-
Tragjedia me 3 viktima në Klos, prokuroria çon për ekspertim telefonët e 2 adoleshentëve! Dyshohet se kanë fshirë mesazhet e shantazhit ndaj vajzës
Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre, që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën 3 persona dhe mbeten 2 të plagosur në Klos.
14 Tetor 2022, 10:51 -
EKSKLUZIVE/ ‘Goca paska qenë e dalme komplet?’ Vëllai i autorit për Report Tv: Vajza shantazhohej me foto nudo nga 2 kushërinjtë! Njëri s'na e mori për nuse, na tha se ‘është lidhur dhe me tjetrin’
Në një intervistë ekskluzive në Report Tv, vëllai i autorit të vrasjes së babë e bir në Klos, rrëfen shkaqet e masakrës një ditë më parë. Besnik Mjeshtri thotë se 17-vjeçari dhe djali i tezes së tij e shantazhonin vajzën e Fiqiriut me foto nudo, ndaj i kishin kërkuar ta merrte për nuse, por ai kishte refuzuar.
13 Tetor 2022, 11:52 -
Tragjedia me 3 viktima, Report Tv në Klos! Në vendin ku u vra 17-vjeçari vendosen lule! Familja Shira hap dyert e mortit! Banorët: Me fisin Mjeshtri kishin lidhje gjaku
Heshtja dhe zia ka përfshirë qytezën e Klosit, një ditë pas ekzekutimit të babë e bir Kenado e Liri Shira. Një ekip i Report Tv udhëtoi për në Klos, aty ku banorët shprehen të tronditur dhe rrëfejnë se dy familjet tashmë në hasmëri, kanë lidhje gjaku.
13 Tetor 2022, 10:43 -
Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që vrau babë e bir në Klos! 2 kushërinjtë shantazhonin vajzën e autorit se do t'i publikonin bisedat personale në Instagram
Pas marrjes në pyetje, vëllezërit e autorit të krimit të dyfishtë në Klos, Fatmir e Besnik Mjeshtri, janë lënë të lirë. 7 herë është shkrepur arma e zjarrit pasditen e djeshme nga Fiqiri Mjeshtri, një prej plumbave dhe të fundit vetes. Është qëlluar me një pistoletë tip TT, pa leje
13 Tetor 2022, 10:13 -
Masakër në Klos! I shantazhuan vajzën në Instagram, babai vret 17-vjeçarin dhe të atin e tij! Plagos 2 të afërmit e të miturit e më pas vret veten
Ngacmimet në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira dhe Renato Hasula (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi mesditën e sotme në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur
12 Tetor 2022, 14:19