Nga Shqipëria drejt Izraelit janë largur deri më tani rreth 100 rezervistë dhe priten të tjerë të largohen për tu angazhuar në luftën kundër militantëve të Hamasit. Këtë e ka bërë të ditur rabini i Sinagogës së Tiranë, Joel Caplan në një intervistë për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi. Pritet gjithsesj 450 persona të largohen nga Shqipëria për tiu bashkuar luftës atje.
Joel Caplan: Është një kohë e vështirë. Nuk është thjesht e rëndë por e tmerrshme për shkak se situata në të cilën gjendet Izraeli nuk është vetëm për një ditë por një kohë e gjatë. Raketat që shënjestrojnë civilët nuk është një luftë ushtri me ushtri, por një terror i organizuar që synon vetëm një gjë, që kombi izraelit te mos ekzistojë në tokën izraelite. Ky është interesi i tyre. Ata kanë një ëndërr të tillë dhe e mendojnë se mund të ndodhë, prandaj edhe sulmojnë, përfshirë edhe civilët.
Kjo është ajo që ndodhi 2 ditë më parë. Në një nga ditët më të bukura, në një ditë të shenjtë të kombit hebre, shkuan shtëpi më shtëpi duke vrarë njerëz, duke vrarë prindër, duke vrarë fëmijë, duke djegur shtëpi, duke nxjerrë njerëzit jashtë shtëpive të tyre, i kanë marrë peng dhe i kanë çuar në Gaza.
Kjo tregoi që Hamas është një organizatë terroriste dhe nuk janë në gjendje të bëjnë paqe, që të synojnë jetesën në harmoni. Ata janë në gjendje të bëjnë terror, të derdhin gjak dhe që hebrenjtë në të gjithë botën të mos jetojnë. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë, është shumë e qartë.
Report TV: Çfarë po ndodh tani në Sinagogë? Sa njerëz po shkojnë në luftë?
Joel Caplan: Është e rëndësishme të mbajmë pak sekret këtë. Ne deri tani kemi dërguar rreth 100 persona. Persona që kanë qenë turistë apo që kanë qenë në punë në Tiranë, ndaluan këtu dhe u nisën për të marrë pjesë në luftë. Erdhën këtu me valixhe dhe ne u përpoqëm t’u gjejmë atyre fluturime përmes Athinës apo Malit të Zi, apo edhe përmes fluturimit direkt. Shkuan në Izrael, atje do të veshin uniformën për të vendosur në vend fuqinë e kombit hebre. Vendi ynë është shumë i fortë. Ne kurrë nuk e kemi menduar që do të përballeshim një ditë me një brutalitet të tillë. Ne kemi menduar gjithmonë të jetojmë në harmoni por ata gjithnjë kanë pasur në mendje se si të sulmojnë.
Report TV: Sa vetë janë nisur nga Shqipëria?
Joel Caplan: Qindra mijëra janë nisur nga e gjithë bota. Nga Shqipëria është nisur një avion dhe presim që një tjetër të niset nesër.
Report TV: Ju do të niseni për në Izrael nesër?
Joel Caplan: Unë shpresoj që të nisem nesër dhe të marr pjesë në luftë. Unë jam pjesë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ashtu si edhe im bir. Ushtarët e mi po më presin. Le të shpresojmë se do të shkoj shëndoshë do ta bëj detyrën time siç duhet.
Report TV: Djali yt është në luftë tani?
Joel Caplan: Djali im është 22 vjeç. Ai është një oficer. Ka humbur 7 miq të ngushtë në luftë. Po kalon periudhë të vështirë. Por ai shpreson se gjërat do të shkojnë më mirë.
Report TV: A keni frikë për jetën e djalit apo jetën tuaj?
Joel Caplan: Sigurisht që kemi frikë. Gjërat nuk janë të thjeshta. Por ne besojmë se Zoti na mbron dhe se vendi ynë do t’i mbijetojë kësaj situatë dhe do të dalim edhe shumë më të fortë. Por pyetja është se cili është çmimi deri sa të shkojmë te momenti kur do të jetojmë të qetë. Ne deri tani kemi jetuar të rrethuar me raketa. Asnjë vend në botë nuk është i rrethuar nga raketa. Imagjinoni sikur ta kishte Tirana, një raketë të vetme nga vendet ngjitur. Dhe ne kemi pasur këtë situata çdo ditë. Tani shkojnë edhe sulmojnë. Ata e terrorizojnë popullin. Nuk janë një qeveri me të cilën ti mund të bisedosh.
Report TV: Fëmijët tuaj janë këtu në Shqipëri?
Joel Caplan: Jam duke e menduar një mundësi të tillë, që t’i sjell këtu deri sa situata të qartësohet.
Report TV: Personat që shkuan në luftë nga këtu ishin me pushime apo edhe jetonin këtu?
Joel Caplan: Disa jetonin këtu, disa kishin ardhur me pushime. Të rinj kishin ardhur për të bërë ecje në malet e Shqipërisë. Sapo morën vesh sulmin u kthyen për të marrë pjesë në luftë.
Report TV: Keni komunikime me njerëzit atje në Izrael?
Joel Caplan: Sigurisht! Unë kam komunitetin tim atje, kam miqtë e mi. Kam familjen time! Kam jetën time. Sigurisht kam edhe ushtarët e mi dhe jam gjithnjë në kontakt me ta. Nuk janë ditë të lehta. Është shumë e vështirë të merresh me ta, nuk e kanë fuqinë e të kuptuarit. Kuptoni, djem dhe vajza shkojnë në një festë në pyll për të pasur momente të bukura dhe sulmohen nga të gjitha anët. Të merren peng. Një vajzë 21 vjeçare u mor në Gaza dhe kush e di çfarë është duke i ndodhur.
Report TV: Keni pasur familjarë atje të sulmuar?
Joel Caplan: Nuk kam pasur familjarë por miq që i njoh. Në luftërat e kaluara kam humbur familjarë. Por asgjë nuk na mund. Ne bëhemi edhe më të fortë. Kombi ynë është i fortë, Zoti ynë na mbështet. Kombi i Izraelit jeton!
Report TV: Djali juaj në cilin vend po lufton?
Joel Caplan: Ai është në jug duke ndihmuar ushtrinë atje. Ai është ekspert teknologjie. Dhe ndihmon në komunikimin me të gjitha sistemet. Në të ardhmen do të shohim, sepse lufta mund të jetë edhe në zona të tjera. Do të shkojë kur të jetë nevoja.
Report TV: Faleminderit shumë!
Joel Caplan: Shumë faleminderit!
Lajmi ne perditesim...
Keta jane patriot te vertet qe e duan vendin e tyre Menjehere sa plasi lufta po vete afrohen qe te vene ne front Jo si ne dhe koqeverat qe jemi patriota FB Dhe flasim per patriotizem por shajm njeri tjetrin per tradhetar dhe te gjth ja mbathim nga frika Rasti me fresket eshte kosova ne 1998 ku 90 perqind e popullsis ja mbathen Dhe pas mbarimit te luftes u kthyen dhe ata qe luftuan po bredhin dyerve te burgjeve Te spiunuar nga keta qe ja mbathen nga frika
PërgjigjuGjynaf te dyja palet femi gra pleq e burra po vdesin ju ndaheni sikure jane dy ekipe futbollit nuk jeni ne terezi fare sjeni njerez…
Përgjigjudo e vazhdoni traditen e shkaterrimit te varreve katolike ne Jeruzalem, zoti rabin? Do peshtyni me mbi prifterinjte katolike sic e keni zakon? Per Tonin, e dime qe je duke u lodh shume me propaganden e shtetit terrorist. Nuk jam mjekercjap, kam Jezu Krishtin shpetimtar.
PërgjigjuNje mut je edhe ti LOL
Kta po qe luftojn, ne Shqipot do kishim vra njoni tjetrin pastaj kush mbeste do ishte bere njesh me Armikun si Enver Hoxha me Jugosllavet e Ruset.
PërgjigjuFilluan mjekercjapet te komentojne ketu.
Përgjigjuzero mjeker e asnje dite ne xhami, me ken te drejten duhen vetem pak neurone gja qe ti nuk ke
Forca RABIN!Ndihmojeni vendin tuaj sic keni bere tere jeten!Kur te vrasin gjeja me e mire eshte te mbrohesh me forcen e armes!Kombi yne eshte me ju!Ashtu sic ishim ne vitet 40'
Forca IZRAEL! QENDRO I FORTE e KI BESIM NE ZOT!
PërgjigjuAlb patriot? Ik mer m...
nuk largohen me force te zotet e shtepise or cifut ish gjynah, zoti vonon por s harron
PërgjigjuShko e mos u ktheni ma, Palestina do te triumfoje
Përgjigju