Ekskluzive/ Ilir Daja rikthehet me valixhe në Tiranë, gati prezantimi te Dinamo City! Shkon në banesë me stafin (VIDEO)

Ekskluzive/ Ilir Daja rikthehet me valixhe në Tiranë, gati prezantimi te Dinamo City! Shkon në banesë me stafin (VIDEO)

Ilir Daja mbërrin në Tiranë

Trajneri Ilir Daja u tregua profesionist dhe paçka se kishte rënë dakord me FC Ballkanin për largimin qysh të dielën (1 shtator), kryeqytetasi priti që klubi të zyrtarizonte largimin në kanalet e komunikimit dhe më pas të rikthehej në Tiranë.

Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamjet ekskluzive të mbërritjes së Dajës në banesën e tij në Tiranë, pak më herët se ora 15:00 e së hënës. Pasi FC Ballkani zyrtarizoi largimin, Ilir Daja, së bashku me të birin dhe stafin që kishte me vete në Suharekë, edhe me zv.trajnerin Renaldo Kalari, duken me valixhe në duar, apo edhe dosjet me të dhënat e punës që kanë pasur në dispozicion.

Daja pas 13 vitesh rikthehet te Dinamo City dhe do zëvendësojë Dritan Mehmetin, teksa projekti është i qartë; Evropa dhe titulli kampion. Në Kosovë, në diçka më shumë se dy vite e gjysmë, trajneri ia doli të fitonte tre herë titullin kampion radhazi, një herë Kupën e Kosovës, një herë Superkupën dhe e dërgoi ekipin dy herë në fazën e grupeve të Conference League.

Në Kosovë ai ka shkruar emrin e tij dhe të FC Ballkanit me gërma të arta, teksa në Shqipëri njihet për titujt e fituar me Elbasanin (2005-06), Dinamon (2007-08) dhe Skënderbeun (2017-18 titulli kampion dhe Kupën e Shqipërisë).

SI.E./S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ishte dëbuar nga Italia pas dënimit për narkotrafik, por rikthehet ilegalisht me identitet tjetër! Arrestohet 34-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë

Ishte dëbuar nga Italia pas dënimit për narkotrafik, por rikthehet ilegalisht me identitet tjetër! Arrestohet 34-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë