TIRANE - Italiani Massimiliano Nicolini, tre muaj pasi gjeti automjetin e tij, “Jaguar”, falë ndihmës së Asllan Patriotit, ish koordinator i grevës së urisë së ish të burgosurve politik në Tiranë, ka kontaktuar sërish me këtë të fundit dhe i ka kërkuar ta takojë duke i ofruar para.
Nikolini i ka dërguar Patriotit një mesazh telefonik, një ditë përpara arrestimit të tij. Mesazhi është dërguar pas me shume se 2 muajsh mungese kontakti mes Patriotit dhe Nikolinit. Nëpërmjet këtij mesazhi Nikolini shkruante ta takonte mikun e tij shqiptar duke i kërkuar ndjesë për heshtjen e gjatë. Të gjitha këto fakte bëhen të ditura gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen Shqiptarja.com nga një vajzë e re, Jonida D. , banuese në Durrës.
Jonida ka qenë përkthyesja mes shtetasit italian, i cili nuk flet shqip dhe Asllan Patriotit, i cili nga ana tjetër nuk ka asnjë informacion mbi gjuhën italiane. Dëshmia e vajzës zbardh faktin se dhënia e 700 eurove nga Nikolini për shqiptarin Asllani për gjetjen e automjetit “Jaguar” të humbur, ka qenë një iniciativë personale e shtetasit Italian dhe jo një ryshfet nga ana e koordinatorit të grevës, sikundër pretendon prokuroria shqiptare.
Por nuk mjafton vetëm kjo: Kur Nikolini mbërriti në vendin e takimit të lënë paraprakisht me Asllanin, te enjten në mesditë, në restorantin “Vila Gold”, mendohet se ka përgatitur edhe planin me policinë. Kartëmonedhat që Nikolini po përgatitej t’i jepte Asllanit, më parë janë numëruar dhe fotografuar dhe agjentët e policisë kanë qenë të përgatitur për të regjistruar takimin.
Në fakt takimi i parë mes Nikolinit dhe Asllanit u zhvillua në ora 12.30 të së enjtes ku italiani i dha koordinatorit të grevës së urisë 100 euro, dhe një takim i dytë u mbajt 4 orë më vonë në një lokal pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku i ka dhënë edhe 600 euro të tjera.

(Faksimile e kontratës së panoterizuar mes Patriotit dhe Nikolinit)
Policia ka regjistruar gjithçka në të dy takimet dhe ndërsa Asllani po përgatitej për të marrë pjesë në një intervistë televizive është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Kurthi tashmë ishte i qartë.
“Asllan Patrioti nuk donte para- ka thënë përkthyesja, e cila ka qenë e pranishme në të dy takimet – por ka qenë italiani, i cili ka këmbëngulur për ta paguar”. Një dëshmi kjo, vendimtare për të vërtetuar pafajësinë e Patriotit.
Madje Jonida rrëfen se paraditen e së shtunës i ishte drejtuar gjykatës së Tiranës për të dhënë dëshminë e saj, por gjykatësja Arjana Caco nuk ka pranuar ta dëgjojë.
Gjithçka ndodhi paraditen e djeshme ku gjykatësja, e cila është e njëjta që shpalli si të paligjshme grevën e urisë së ish të burgosurve politik, ka vendosur që Asllan Patrioti të qëndrojë në burg.
(aq/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

EKSKLUZIVE/ Flet ish e fejuara: Si më mashtroi italiani Nicolini