokë te një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë”, tha ai.

Ora 12:11
‘Nuk e marr gocën se është lidhur dhe me djalin e Hasulës’, vëllai i autorit të masakrës në Klos: Familja Shira refuzoi ta merrte nuse vajzën! Na solli mesazhet të printuara

Besnik Mjeshtri ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte jnuse për djalin, Kenado, po ky i fundit ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasula.

“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasulës’,  ka rrëfyer Besniku.