Njëri prej tyre, në deklaratën fillestare të pasurisë, rezulton pa shtëpi dhe pa asnjë pasuri të paluajtshme, por 13 vjet më vonë, ai konsiderohet si një ndër njerëzit më të pasur të drejtësisë shqiptare. Gjithsesi, pavarësisht dyshimeve për mënyrën e shpejtë të pasurimit, çdo anëtar i KLD ka një shpjegim konkret për pasuritë e deklaruara, por fjala e fundit për ligjshmërinë e pasurive të tyre tashmë i takon organeve të Vetingut, të cilat pritet të veprojnë në fillim të vjeshtës.
Gerd Hoxha blen apartament të ri
Gerd Hoxha, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, i cili ka udhëhequr rezistencën e gjyqtarëve kundër Vetingut dhe reformës në drejtësi në tërësi, me anë të disa padive në Gjykatën Kushtetuese, gjatë vitit 2016 ka blerë një apartament. Hoxha deklaron blerjen e një apartamenti në Vlorë, me sipërfaqe 126,5 m2, me vlerë 55 452 euro.
Anëtari i KLD thotë se apartamenti është blerë me kursimet e tij dhe të bashkëshortes. Gjithashtu, Hoxha deklaron edhe marrjen e një kredie 5 000 000 lekë, në 2011 për blerjen e një tjetër apartamenti, ku detyrimi për t’u shlyer është 4 288 786 lekë. Gjatë vitit 2016, Hoxha ka blerë dy makina me vlerë 5 mijë euro dhe 3 056 euro, ndërsa ka shitur një makinë me vlerë 10 500 euro.
Xhezair Zaganjori, anëtar i KLD, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, deklaron gjashtë burime të ardhurash nga punët paralele dhe nga shitja e dy librave. Ndërkaq, kryetari i KLD, Ilir Meta, në cilësinë e Presidentit të Republikës, gjatë vitit 2016, deklaron shitjen e katër apartamente me vlerë mbi 500 mijë euro.
Konkretisht, Meta deklaron shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro, shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro, shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro dhe likuidim kredie për blerje apartamenti, me vlerë 155 000 euro.
Ndërsa, ish-kreu i KLD, Bujar Nishani, përpos të tjerave, për vitin 2016, deklaron 600 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 660 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës dhe një kredi për blerje apartamenti, nga e cila kanë mbetur pa shlyer 3 418 476 lekë.
Gjin Gjoni
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, në deklaratat e para të pasurisë, në vitet 2003-2004-2005-2006, deklaron vetëm pagën si gjyqtar, një makinë me vlerë modeste dhe të ardhura si ekspert i KE për luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2011, pasuria e Gjin Gjonit, shtohet.
Pasuritë e reja, Gjin Gjoni i shpjegon me pozitat e bashkëshortes së tij, Elona Çaushi. Në 2008, Gjin Gjoni blen një dyqan me sipërfaqe 30 m2, me vlerë 55 mijë euro, ndërsa në 2009 deklaron marrjen e një kredie në 2008 me vlerë 90 mijë euro me afat 15 vjet. Në 2011, çifti deklaron shitje apartamenti 180 000 USD, blerje apartamenti 53 200 000 lekë, zgjidhje kontrate porosie për apartament 140 000 euro, qira dyqani 9 000 euro, tërheqje borxhi 56 100 euro, Elona Çaushi pagë 3 816 000 lekë, divident pranë shoqërisë ADFD 17 299 390 lekë dhe disa llogari bankare në vlerat 95 807 lekë, 1 040 USD, 31 euro, 4 773 euro, 248 683 lekë, 187 paund, 4 980 franga zvicerane, 2 000 euro, 0.83 euro, 558 franga zvicerane dhe 2 600 euro.
Në 2014, ata deklarojnë gjendje cash 10 000 euro, të ardhura nga qiraja e një lokali 24 000 euro, një kontratë sipërmarrje 79 000 euro, depozitë të shtuar me 270 495 euro, tërheqja e dividendit në ADFD, 13 000 000 lekë dhe 36 000 000 lekë, paga nga ADFD 8 751 000 lekë. Në 2015, deklarojnë të ardhura nga qiraja 16 mijë euro, depozitë bankare 155 mijë dollarë, llogari bankare, 47 mijë euro, dhënie në formën e obligacioneve 165 mijë euro, dhënie borxhi kompanisë “Albania Duty Free Distribution” 130 mijë euro, llogari bankare 12 mijë euro, gjendje cash 10 mijë euro, tërheqje dividenti 23,525,412 lekë dhe pagën e zonjës Çaushi 10,678,000 lekë.
