Ekskluzive/ Ja dosja e Kadastrës, që futi në sherr Prokurorinë me qeverinë

Prokuroria e Durrësit ka çuar prapa hekurave për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, drejtorin e kadastrës në këtë qytet Liridon Pula, ndërsa është shpallur në kërkim ish-drejtuesi i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi. Pula ka vetëm pak muaj që është emëruar në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit. Ndërkohë që ky institucion është vendosur në shënjestër të prokurorisë që po e heton prej disa muajsh. Fillimisht pak javë më parë u arrestua n/ drejtori Arben Isaku, ndërsa më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë që pas tij u prangos edhe nën/drejtoresha tjetër Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën masë. Gjatë ditës së djeshme Pula ka dalë para gjykatës së Durrësit ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë kërkesën e prokurorit Ndoja të paraqitur në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg të Liridon Pula.

Në materialin e akuzës së Durrësit thuhet se disa informacione operative të mbërritura në policinë e Durrësit në datën 21 shtator 2019, se nga ana e zyrtarëve të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, ishte bërë regjistrimi fillestar i një numri të konsiderueshëm pasurish në favor të kompanisë “Lura”, pronar i së cilës është Dod Doçi. Sipas këtyre informacioneve regjistrimet janë bërë në volumet e regjistrimit me numër 13,14,15 të katundit Gjiri i Lalëzit. Këto pasuri rridhnin nga kontrata e sipërmarrjes me pronarët e truallit, por nuk e ishin shënuar në regjistrat e lartë përmendur kufizimet e sipërfaqeve takuese të pronarëve të truallit, një shkelje kjo sipas parashikimeve të ligjit për kadastrën. Pavarësisht regjistrimit fillestar pa u bërë përcaktimi i pjesës takuese dhe mos nënshkrimi i regjistrave ku bëhet regjistrimi i këtyre pasurive nga specialist jurist dhe nga drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe as nuk është vulosur nga ky institucion dhe pas regjistrimit fillestar mbi bazën e aplikimeve të ndryshme nga shoqëria, janë bërë transaksione të tjera me persona të tretë.

Prokuroria shprehet se: “Eshtë bërë kqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit në Zyrën e Kadastrës në Durrës, nga ku rezulton se janë dy kontrata sipërmarrje në këtë praktikë regjistrimi, dhe përkatësisht kontrata e sipërmarrjes nr. 3814 dhe kontrata me nr 443 e datës 11 maj 2007 e hartuar përpara noteres Margena Çela. Po kështu është dhe një kontratë tjetër e datës 4 maj 2010 e hartuar përpara noterit publik Islam Hysolli. Nga sekuestrimi i tre volumeve me numura 13, 14, 15, të katundit Gjiri i Lalëzit, rezulton se të gjitha shënimet e tjera për regjistrimin fillestar të këtyre pasurive, nuk janë të nënë shkruara nga specialist jurist që ka përpiluar praktikën, Lusiena Kolaj, madje në shumë faqe nuk rezulton i shënuar fare emri i juristit që e ka barë përpunimin e praktikës. Njëkohësisht edhe nga ana e Drejtorit të Institucionit nuk është bërë nënshkrimi i regjistrit dhe as vulosja e regjistrit edhe pse kanë kaluar dy muaj nga moment i pajisjes me certifikatë dhe realizimit të regjistrimit fillestar të pasurive në emër të shoqërisë ndërtuese Lura SH.P.K. Nga pyetja e Livien Myrto, Ani Ismallati, Albana Gjoni, Lusiena Kolaj, Taulant Bejko, rezulton se nuk ka shënime në sistemin e të dhënave I.P.S. se kjo praktikë është përfunduar dhe njëkohësisht nga ana e tyre që u është kaluar kjo detyrë, sipas sistemit nuk ka asnjë dokument të shkruar. Nga pikëpamja e faktit rezulton se përpunimi i praktikës është bërë nga ana e specialistes Lusiena Kolaj, që nuk është pjesë e sektorit të përpunimit të praktikave të regjistrimit, por është përgjegjegjëse në një sketor tjetër pranë A.SH.K.S.-së Durrës.

