Policia e Elbasanit ka reaguar pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com dhe Report Tv nga gazetari investigativ Artan Hoxha. (LEXO KËTU). Policia sqaron se nuk ka patur rrëmbim, por konflikt mes Aurel Gunit dhe Bexhet Mosmucës në njoftim thuhet se pas sherrit, policia ka shoqëruar të dyshuarin Bexhet Mosmucës bashkë me një femër, e cila i ka bërë presion familjarëve të Aurel G që të hiqnin denonimin.
Njoftimi i plotë:
Dje rreth orës 17:00 në lagjen “Haxhias” pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin dhe është larguar.
Pas kallëzimit, në lidhje me këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore. Policia ka gjetur mjetin, ka shoqeruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femer.Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallzimin. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarje.
Report Tv ka mundur të sigurojë foton e autorit që tentoi të rrëmbente Aurel Gunin, në qytetin e Elbasanit. Report Tv ka mësuar se rrëmbyesi është Bexhet Mosmuça, personi që shihni në foton e mëposhtme. Ditën e djeshme, Mosmuça tentoi të rrëmbente Aurel Gunin. Pas një sherri me të, ai e ka qëlluar me sende të forta dhe më pas u largua me makinën e Gunit.