Ekskluzive/FSHF uli investimet
rriti shpenzimet për personelin

Ekskluzive/FSHF uli investimet<br />rriti shpenzimet për personelin<br>
Kontrast shumë i madh nga viti në vit në lidhje me shpenzimet dhe investimet në Federatën Shqiptare të Futbollit.  Report Tv siguron ekskluzivisht raportet financiare të vetë Federatës, duket qartë rritja e madhe për shpenzimet, ku përfshihen edhe pagat e personelit. Kemi gati dyfishim për vitin e fundit, ndërkohë që e kundërta ndodh me investimet, që kanë ardhur dukshëm në ulje.

Kështu, në vitin 2015 shpenzimet për investime ishin mbi 13 miliardë lekë të vjetra, në vitin 2016 kjo shifër zbret në pak më shumë se 7 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa në vitin 2017 shpenzimet për investime nuk kapin as shifrën e 2 miliardë lekëve. Pra, shpenzimet për investime në 3 vitet e fundit kanë ardhur duke u ulur. E kundërta ndodh me shpenzimet e personelit, të cilat kanë ardhur në rritje. Po të krahasojmë vetëm dy vitet e fundit, kemi kontrast të madh. Nëse në vitin 2016 shpenzimet e përgjithshme për personelin ishin rreth 1 miliardë lekë të vjetra, në vitin 2017 kjo shifër rritet me 200 milionë lekë të vjetra. Pra, ka rritje të numrit të personelit dhe rritje pagash e dietash, ndërsa investimet janë ulur ndjeshëm.

Dhe kjo bëhet kur totali i të ardhurave në vitin 2017 ka qenë më i vogël krahasuar me vitin 2016. Në vitin 2017 të ardhurat ishin 17 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në vitin 2016 ishin 32 miliardë. Pra, më pak të ardhura, më shumë shpenzime për personelin, që vetëm në institucionin e futbollit ndodh. Në pasqyrën e përgjithshme të vitit 2017, mjafton një vëzhgim dhe shikojmë dy shifra: Shpenzimet për investime, që shkojnë 1 miliardë e 800 milionë lekë të vjetra dhe shpenzimet e përgjithshme administrative, që shkojnë 3 miliardë e 30 milionë lekë të vjetra.

Grafiku që paraqet vetë federata në raport është totalisht i gabuar, ku ndarja është thuajse e njëjtë, edhe pse shifrat janë shumë të ndryshme, çka tregon edhe mungesën e profesionalizmit dhe seriozitetin e vetë FSHF. Me pak fjalë, Federata Shqiptare e Futbollit më shumë paguan për administratën dhe personelin sesa investon për fusha dhe aktivitete sportive.   

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet