Ekskluzive/ Futbollistët e Kombëtares te Shkëndija? Flet presidenti Bexheti

Shkëndija e Tetovës këtë fundjavë mori zyrtarisht titullin kampion në Maqedoni të siguruar matematikisht 3 javë më parë. Për klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut ky ishte kampionati i dytë radhazi dhe i 3 në histori, por plani i drejtuesve është që kuqezinjtë të bëjnë historinë jo vetëm në rang vendi, por edhe në përfaqësimin në Europë. Për këtë arsye drejtuesit po synojnë të afrojnë lojtarë me shumë emër, siç janë disa prej futbollistëve të Kombëtares. Lidhur me këto tratativa, presidenti i Shkëndijës Visar Bexheti, në një intervistë për “Report TV” është shprehur:  

“E di që po përflitet për disa emra si Ergys Kaçe dhe Andi Lila, por për momentin nuk mund të zbuloj asgjë. Jemi në një fazë ku nuk mund të flitet pasi tratativat mund të dështojnë. Ne do të shikojmë të gjitha mundësitë dhe me gjithë respektin për lojtarët aktual, ne synojmë të afrojmë futbollistë që të rrisin shumë nivelin.”

Shkëndija në dy raste ka arritur të luajë në fazën “play-off” të “Europa League”, por këtë herë klubi tetovar ka si qëllim të arrijë shumë më shumë.

“Duam që të ecim sa më gjatë në Europë. Objektivi parësor është të kualifikohemi në ‘Champions League’ dhe ndaj do kërkojmë mundësitë më të mira në merkato. Gjithsesi rrugëtimi parashikohet i vështirë. Edhe përfaqësimi në Europa League do të ishte një sukses.”

Në raundin e parë eliminator të Champions League Shkëndija e Tetovës bën pjesë në grupin e skuadrave favorite pasi ka koeficientin 6. Ekziston mundësia që në këtë raund përballë të ketë ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë