Për të shmangur çdo tentativë të sekuestrimit dhe tjetërsimit të pasurisë nga ana e organeve ligjzbatuese të vendit dhe për t’ju shmangur problemeve me drejtësinë, Nikolin Janina, rezulton se në janar të 2017 ka mbledhur asamblenë e ortakëve të shoqërisë “Alba Ceramica N”, duke marë një vendim për shitjen e pasurive që dispononte kjo kompani.Ky vendim është marrë 7 muaj para se Prokuroria e Krimeve të Rënda të nxirte urdhërin e sekuestros prenvetive për pasuritë e tij në Tiranë, Vlorë, Himarë, Drimadhë etj.
“Shqiptarja.com” mëson se në pikën 1 të vendimit të 5 janarit 2017, asambleja e ortakëve të kompanisë në fjalë ka vendosur ti hapë rrugë strategjisë së shitjes së aktiveve qarkulluese që disponon shoqëria në formën e pasurive të paluajtshme të blera gjatë aktivitetit të saj ndër vite, tek persona të kualifikuar për administrimin dhe shitjen e pasuruve të paluajtshme.
Ndërkohë në dokumentin që siguron “Shqiptarja.com” renditet edhe një pikë e dytë, që çuditërisht miraton një afat kohor maksimal prej 5 vjetësh, për kthimin e likujditeteve si kundravlerë e këtyre pasurive të paluajtshme, që do të shiten prej shoqërisë.
Miratohet firmosja ekontratave të shitjes
Me sa duket biznesmeni Nikolin Janina që tashmë kërkohet nga autoritet Spanjolle për trafik droge, ka parandjerë gjithçka dhe ka nisur procedurat me shpresën e tjetërsimit të pasurisë tek persona të tjerë, sigurisht njerës të besuar të tij. Më tej në dokumentin që mban firmën e Nikolin Janinës thuhet se duhet të fillojnë negociatat dhe finalizimin e bisedimeve me përzgjedhjen e personave të kualifikuar për administrimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, në përputhje me strategjinë e miratuar për menaxhimin sa më efektiv të këtyre pasurive të paluajtshme.
Më tej në document thuhet:“…Nënshkrimin e kontratave të shitjeve të aktiveve qarkulluese që disponon shoqëria në formën e pasurive të paluajtshme të blera gjatë aktivitetit të saj tregtar ndër vite, me personat të kaulifikuar për administrimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme të përzgjedhur nga procesi i negocimit me ta…”.
Dy kompanitë, njëra u pezullua në 2016
Nga të dhënat e përfituara në sistemin e Qëndrës Kombëtarë të rregjistrimit, biznesmeni i kërkuar në Spanjë për trafik droge rezulton të jetë pronar i dy kompanive. Fillimisht në 16 prill 2001 Nikolin Janina ka hapur kompaninë “Alba Ceramica N”, me të cilën vijon të ushtrojë aktivitet tregtar.
Ndërkohë në 22 dhjetor 2015 Janina ka vendosur të hapë dhe kompaninë IBERIA INVEST, por pas 10 muaj këtë kompani biznesmeni e ka pezulluar në datën 13 tetor 2016.
Faksimile e vendimit të asamblesë së aksioneve ku i hapet rruga miratimit dhe firmosjes së kontratave për shitjen e pasurive të paluajtshme dhe kuotave