Pasuria e disa prej anëtarëve të KKLD
Gerd Hoxha, anëtar i KLD, gjyqtar, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve (pasuria 2016)
Blerje apartament banimi me sipërfaqe, 126,5 m2, në Vlorë, 55 452 euro, blerja është realizuar me kursimet e mia dhe të bashkëshortes.
Shtim të ardhurash nga tërheqja e pagesës së bërë në UET për studime doktorature, 2 mijë euro.
Të ardhura nga shitja e automjetit, 10 500 euro.
Pakësim për blerje automjeti tip Toyota, 5 mijë euro.
Pakësim të ardhurash për blerje automjeti, 3 056 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si gjyqtare, 1 155 378 lekë.
Të ardhura nga puna ime si gjyqtar, 1 140 884 lekë.
Të ardhura si ekspert dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 76 040 lekë.
Të ardhura nga pagesat dhe honoraret si anëtar i KLD, 102 000 lekë.
Kredi për shtëpi 5 000 000 lekë, sipas kontratës në 2011, për blerje apartamenti, detyrimi i mbetur 4 288 786.
Xhezair Zaganjori, anëtar i KLD, si kryetar i Gjykatës së Lartë (pasuria 2016)
Të ardhura nga qiraja, bodrum plus kati i parë, 1 764 000 lekë.
Interesa nga depozitat, 104 972 lekë.
Shtesë në llogarinë në euro, 10 210 euro.
Interesa vjetore nga shuma e investuar në obligacion, 243 695 lekë.
Kalim në llogarinë e djalit në Gjermani, për studime, 13 700 euro.
Paga si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i KLD, 2 017 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 1 543 000 lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje master dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin për Studime Evropiane, 1 191 000 lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Luarasi, 263 540 lekë.
Të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë, 298 euro dhe 155 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit, 191 100 lekë.
Gjendja e kartave të kreditit, 291 000 lekë, 169 000 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes, 7 924 lekë, 27 000 lekë, 800 lekë.
Të ardhura nga botimi i librit, 380 euro.
Renis Zaganjori, djali, llogari bankare, 7 291 euro.
Paga vjetore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 1 439 489 lekë.
Të ardhura nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Luarasi, 34 608 lekë dhe 556 144 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit në Durrës, 1 281 euro.
Ilir Meta, kryetar i KLD në cilësinë e Presidentit të Republikës (pasuria 2016)
Likuidim kredie për blerje apartamenti, 155 000 euro.
Monika Kryemadhi, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro.
Llogari bankare dy emërore Bora Meta dhe Monika Kryemadhi, 9 181 lekë
Llogari bankare, shtuar me shumën 174 403 euro.
Shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, pjesa 50 për qind.
Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 993 076 lekë.
Overdraft i marrë në 2015 dhe i shlyer në 2016, 1 235 677 lekë.
Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë.
Llogari studentore, djali..., 43 727 lekë.
Llogari bankare, Ilir Meta, 1 001 029 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 1 955 743 lekë.
Bujar Nishani ish-kryetar i KLD, në cilësinë e Presidentit (pasuria 2016)
Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë.
Llogari rrjedhëse, 21 960 lekë.
Llogari rrjedhëse, 2 209 947 lekë.
Interesa depozite, 445 560 lekë.
Shtim depozite, 2 505 lekë.
Pakësim depozite, 9 mijë euro.
Paga si President, 2 260 238 lekë.
Paga si kryetar i KLD, 102 000 lekë.
Dieta udhëtimesh, 1 620 USD, 4 860 euro.
Të ardhura nga para dhe shpërblime të bashkëshortes në Bankën e Shqipërisë, 1 576 400 lekë.
Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit, 990 USD, 2 370 euro.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 660 000 lekë.
Kredi për apartament, detyrimi i mbetur, 3 418 476 lekë.
Gjendje cash në Shtëpi, 95 000 lekë.
Kredi e bashkëshortes për shtëpi dhe mobilim, 9 600 000 lekë.
I biri Ersilino Nishani, 120 000 lekë.
E bija Fiona Nishani, 120 000 lekë.