EKSKLUZIVE/ Ja emrat 'VIP' që janë pjesë në skemën e fajdeve të Imamit

Albana Imami, ish-drejtoresha e fondacionit “Besa” në Tiranë kishte ngritur një skemë piramidale në dy drejtime, duke krijuar “gropën” financiare tek fondi “Besa” dhe nga ana tjetër me shpresën për të rikuperuar vjedhjet në vendin e punës, ka filluar të marrë para me fajde tek persona të ndryshëm.

Kjo ka bërë që ajo të krijojë një “gropë” të dytë financiare, duke sjellë dhe falimentin e plotë të saj, derisa skandali i vjedhjeve të zbulohet nga një audit që kanë kryer drejtuesit e fondit “Besa” në Tiranë. Imami rezulton të jetë vajza e një ish-eksperti pensionesh në institutin e sigurimeve shoqërore. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, janë mbi 180 raste ku Albana Imami, ka abuzuar me detyrën e saj si drejtoreshë e fondacionit “Besa” në kryeqytet, ndërkohë që ka mjaft raste, ku Albana Imami ka marë para me fajde dhe jo vetëm. “Shqiptarja.com” mëson se shumë nga personat që kanë dhënë para me fajde apo që i kanë dorëzuar sasitë financiare pa interes, janë njerës të biznesit, të medias dhe gruaja e një gjyqtari në Tiranë. Sipas rrëfimit që vetë Albana Imami, ka bërë në policinë e Tiranës, mes personave që ajo i ka marrë para, me shpresën se do rikuperonte vjedhjet në fondin “Besa”, është dhe Edlira Malaj. Kjo e fundit, ka dyshime se është gruaja e një gjyqtari në Tiranë dhe drejton një kompani ndërtimi në Vlorë, ndërkohë ushtron dhe profesionin e noteres në kryeqytet. Vetë Imami në dëshminë e saj, ka treguar se nuk mbante mënd se sa para i ka marë kësaj shtetase.

Ndërkohë një emër i njohur është dhe gazetari Artur Zheji, i cili rezulton të ketë dhënë Albana Imamit shumën prej 100 mijë dollarëve. Mes personave që kanë dhënë para tek Imami është dhe biznesmeni i ndërtimit Arkenad Gripshi, i cili administron kompania “Kristi Konstruksion”, ka dhënë 10 mijë euro hua për Albana Imamin. Po kështu Arben Cakranji, biznesmeni i ndërtimit që zotëron kompaninë “Brati” dhe “Progresi” ka dhënë 17 mijë euro pa interes tek Albana Imami. Gjithashtu një emër tjetër është Majlinda Demollari, notere. Vlera e dhënë hua prej saj është 30 mijë euro, me interes 10 për qind në muaj. Një tjetër emër që ka dhënë para tek Albana Imami është Eduart (Edmond) Norja, pronar i “Norja Comerce”, i cili ka pranuar të japë 15 mijë euro. Fatmir Pashollari që administron kompaninë “Diamand Konstruksion” dhe “Luara” ka dhënë 18 mijë euro.

Në gropën financiarë të ngritur nga Albana Imami, ka rënë dhe biznesmeni i kompanive “MEDIA-ENTER” dhe “Unik Sport” Mitat Sulaj. Ndërkohë një vlerë mjaft të madhe ka dhënë tel Albana Imami dhe bashkëshortja e biznesmenit Astrit Manopulli, Adriana Manopulli. Sipas dokumentave të prokurorisë kjo e fundit ka dhënë një shumë prej 500 mijë euro, me një interes kthimi që varionte nga 3 deri në 7 për qind. Astrit Manopulli rezulton të jetë administrator i kompanisë “AM+ Legal & Consulting” dhe “IAT”.

Një tjetër biznesmene që ka dhënë para me fajde tek Albana Imami është dhe Arta Janushaj, e cila rezulton se ka në menaxhim një sallon bukurie në Tiranë, ku ndër të tjera kryer dhe kurse profesionale. Arta Janushaj, i ka dhënë Imamit shumën prej 55 mijë euro me një interes prej 5.5 për qind në muaj. Ndërkohë shuma të konsiderueshme me para i ka marë biznesmenëve Vilson Biba 30 mijë euro dhe Pjetër Gjinit 70 mijë euro, ku i është premtuar se do i kthente 150 mijë euro deri në muajin shtator 2019. Klisman Lipo, një tregtar xhamash dhe duralumini në Tiranë i ka dhënë Imamit shumën prej 22 mijë euro.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lau: 25/08/2019 17:33

    Keta qe i kan dhene para kesaj hajdutes i kan pasur para te fshehura .E dinte kjo qe skishin ci benin prandaj ua vodhi .Ha ha ha gazetar. ,notere e biznesmene .Ja pra keta jane bebilat qe na japin mend .

    Përgjigju
  • O tej: 24/08/2019 14:53

    Rrofsh o Sale qe na bere me shale.... dhe me para

    Përgjigju
  • zzz: 24/08/2019 10:58

    Duhet falenderuar z Zheji i cili ka bere nje veprim human dhe bamiresi ndaj ketij fondacioni,per kete presidenti Yllyr Met-haj do ti jape dekorate mirenjohje per veprimtari te shquar kombetare dhe nderkombetare

    Përgjigju
  • Bepi: 24/08/2019 09:01

    normale pse ca kujova

    Përgjigju
  • Lexues: 24/08/2019 08:54

    Para pa djerse i kane patur..keta inteligjentet akoma nuk e kane kapur konceptin e skemave piramidale

    Përgjigju
  • Altini: 24/08/2019 08:53

    Ajo drejtoresha eshte tranvestite prz se di pse e kane mbajtur ne pune ate lloj mashkulli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë