Ekskluzive/ Misteret e gruas në video me Gjicin, pa pasuri, kompani fantazmë, e papunë dhe e trajnuar për përgjime! Pasioni për qentë dhe spiunazhin

Ekskluzive/ Misteret e gruas në video me Gjicin, pa pasuri, kompani fantazmë, e papunë dhe e trajnuar për përgjime! Pasioni për qentë dhe spiunazhin

Foto nga video

Gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave. Nga verifikimet që ka kryer Shqiptarja.com rezulton se 40-vjeçarja e lindur në Berat dhe banuese në Durrës, nuk ka asnjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në emrin e saj. Gruaja që filmoi Safet Gjicin në një kamer të fshehtë, pasi e joshi seksualisht në zyrën e tij, në 26 korrik 2021 ka themeluar kompaninë ACM21 me objekt ‘konsulencë për bizneset e treta’, me vendodhje në Farkë, Tiranë. Nga verifikimet, rezulton se kompania e gruas më të komentuar në Shqipëri, ka zero aktivitet, pra kemi të bëjmë me një biznes fantazmë.

Gruaja rezulton e papunë. Nuk figuron si e punuar as në sektorin privat dhe as publik. Gjithashtu, mësohet se 40-vjeçarja, vitin e kaluar, ka ndjekur një kurs në Tiranë, për të mësuar teknikat e spiunazhit, përdorimin e pajisjeve të përgjimit, gjurmimin e makinave dhe mbikëqyrjen kompjuterike. Me sa duket, aftësitë e fituara në këtë trajnim, i ka përdorur në rastin e Safet Gjicit. 40-vjeçarja mësohet se herë pas here bashkëpunonte me ndonjë emision investigativ si dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror, si e infiltruar. 

Gruaja, e cila deri më tani rezulton se nuk ka përfituar para publike, ka një pasion për qentë dhe kujdesin ndaj tyre. Jo zyrtarisht thuhet se ishte pjesë e një shoqate për mbrojtjen e qenve. Nuk dihet nëse Safet Gjici ishte shënjestra e parë apo e radhës për gruan në fjalë. Por, ka dyshime të forta se pas zonjës mund të fshihet një skenar shantazhi dhe zhvatje nga segmente kriminale, korrupsioni dhe politike. Pikërisht ky skenar po hetohet nga SPAK pas nisjes së hetimeve kryesisht, për shkak se Gjici është subjekt i SPAK-ut. 

Nëse SPAK do të dokumentojë elemente të shantazhit dhe zhvatjes, gruaja rrezikon më shumë se sa Safet Gjici, sa i takon pasojave penale. Ndërkaq, Safet Gjici mund të akuzohet nga SPAK vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për shkak se raportin intim me zonjën e ka konsumuar në zyrën e shtetit.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Big brother: 20/06/2023 09:33

    Të kom dhje Luizin

    Përgjigju
  • WC muhabet: 20/06/2023 05:45

    Po këta të gjithë pa pasuri janë, vetëm emrin e kanë aty të fshehin kush është realisht pronari.

    Përgjigju
  • Vezhgusi: 19/06/2023 23:35

    Situata eshte normale, femra me horizont perpiqet per qent e rruges te sistemohen, si vend te pershtatshem ka gjetur Bashkine mbasi nuk ka shpenzime se paguajne qytetaret dhe penionistet. Me sukses beri aplikimin me qenin e ndodhur aty, dhe llogaritjet perkatese per mbarshtrimin e ketyre qenieve gjallesa. Vidjo e dale ne medja sherben per promovim te tilla biznesesh qe zhvillohen ne sektor qe mbahen me taksa qytetaresh dhe pensione pensionistesh. Kujdes femijet, grate dhe pse jo Burrat nga " Gjallesat" e zgjedhura.

    Përgjigju
  • Mara: 19/06/2023 23:28

    Nuk ka rendesi se cfare do ndodhe. Ne e dime ende pa perfunduar. Mjafton sulmi i turpshem i SPAK ndaj nje gruaje, nene, femre, dhe medias prane mafies Ramiste, perfshire kete ketu, per te kuptuar kish eshte fytyra e vertete qe zgjerdhehet dhe shkerdhen ne Shqiperi. Edhe kur keni rast te deshmoni sadopak qytetari, e keni te pamundur por perkundrazi rreshtohenj njish sibhjenat grabiqare. Ju skeni as turp e as moral. Maskarenj.

    Përgjigju
  • Juli: 19/06/2023 22:40

    Se kuptoj kete "tronditjen" e thelle te arnautsave,gjoja se si ka mundesi qe po e bejne ne zyre,dhe flasin per moral,bejne ligjerata morali.Seksi,kellcet per shtate pale qejfe,ka kellcit dhe do te kellcase neper office shtetrore e company private,ne te gjithe boten dhe ne Arnautistan.E mbani mend Monika Lewinskin besoj,me Bill Klinton.Te gjithe qe ulurasin,kushedi sa here e kane bere per vete neper zyra shteti.Safeti iku,kaq,e mori denimin.Tani,kapni ndonje tjeter,se pergjimi ka hyre ne mode ne Arnautistan.Eshte sport popullor.

    Përgjigju
  • Scutari: 19/06/2023 22:31

    Mos vallë ka vizituar në zyrë edhe Bardh Spahinë se në Shkodër është ndërtuar në një copë tokë një strehë e tillë për qentë?! Kkkkkkkkk...

    Përgjigju
  • ylli polico: 19/06/2023 20:57

    gjici nje cope gomari...e kishim ne shkollen e policise e tallnin te gjithe...

    Përgjigju
  • erion: 19/06/2023 17:45

    Tenderi per te kastruar qent e qytetit, i fituar nga zonja nuk quhet favor?

    Përgjigju
  • Or tej: 19/06/2023 17:40

    Keni harru pasionin per gerneten or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Levinski: 19/06/2023 17:26

    Mos ia qani hallin se zoteron te gjitha aftesite qe kerkon tregu i punes!

    Përgjigju
  • 0987: 19/06/2023 17:04

    Hajt se mire ja ka ba se nuk e ka me zie groshen per njat pun asht.

    Përgjigju
  • Elton: 19/06/2023 16:38

    Kjo o shoku im kishte pasion t hante akollore

    Përgjigju
  • Alo: 19/06/2023 16:33

    Sa eshte e re ka pune boll

    Përgjigju
  • Tiku: 19/06/2023 15:28

    Me shume se per pergjime ishte e mire si kengetare mjafton ti japesh nje mikrofon ne dore dhe te qifsha Liza Minellin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje