Ekskluzive/ Biznesmeni i shpëton rrëmbimit nga grupi kriminal në Elbasan, dy të arrestuar

Pasditen e të premtes, më datë 28 dhjetor 2018, rreth orës 16:00, biznesmeni Aurel Guni është marrë peng për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan. (Lexo këtu)Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit, pranë Universitetit "Aleksander Xhuvani". Shtetasi Bexhet Mosmuca në mirëbesim, për shkak të njohjes së mëparshme ka hipur në automjetin e viktimës, Aurel Guni dhe janë drejtuar fillimisht drejt qendrës së qytetit dhe më pas kanë marrë drejtimin për te Universiteti "Aleksander Xhuvani".

Aurel Guni

Bexhet Mosmuca

Sapo kanë arritur aty, papritur Bexhet Mosmuca nxjerr pistoletën dhe ia vendos në kokë drejtuesit të mjetit Aurel Guni duke i thënë se nëse nuk do të ndiqte urdhrat e tij, ai do t’a vriste. Rrëmbyesi i ka dhënë viktimës një shirit plastik që Forcat Speciale zakonisht e përdorin në vend të prangave dhe i ka kërkuar që të lidh duart me të, në të kundërt do t’a qëllonte. Në atë moment, rrëmbyesi i ka thënë viktimës se ishte i detyruar t’a çonte atë pranë një objekti shumë të njohur në Elbasan, i cili njihet si pronë dhe bazë qëndrimi e grupit kriminal më të fuqishëm në qytet. Ndërsa ka qenë nën presionin e armës, viktima ka nuhatur rrezikun që i kanosej nëse përfundonte si peng për llogari të grupit kriminal, dhe ka tentuar t’i arratiset rrëmbyesit. Autori për shkak të faktit se kishte dëshmitarë në vendngjarje që mund t’a identifikonin nuk ka qëlluar me armë, por e ka goditur fort viktimën me qytën e pistoletës në kokë duke synuar t’a neutralizonte. Pavarësisht goditjes së rëndë që ka pësuar në kokë, Aurel Guni ka dalë nga autovetura dhe i mbuluar me gjak në fytyrë ka vrapuar në drejtim të një patrulle policie që ndodhej rastësisht në rrugë për të shpëtuar nga duart e rrëmbyesit. Në këto rrethana pasi ka parë patrullën e policisë, e përbërë nga dy efektivë, një prej tyre police femër dhe pamundësinë për t’a kapur sërish Aurelin, autori i krimit Bexhet Mosmuca është larguar nga vendngjarja me shpejtësi duke marrë mjetin e viktimës. Automjeti i Aurel Guni është gjetur disa orë pas ngjarjes nga vëllai i tij, i braktisur në një nga rrugicat e periferisë së qytetit pasi i ishte ndërruar targa e parë. I tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur dhe i trembur se mund t’i rrezikohej sërish jeta, Aurel Guno është paraqitur i plagosur dhe i gjakosur në komisariatin e Elbasanit për të kërkuar mbrojtje nga policia dhe për të kallëzuar pengmarrjen.

Sipas informacionit të marrë nga policia e Elbasanit thuhet se: "Aurel Guni ka denoncuar se është marrë peng dhe më pas është plagosur me qytën e pistoletës nga shtetasi Bexhet Mosmuca me të cilin kishte njohje prej 10 vitesh. Autori i ka thënë viktimës se ishte detyruar t’a bënte këtë gjë për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan. Bexhet Mosmuca ka tentuar t’a dorëzojë pengun të lidhur me pranga tek vendqendrimi i këtij klani të njohur për llogari të drejtuesit të tij. Autori i ka deklaruar viktimës se ishte detyruar të merrte përsipër edhe ekzekutimin e një personazhi tjetër të njohur ne qytetin e Elbasanit, me inicialet K.M.". 

Oficerët e policisë që kanë kontaktuar fillimisht me viktimën, sapo kanë marrë vesh se kush fshihej pas kësaj pengmarrje kanë hezituar t’a marrin kallëzimin. Por kur kanë hasur në këmbënguljen e viktimës nuk kanë patur rrugë tjetër veçse të marrin deklarimet e tij. Por në vend që viktimës t’i ofrohej mbrojtje nga policia, atij i është dhënë një vërtetim në të cilin duhej të paraqitej te mjeku ligjor për të ekzaminuar nivelin e dëmtimit që kishte pësuar nga goditja me qytën e pistoletës në kokë.  Viktima edhe pse ka dorëzuar në polici në cilësinë e provës materiale dhe telefonin celular është kërcënuar që të tërhiqte denoncimin pasi në të kundërt ai dhe familja e tij do kishin pasoja tepër të rënda. Kërcënimi i është bërë duke i dërguar fjalë pranë familjes së tij me persona të tretë. Policia e Elbasanit edhe pse ka marrë kallëzimin, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e viktimës dhe celularin e tij, nuk ka bërë asnjë tentativë për të arrestuar autorin apo shoqëruar personat për llogari të të cilëve ishte porositur kjo pengmarrje. Vetëm pas publikimit të lajmit në Report Tv, Policia e Elbasanit rreth orës 19:00 ka bërë një komunikatë për shtyp ku njofton se ka ndodhur një konflikt me Gunit dhe Mosmuçës. Policia ka arrestuar dy persona, Bexhet Mosmucën dhe një vajzë që u bëri presion familjarëve të Gunit për të tërhequr denoncimin. (LEXO KËTU

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alda musmuca: 10/10/2019 18:41

    Legeni Aurel Guni

    Përgjigju
  • Gaz Muca: 30/12/2018 08:19

    Kush jane ky grupi kriminal shume i fuqishem? Pse nuk e nxirrni emrin?

    Përgjigju
  • memento mori: 30/12/2018 06:52

    kjo histori eshte per te vene duart ne koke, studentet, diaspora e te tjeret qe protestojne, duhet te fusin ne axhende edhe nje kerkede tjeter:; neutralizimin e ketyre mafiozve. kush jane keta trima qe nuk iu hyn policia ne shpi? kush i mbron keta? nese policia e elbasanit nuk ben dot punen per arsye te ndryshme. ka polici edhe ne tirane. nese ky ministri i ri qe mendohet se nuk eshte i perlyer, te dali e te kerkoj te zbatohen masa ektreme per kapjen e tyre. nuk ka nevoj fare pastaj qe te lihen ne dore te gjykates. por te lihet ne dore te doktoreve. tju bohen injeksione....

    Përgjigju
  • Roza: 30/12/2018 01:09

    Ju lumte policia dhe shteti. Respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë