EKSKLUZIVE/ Oligarku i naftës dhunon e merr peng pronarin e një karburanti

TIRANË- Frindet Kuqi, oligarku i naftës dhe pronari i kompanisë “Eida”, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “keqtrajtim personi”. Njeriu që listohet nga disa studime, si një ndër personat më të pasur në Shqipëri, është përfshirë në një ngjarje kriminale, ku Kuqi së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, rezulton të kenë dhunuar rëndë dhe marrë peng, pronarin e një karburanti në qytetin e Përmetit, 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi.

PIKA E KARBURANTIT

Ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë për një oligark nafte siç është Frident Kuqi, ka ndodhur në afërsi të komisariatit nr.1 në Tiranë, ku Kuqi ka thirrur dhe më pas dhunuar në zyrën e tij, Gëzim Ibrahimin, pronarin e një pike karburanti në Përmet, me të cilin Frident Kuqi, është përfshirë në një konflikt për qiranë e karburantit që Kuqi ka marrë në Përmet. “Shqiptarja.com” prej disa ditësh ka hulumtuar këtë rast duke mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 3 tetor 2019 dhe se aktualisht një prokurore në prokurorinë e Tiranës, është duke kryer hetime në ngarkim të oligarkut të naftës Frident Kuqi, për akuzën e “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Keqtrajtim personi”. Por megjithëse në prokurori është hapur një procedim penal për këtë ngjarje dhe ekziston një kallëzim penal nga 60-vjeçari i dëmtuar Gëzim Ibrahimi, nga ana e policisë së Tiranës, nuk është marrë asnjë masë ndalimi ndaj biznesmenit të naftës.

Me sa duket lidhjet e tij politike por edhe në polici, ka shumë gjasa që të kenë influencuar në mos ndalimin e këtij personi, që në zyrën e tij ka dhunuar, ofenduar rëndë dhe më pas marrë peng pronarin e një pike karburanti në Përmet.

DEMTIMI NGA DHUNA

Gëzim Ibrahimi, nga keqtrajtimi ka pësuar dëmtime serioze në pjesën e pasme të kokës, në njërin krah dhe në trup. Por sikur të mos mjaftonte dhuna barbare e shkaktuar nga Frident Kuqi, ky i fundit ka vijuar të verë në zbatim edhe një plan tjetër. Me ndihëm e tre personave të tjerë, ende të paidentifikuar Frident Kuqi e ka marë peng Gëzim Ibrahimin, duke ushtruar presion psikologjik mbi të, e duke e çuar tek noteri, për të firmosur një deklaratë noteriale, ku 60-vjeçari Ibrahimi të pranonte dhe të firmoste se i kishte një detyrim financiar prej 30 milion lekë të vjetra biznesmenit të naftës Frident Kuqi. Shumë kjo që sipas Kuqit ishte nxjerrë nga shpenzimet financiare që ai kishte bërë në pikën e karburantit. Deklarata noteriale është firmosur para një noteri që ushtron detyrën pranë “Urës së Tabakëve” në kryeqytet. Ndërkohë distanca nga zyra e Frident Kuqit, që ndodhet në zonën e “Brrylit” deri tek “Ura e Tabakëve”, është përshkuar në këmbë, ku Gëzim Ibrahimi i gjakosur dhe nën shoqërinë e personave, pjesë e trupës kërcënuese të Kuqit, është çuar para noteres Frida Muçmataj për të firmosur.

SI LINDI KONFLIKTI

I gjithë problemi mes oligarkut të naftës dhe njeriut që disponon kompanisë “Europetrol Durrës Albania” Frident Kuqi me pronarin e pikës së karburantin në Përmet Gëzim Ibrahimi, ka lindur pasi Kuqi nuk pranon të paguajë qiranë e pikës së karburantin. Karburanti në Përmet është marrë me qira nga Frident Kuqi, qysh prej muajit Prill 2018 me një afat 5 vjeçar. Por gjatë kësaj kohe të punimit të pikës së karburantit në Përmet, Kuqi duhet të paguante tek llogaria e Gëzim Ibrahimit shumën prej rreth 54 milion lekë të vjetra. Kjo sasi lekësh është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe permanente nga Gëzim Ibrahimi si detyrim për qiranë, por nuk është dhënë sot e kësaj dite nga Frident Kuqi. E habitshme është se si një biznesmen nafte, që zotëron gati 15 për qind të tregut të hidrokarbureve në Shqipëri, përfshihet në veprime të tilla kriminale, për një vlerë financiare kaq të vogël. Të dyja palët kanë pasur debate të ndërsjella për këtë shumë financiare, ku këto debate kanë dalë jashtë kontrollit në datën 3 tetor 2019, pasi Frident Kuqi, ka ofenduar dhe dhunuar rëndë e më pas ka marrë peng 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi, duke e detyruar të firmosë para noteres Muçmataj, një deklarata që ti njihte Kuqit investimin në karburant që sipas tij shkonte diku tek 30 milion lekë të vjetra.

RRAHJA NE ZYRE

Në rrëfimin që ka dhënë në polici pronari i karburantit në Përmet Gëzim Ibrahimi, ka pohuar se:”...jam nisur nga Përmeti për në Tiranë, rreth orës 15:00 duke komunikuar me Frident Kuqi pasi kisha për të dorëzuar një raport mbi shitjet dhe pjesën e fitimit që kishte kryer pika e dhënë me qira, prona ime e cila ndodhet në Përmet dhe për të bërë një zgjidhje paqësore me Frident Kuqin. Rreth orës 17:30 unë kam ardhur në Tiranë dhe kam komunikuar në telefon me këtë shtetas se ku do të takohemi. Fridenti më ka kthyer mesazhin dhe më ka thënë “...nesër në mëngjes te zyra...”. Mesazhin e kam në telefon. Rreth orës 09:00 e kam marrë në telefon dhe më ka kthyer sërish një përgjigje me mesazh duke më thënë:“...në orën 11:30 jam aty...”. Shkova te zyra e tij në katin e dytë në një pallat që ndodhet te “Bërryli” në orën 11:30. Fridenti, ishte në zyrë me Esneralda Kovaçi. Sapo hyra brenda ai më fyen në sy të Esneraldës duke më thënë:“...çfarë do ti nga mua, atë të satëme, unë të bëj motrën...” e filloi të shante pa fund dhe nxori jashtë Esmeraldën dhe ka kyçur derën e zyrës me çelës. Fillimisht ishim vetëm ai dhe unë në zyrë, ai përveç se shante, unë isha ulur në një karrige dhe ai më goditi me grusht dhe unë nga tronditja kam rënë përtokë. Më ka hedhur thonjtë dhe më ka thënë:”...unë do të mbys nuk do të dalësh i gjallë sot...”. Nga këtu dhe nisi të më godasë me grushte në trup dhe me shkelma, ku ndiej dhimbje në pjesën e këmbës së djathtë, kam gishtin e unazës të dëmtuar dhe të gjakosur dhe kam gjithashtu dëmtim në pjesën e pasme të veshit të djathtë dhe kokën e ndiej të mpirë.

“DO HIDHEM NGA DRITARJA”

Më tej në rrëfimin e tij që ka dhënë në ambientet e policisë Gëzim Ibrahimi, ka pohuar se pasi Fridenti e ka goditur disa herë ndërkohë që ai isha përtokë, Gëzimi i kam thënë:“...do më lësh apo të hidhem nga kati i dytë...”.Ai u tremb se ndoshta mund të hidhesha vërtetë nga kati i dytë pasi unë kam tentuar t’i shkëputem fizikisht dhe ka hapur derën dhe në këtë kohë në zyrë ka hyrë një person, të cilin dëgjova që e thirri në emër “Selman” dhe më pas dy persona të tjerë,të cilët nuk i njoh por mund t’i përshkruaj fizikisht. Selmani, ishte një burrë rreth 45-50 vjeç, trup i mbushur, me gjatësi rreth 170 cm, i veshur me bluzë ngjyrë bojëqielli me mëngë të shkurtra, me flokë të shkurtër dhe nëse e shikoj jam në gjendje ta njoh. Ky Selmani ka qenë drejtues i lartë policie. Personi tjetër ishte me bluzë të bardhë, me pak mjekër, me flokë të shkurtër, pak më i gjatë dhe më i mbushur nga Selmani, i moshës rreth 40 vjeç, personi i tretë ishte ndoshta mbi 50 vjeç,pak biond apo i thinjur, kishte veshur një xhup pa mëngë, në ngjyrë ulliri të hapur.

TEK NOTERI ME FORCE

Të gjithë personat që përshkrova më sipër, nëse i shikoj mund t’i njoh. Pasi hynë këta tre të tjerët në zyrë, Selmani më tha: “...ulu këtu, bëj deklaratë që na ke 30 milionë lekë për të likuiduar...”.Në këto rrethana, duke parë që nuk kisha asnjë mundësi për të dalë nga ajo zyrë, bëra një deklaratë me shkrim dore, ku pranova që u kisha 30 milionë lekë për të likuiduar nga pjesa e fitimit sipas kontratës së qirasë dhe pasi të likuidoheshin këto, do prishnim kontratën. Megjithëse unë u bëra një deklaratë dore, nuk më lanë të largohesha por Fridenti më tha:“...do rrish këto tani sa të vijë noterja se e kemi lajmëruar...”. Unë i thashë:“...kjo është marrje e deklaratës me forcë...”. Por Fridenti ma ktheu:“...ne jemi burra, më mirë hajde ta bëjmë para noteres dhe shkojmë aty...”.Qëllimi im ishte sa të dilja jashtë sepse nuk kisha asnjë mundësi tjetër me katër persona prezent në zyrën e Fridentit, të cilët po më bënin presion. Më pas unë u çova një moment kur ata hapën derën dhe u thashë:“...do më lini të dal, se vij vetë para noteres apo të hidhem nga dritarja...?”.Ndërkohë në këmishë kam pasur njolla gjaku dhe kam qenë i dëmtuar fizikisht. Kërkova një gotë me ujë dhe ma dhanë. Më vunë në mes dhe kemi zbritur nga kati dytë, ku mua më shoqëronte Selmani me Fridenin, së bashku dy personat e tjerë të cilët nuk i njoh. Në momentin që kam dalë nga zyra pashë që kishte njerëz dhe nxitova për t’u larguar,por nga krahu më kishte kapur Fridenti,i cili më tha: “...eja të ikim me makinën time...”. Unë i thashë: “...me atë që bëre në zyrë nuk kam besë të hipi më në makinën tënde...” dhe i thashë që do prisja sa të vinte djali. Ai këmbënguli dhe unë i thashë: “...eja të ikim në këmbë dhe hiqi duart mos më mbaj fizikisht...”.Atëherë më vuri në mes Firdenti së bashku me Selmanin deri tek “Ura e Tabakëve”, rrugës po vinin katër persona të tjerë ku njëri ishte menaxheri i pikës, të karburantit. Kur kemi shkuar te noterja, ata kanë qëndruar jashtë, kurse Selmani hyri në zyrë dy herë dhe duke qenë se unë i kërkoja noteres të bënte me shkrim deklaratën e dorës që unë kisha shkruar në zyrën e Firdenit.

Teksa Fridenti dhe Selmani qenë duke bërë deklaratën me dhunë te noterja, ka ardhur djali im, të cilit unë më herët kam mundur t’i nis një sms dhe t’i thosha të vinte urgjent te noterja tek “Ura e Tabakëve”.Në momentin që ka ardhur djali, më ka parë të dëmtuar fizikisht,ka parë njollat e gjakut dhe më ka pyetur “...çfarë ke...?”.I thashë: “...sa të mbarojmë këtu se do ta shpjegoj unë më pas...”.Pasi kam mbaruar deklaratën dhe kam firmosur për të mos pasur konflikte sepse kur më erdhi dhe djali pashë që para noteres vazhdonin të qëndronin katër personat e përshkruar më sipër ë bashku me Selmanin, dhe nuk i dhashë shpjegime djalit aty për të mos krijuar konflikt. Më pas kam firmosur deklaratën, kam dalë nga zyra e noteres pa përshëndetur asnjë nga personat. Firdenti me Selmanin më kanë shoqëruar deri pak metra larg noterisë. Firdenti, i tha noteres që kopjen e tij le ta mbante ajo dhe noterja më kërkoi mua të paguaja deklaratën, kurse Firdenti i tha “...mbaje te llogaria ime...”. Pasi ika nga ata i thashë djalit “...eja të pimë një kafe...”,për të marrë veten. Jemi ulur, kemi pirë një kafe dhe më pas jam paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin penal. Tashmë të gjitha këto veprime kriminale po hetohet nga policia dhe prokuroria e Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Osmanëri e gjallë: 14/10/2019 11:20

    Anadoll e Osmanëri!

    Përgjigju
  • Shaqiri: 14/10/2019 04:43

    Keto jane arsyeja qe nuk hyjme dote ne Europe se mbase kjo i duket normale qeverise .po lulin dhe salen e mundin keta kaq kujtojne qe do populli

    Përgjigju
  • Berti: 13/10/2019 20:01

    Po noteres nuk i beri asgje pershtypje?

    Përgjigju
  • Free in jail: 13/10/2019 17:01

    PSE STREGON KY FRIDENTI KUR I RRAFI POLICIA ME MOTORA TE GARDA... ISHTE BAB E BIR RANE NE PRANGA TE DY E ASGJE SDOLI NMEDJA...

    Përgjigju
  • Trifoni: 13/10/2019 12:50

    Do lerohet se eshte rilindas I Rames

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/10/2019 11:26

    Edhe sa vjet do te na duhen te behemi njerez, per sa kohe te jene gjalle keto plera "bisnesmene" funderrina nuk besoj pe do te duhen pak vite

    Përgjigju
  • miri kola: 13/10/2019 10:54

    Sa ka bere ky Frideni keshtu, kjo eshte me e vogla!

    Përgjigju
  • Eri: 13/10/2019 09:52

    Kjo eshte Shqiperia qe duam,policia qe duam dhe forca e lekut mbi ligjin.Rroft qeveria e Rilindjes dhe drejtesia e re.

    Përgjigju
  • pasaniku: 13/10/2019 08:47

    Ky Fridenti jo me kot eshte bere miljarder. Eshte kriminel,se ne kete vend prandaj ikin njerzit se jane ulur malet e jane ngritur kriminelat e halet.

    Përgjigju
    • Riku: 13/10/2019 11:28

      Sa mire e ke thene. Po noterja ka lezet, sheh klientin te gjakosur dhe vazhdon punen me zell.

  • ERP: 13/10/2019 08:14

    Nese eshte e vertete ky plehra biznesmen duhet te plaset ne burg fhe shkb te hetoje veprimet e policise

    Përgjigju
    • Genci: 13/10/2019 15:05

      Per sa kohe prokuroret blihen dhe shiten individe si ky do bredhin rrugeve. Sa here ka mbyllur me leke ceshtjet. Rilindas?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë