Ekskluzive/ Lejuan mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis për 50 mijë €?! Në hetim zyrtarët e lartë të policisë Librazhd e Elbasan

Ekskluzive/ Lejuan mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis për 50 mijë €?! Në hetim zyrtarët e lartë të policisë Librazhd e Elbasan

Foto ilustruese kanabisi dhe Bedri Hasanaj

Disa drejtues të Policisë në Librazhd dhe Elbasan janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë neglizhuar dhe shpërdoruar detyrën duke lejuar kultivimin e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren të Librazhdit.

Bedri Hasanaj, shef i komisariatit në Librazhd,  Armand Koni shefi i Krimeve dhe një numër i madh drejtuesish në komisariatin e policisë Librazhd dhe Drejtorinë e Policisë së Elbasanit prej disa javësh janë vënë nën hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe dosja është dërguar për hetim në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas burimeve për Report Tv, në dosje ka dëshmi që rëndojnë pozitën e zyrtarëve të lartë të policisë në Librazhd, madje dhe se personat që janë të pa identifikuar që kanë mbjellë lëndën narkotike kanë paguar 50 mijë euro tek zyrtarët, ky mbetet ende një informacion paraprak pasi prokuroria po punon për mbledhjen e sa më shumë provave në lidhje me këtë skandal.

Ajo çfarë është e dyshimtë është se komisari i zonës ku ka qenë mbjellë kanabis pak se të evidentoheshin 3 mijë rrënjët me kanabis është hequr nga ajo zonë dhe aty është emëruar një komisar tjetër që vinte nga Elbasani dhe që nuk kishte njohuri të mjaftueshme për terrenin e thellë malore ku ishte mbjellur lënda narkotike.

1572976429_BedriHasanaj.jpg

Shefi i Komisariatit të Librazhdit, Bedri Hasanaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 05/11/2019 19:00

    Ne fshatin Ostren llujdestar ishte ish drejtori i policise Diber, Librazhdi eshte pak larg per keto pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës