TIRANË- Institucioni i Presidencës (që preket nga nisma ligjore e PS për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale) reagon për Report Tv mbi këtë nismë. Presidenca thotë se nuk jep koment mbi thelbin e ndryshimeve, por kompetenca e tij është të flasë (përmes dekretit) vetëm pasi nisma të kthehet në ligj.
“Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qendrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve", thuhet ne reagim.
Reagimi i Presidencës për Report Tv, vjen pasi PS propozoi ndryshimi në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, përmes së cilit synohet që gjykatat të mos mund të pezullojë nga detyra Presidentin, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kjo lëvizje e socialistëve erdhi pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti shumicën për rastin “Balluku” dhe gjyqtarët u ndanë 4 me 4 duke rrëzuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos e zgjidhur konfliktin e kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së.
Lajmi në përditësim...
Komente