Nga vetë dosja që është marrë me cilësinë e provës, dokumenti rezulton se as personi që ka bërë aplikimn në favor të shoqërisë nuk ka ndonjë afat përfaqësimi apo tagër të dhënë nga shoqëria për kryerjen e këtyre aplikimeve. Njëkohësisht në lidhje më këtë çështje, vetë Lusiena Kolaj e pranon se ka bërë ajo këtë praktikë dhe se nga pikëpamja nuk mund të merrte praktikë për regjistrim pasi nuk ishte në atë sektor dhe nuk e kishtë detyrë funksionale. Nga ana tjetër ajo ka deklaruar, se për arsye ngarkese, nuk kishte arritur të bënte plotësimin e saktë të regjistrimit, ku ka bërë regjistrimin për herë të parë të pasurive të krijuara nga kontrata e sipërmarrjes në emërë të subjektit investitor ndërtues, Lura Sh.P.K dhe plotësimin e saktë dhe përfundimtar të  regjistrit e kishet që ta bënte këtë fundjavë, pra në data 21 dhe 22 shtator, ndërkohë që çertifiktata e para në favor të subjektit ndërtues ishin këshuar si dhe ishin bërë kalime tek të tretë nga juristët e tjerë, që kanë punuar ëm pas në lidhje me këto pasuri. As në kartelat e pasurive për të clat është nëshkruar çertifikata e pronësisisë dhe as në vetë librat e mësipërm ku bëhet regjistrimi manualisht nuk ka të shënuar kufizime të kontatave të pasurisë me pronarët e truallit, kusht ky i kërkuar shprehimisht nga ligji për kadastrën në nenin 51 të tij. Ndërkohë nga pyetja e Dritan Telhaj, përfaqësues i subjektit ndërtues rezulton se ai nuk kishte marrë kartelat e pasurisë, por vetëm çertifikata e pronësisë dhe harta treguese edhe pse në alplikimin e tij dhe në pagimin e tarifave për çdo shërbim, rezulton se ata kanë paguar një shumë prej 1000 (një mijë) lekësh të reja për çdo kartelë, për çdo pasuri, duke shkatuar dëm ekonomik të drejtëpërdrejtë shoqërisë. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur për regjistrim fillestar të sekuestruar pranë arkivës së ASHK Durrës, rezulton se vetë shoqëria ka paraqitur një deklaratë dhe një kërkesë për vendosjen e kufizimeve në lidhje me pasuritë e individualizuara të pronarëve të truallit dhe ka theksuar se është në procesin e përfundimit të kontratave të shkëmbimit me pronarët e truallit, pra ajo vetë pranon se nuk e ka kryer këtë process të kërkuar shprehimisht nga Neni 51 i ligjit për Kadastrën. Njëkohësisht, në praktikën e regjistrimit fillestar mungojnë edhe kontratat e sipërmarrjes përkatëse me pjesët takuese, të cilat janë dokumentat e vetme ligjore, mbi bazën e të cilave mund të bëhet kufizim i saktë i njësivë në favor të pronarëve. Në këtë rast, në mungesë të këtyre dokumentave, duhet të ishte bërë kufizimi i të gjitha pasurive të regjistruara në favor të subjektit Lura shpk për herë të parë. Vetë kartela e pasurisë, që është një dokument që pasqyron të dhënat e hedhura manualisht në sistem nga ana e punonjësve të pasurisë dhe që tregon të dhënat e pronës, është pasqyrim dixhital i të dhënave të hedhura me dorë

Duke qenë se regjistri nuk ka qenë i plotësuar, rezulton se ato nuk janë prodhuar dhe nuk i janë dorëzuar subjektit. Nga ana tjetër, në bazë të rregullores së këtij institucioni, rezulton se Drejtori, si autoriteti përgjegjës, që e kontrollon të gjithë praktikën, jurist me eksperiencë në këtë sektor, rezulton se, me dashje direkte, ka shmangur një proçedurë ligjore të tillë, pasi as nuk ka verifikuar fizikisht volumin e regjistrimit të pasurive dhe as nuk e ka nënshkruar atë, si dhe nuk është kaluar në protokoll për t’u vulosur dhe as nuk ka parë fizikisht kartelën e pasurive pasi, ne qoftë se ato, për shkak të pamundësisë objektive të paraqitjes së volumeve, do t’i ishin paraqitur atij përpara se të nënshkruante certifikatat, ai do ë vërente se në kartela nuk kishte kufizime për të gjitha pasuritë, ashtu siç kërkon ligji, pasi mungonin kontratat e sipërmarrjes me njësi të individualizuara me vullnet përpara noterit nga të dy palët e kontratës, por vetëm një kërkesë për kufizim, e njëanshme e subjektit ndërtues “Lura” Sh.p.k. Në këto kushte, ndodhemi përpara shpërdorimit të detyrës nga ana e këtij shtetasi dhe ndaj tij duhet të caktohet një masë sigurimi personal shtrënguese e “arrestit me burg”, pasi një shkelje e tillë e ligjit është e rëndë dhe sjell pasoja në drejtim të interesave pasurore të pronarëve të truallit në këto kontrata sipërmarrjeje të lartpërmendura”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 06/10/2019 00:30

    Nuk e ka cuar prokuroria pas hekurave. Ajo i ka kerkuar Gjykates mase sigurimi me burg dhe gjykata e ka pranuar. Pra i akuzuari eshte ne burg si rrjedhoje i nje vendimi te nje gjykate te krijuar sipas ligjit.

    Përgjigju
  • Askushi: 05/10/2019 15:29

    Te gjithe personat e perfshire jane te zhytur ne m..., askush nuk ka bere ndonje veprim per interesa te shtetit, por vetem per interesa te tyre personale. Gjelle qensh, ngado ta kapesh.

    Përgjigju
  • sapa: 05/10/2019 12:32

    Qe eshte prokurori i korruptuar nuk do te thote qe drejtori te mos jete i tille.Por qe te perzihet Rilindja ne kete mes eshte diskreditim i tyre publik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja