Ekskluzive/ Përgjimet e policëve në Durrës: Hiq betonieren se kanë raportuar në portal...Jepi naj gjë se jam këtu me Ganiun (në kërkim)

Një duzinë me biseda të përgjuara mes policëve të arrestuar në Durrës dhe personave që ndërtonin objekte pa lejë në zonën e Shijakut, Durrësit, Manzës e fshatra të ndryshëm të kësaj zone, kanë nxjerrë zbuluar efektivët e arrestuar së fundi nga prokuroria. Prokurori i çështjes, Afrim Shehu, që ka administruar dhe analizuar materialet hetimore për këtë rast, ka zbuluar taktikat që kanë përdorur policët, inspektorët e Mjedisit dhe Territorit, por edhe zyrtarë të njësisë administrative Manëz, me ndërtimet pa leje që bëheshin nga persona të ndryshëm. Të gjithë personat, si policë dhe inspektorë, që ishin identifikuar në fillim si të implikuar në këtë skemë abuzimi me qëllim përfitimi të shumave që varionin nga 1500 euro deri në 7 mijë euro.

Biseda të policëve si: ”Mos mbaj punëtorët në objekt pasi ndërtimi pa lejë është raportuar në portal” apo të tjera si: “Hiq betonieren nga aty fute brenda dhe thuaj që jam duke bë tubacionet dhe kullimet”, tregojnë implikimin e uniformave blu në këtë skemë të mos parandalimit të ndërtimeve pa leje.

Ky hetim i nisur fillimisht prej 3 tetorit 2019 fillimisht për dy policët Gani Demi (ende në kërkim) dhe Agim Osmani, është zgjeruar në ditët në vijim duke sjellë implikimin e shumë të tjerëve.

Në dosjen hetimore thuhet se: "Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Sektori Durrës - Lëzhë, ka ardhur në dijeni se disa punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës me detyrë Specialist të Policisë së Zonës, kanë ardhur dijeni për shkak të detyrës për ndërtime të paligjshme dhe vepra të tjera penale, në territorin që ushtrojnë detyrat e tyre funksionale dhe me mosveprime kanë lejuar shtetas të ndryshëm për të ndërtuar pa leje, duke mos kryer veprime procedurale për referimin këtyre veprave penale tek prokurori”.

Hetimet kanë nisur dhe është mësuar se personat: Agim Osmani dhe Gani Dama, Sami Xhafa, Nikoll Marku, Ermand Petova, Besnik Domi, Dishir Dakoli, Petrit Neziri, Haxhi Shera, Ndriçim Shika, Astrit Nuri, Gjergj Gerco, Marius Shahini, Julian Kacadej si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndërsa Adem Lika, Qerim Doka, Gjon Zefi, Paulin Meta dhe Dritan Koçi, si të dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

“Mos mbaj punëtorët në objekt, kanë raportuar në portal”

Efektivët e policisë pasi kishin dakordësuar me pronarët e ndërtimeve, raportonin tek këta të fundit se dikush nga banorët e komunitetit i kishte denoncuar tek portali “Komisariati Dixhital”. Punonjësi i policisë Agim Osmani, është në dijeni të ndërtimit pa leje që po kryente R.Lika, dhe i thotë këtij të fundit “që mos të mbajë punëtorët në objekt pasi ishte raportuar në portal”. Një tjetër rast është raportuar dy herë në “Komisariati Dixhital”, ku Qerim Doka po ndërtonte pa leje katin e dytë të banesës së tij në fshatin Jubë. Punonjësi i policisë Agim Osmani, si specialist i policisë së Zonës “SPZ” është ngarkuar me verifikimin e raportimit. Pas verifikimit ai ka raportuar se në këtë fshat nuk kishte konstatuar ndërtim pa leje dhe këtë raportim ai ia ka adresuar një objekt tjetër në ndërtim, që po bëhej nga Gjon Zefi, në fshatin Rrushkull, i cila ndodhet rreth 500 metër larg nga objekti i raportuar në portalin “Komisariati Digjital“. Ndërsa qytetarët nga ana tjetër shkruanin në portal se: "në Jubë Qerim Doka mbaroi punë ndërtoi shtëpinë, e kemi raportuar dhe para tre jave, tek ura e hekrit". Në lidhje me këtë raportim punonjësi i policisë ka njoftuar se: nuk është konstatuar ndërtim pa leje në adresën e dhënë. Nga bisedat telefonike që ky punonjës policie kryen me kolegun e tij Dishir Dakoli dhe Qerim Doka rezulton se njihet me Qerim Dokën dhe e ka lejuar të ndërtojë pa leje, si dhe i porosit ata se si duhet të veprojnë në rast se kryhen verifikime nga ana e shërbimeve të policisë.

“Hiqe betonieren nga aty, fute brenda”

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Nikoll Marku me detyrë oficer, ka për detyrë të konstatojë dhe të kryej veprime procedurale për ngjarjet që ndodhin në Njësinë Administrative Sukth. Një nga banorët e këtij fshati, Gjon Zefi, ka një banesë 2- kate dhe ngjitur me banesën po ndërton pa leje një objekt 1 kat. Objekti pa leje është ndërtuar në muajin Shtator të vitit 2019, e në vazhdim, ku për ndërtimin pa leje është raportuar në komisariatin digjital. Në lidhje me këtë objekt ka kryer veprime procedurale por nga përgjimet telefonike, rezulton se nuk është dokumentuar ndërtimi i paligjshëm 1 kat, por janë kryer veprime për disa punime pa leje për kanalizim dhe tubacione, me qëllim për të shmangur ndjekjen penale të ndwrtuesit Gjon Zefi. Nga transkriptimi i bisedave telefonike të Gjon Zefit rezulton se ai kontakton me një person tjetër, i cili e mëson se çfarë veprimesh duhet të bëjë tek banesa e tij si dhe të heqë veglat e punës nga aty (një betoniere). Gjithashtu nga biseda e zhvilluar, Gjon Zefi i tregon djalit të tij se si të flasë në lidhje me ndërtimin tek banesa e tij “duke be tubacione se kanë qu një ekspert nga Durrësi me be veprimet thuj atij ashtu… jepi atij naj gje”... ndërsa ai i thotë “a të iki atje fare unë”, më pas Zefi i thotë “hiq betonieren nga aty fute brenda dhe thuaj që jam duke bë tubacionet dhe kullimet se betonin e avllisë e kemi bë kur kemi be shpinë se jam këtu me Ganiun”. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton e kanë dijeni dhe punonjësit e policisë Gani Dama dhe Sami Xhafa.

Pajisja me leje për armatim

Nga hetimet e zhvilluara, R.Koni, është një biznesmen nga Tirana dhe disponon një magazinë fruta-perimesh në rrugën Maminas-Gjiri i Lazit. Hetimi ka zbuluar se Koni rezulton që të jetë pajisur me armë me leje nga Komisariati i Policisë Shijak. Nga bisedat telefonike të datës 13 nëntor 2019 rezulton se punonjësi i policisë Haxhi Shera, ka kryer veprime aktive duke ndryshuar të dhënat për vendbanimin e Ruzhdi Konit ku nga Tiranë e ka vendosur Maminas, për të regjistruar në sistemin “SIMA” të evidentimit të armëve të gjahut të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, emrin e R.Konit. “Këto veprime rezulton të jenë kryer në bashkëpunim me punonjësin e policisë Astrit Nuri me detyrë specialist i armatimit në DVP Durrës.”-thotë prokuroria e Durrësit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 11/01/2020 13:49

    Policet e korruptuar te largohen sa me pare ndoshta eshte mire te vehet ne perdorim ne disa raste metodat e sigurimit shteteror te meparshem;ku s kishte gadi gjakmarrje, ku s kishte se si te korruptohen njerezit sigurimit shteteror kur populli po edhe policet shteteror ishin me vigjilent.

    Përgjigju
  • Vlora: 11/01/2020 11:46

    Kontrolloni policinë e Vlorës, njerzit kanë frikë të denoncojnë në portal sepse polici i lagjes tregon kush ka bërë denoncimin në portal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen