Për të dytën herë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, edhe pse u mblodh dje posaçërisht për të trajtuar çështjen e gjykatësit të Durrësit Neritan Tabaku që akuzohet se liroi vrasësin e komisarit të policisë së Shijakut, dështoi sërish. Gjyqtari nuk u paraqit, duke njoftuar se ishte sëmurë. I vetëdeklaruar si i sëmurë dhe me raport mjekësor, gjyqtari Tabaku prej muajit shtator i ka shpëtuar ballafaqimit me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Dje, për të dytën herë, kreu i KLD-së, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u detyrua t'I bënte thirrje përmes mediave të pranishme në sallën e mbledhjes, që Tabaku të vinte dhe të jepte shpjegime. Ishte vetë presidenti Nishani, që po përmes medias, lajmëroi se do të ketë sërish mbledhje pas një jave për këtë gjyqtar. "Zoti Tabaku ka risjelljë raport mjekësor dhe kërkon që të shtyhet shqyrtimi i propozimit të ministrit. Raportin e parë e ka paraqitur në datën 5 nëntor, 14 ditë raport, sot është përsëri me 15 ditë të tjera. Propozimi im është që të shtyhet mbledhja dhe ajo e radhës do të bëhet të premten e ardhshme, me rend dite shqyrtimin e këtij propozimi të ministrit dhe zoti Tabaku nëse edhe në mbledhjen e ardhshme është i paaftë duhet të marrë masat të dërgojë një përfaqësues të tij", tha Nishani. Në fakt në pritje që të shërohen nga kjo sëmundje janë edhe prokurorët e Njësisë Task Forcë, që po e hetojnë gjyqtarin Tabaku për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në dy raste e konkretisht në moszbardhjen e vendimit ndaj Ilir Xhakjes dhe Jordan Findikut.
TABAKU
I kontaktuar me anë të telefonit nga "Shqiptarja.com" gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku shpjegoi mungesën e përsëritur në mbledhjen e KLD, ku premtoi se do të shkonte sapo të përmirësohej. Por nga ana tjetër ai shtoi se po bëhej kokë turku dhe se nuk kishte shkelur ansjë ligj.
Gjyqtari Neritan Tabaku rrëfen arsyet se përse nuk u paraqit edhe dje në mble+dhjen e djeshme të KLD. Ai sqaron se vazhdon të jetë i sëmurë dhe të marrë mjekime si dhe t'i nënshtrohet seancave të fizioterapisë. Tabaku thotë se nuk po i shmanget qëllimisht ftesave të KLD-së me të cilën ka komunikuar shkresërisht ku ka sqaruar se sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet do të paraqitet për të dhënë sqarimet e nevojshme. Madje ai ka insistuar që mbledhja në të cilën do të merret një vendim për të mos zhvillohet pa praninë e tij. Më poshtë është biseda e shkurtër telefonike me gjyqtarin Tabaku.
Z. Tabaku, si jeni me shëndet?
-Kam një përmirësim fare të lehtë, por ende nuk jam në gjendje që të lëviz lirisht. Vazhdoj të kurohem dhe të zhvilloj seanca fizioterapike.
Kur do të paraqiteni në KLD apo do t'i refuzoni ftesat?
-Sigurisht që do të paraqitem sapo të shërohem. Unë jam njeri i ligjit dhe jam për respektimin e tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe nuk e kam refuzuar KLD, madje i kam dërguar një deklaratë këtij institucioni në të cilën kam sqaruar gjithçka që lidhet me gjendjen time aktuale. Ndër të tjera në deklaratë kam kërkuar që vendimi ndaj meje të merret në prezencën time pasi dua të flas dhe të shpjegohem për gjithcka që lidhet me situatën time.
Po me organin e Prokurorisë si i keni marrëdhëniet?
-Unë nuk jam i proceduar penalisht sikurse e paraqesin disa media me dashakeqësi. Unë nuk refuzoj të jap sqarime edhe në prokurori nëse më kërkohet diçka e tillë, por gjithnjë pasi të ndjehem mirë me shëndet.Dua të them se edhe sot unë kam paraqitur raport mjekësor në KLD.Nuk kam munguar në të dyja mbledhjet e KLD pa justifikim ligjor.
Më shqetëson shumë fakti që disa media rastin tim e trajtojnë me dashakeqësi. Nuk japin lajme të vërteta. Nuk është aspak e vërtetë që unë kam liruar nga burgu Ilir Xhaken. Ka qenë një tjetër trupë gjyqësore që e liroi atë duke bërë disa bashkime vendimesh. Ata që duan të bëjnë lajme me rastin tim le ta kërkojnë në arkivë këtë proces gjyqësor ku do të gjejnë edhe të vërtetën. Po këto media shkruajnë apo emetojnë se unë po e shmang qëllimisht KLD apo Prokurorinë gjë që nuk është aspak e vërtetë pasi unë vazhdoj të jem me raport shëndetësor.
Dmth juve kërkojnë tju bëjnë kokë turku?
-Quajeni si të doni.
Cili është statusi juaj sot?
-Vazhdoj të jem i pezulluar si dhe pa imunitetin e gjyqtarit. Kjo do të thotë se unë jam pa rrogë ndaj dhe i kam mbyllur 2 telefonat celularë me numra fiks pasi nuk më del që t'i mbaj në punë.
(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com