Gjendet një gomone e përmbysur 10 milje larg Sazanit, ndërsa janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme tre personat që ishin në bord dhe që dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës.

Mes të shpëtuarve janë dy shqiptarë dhe një italian. Gomonia dyshohet se u batua nga dallgët e detit, ndërkohë që vijon kontrolli për drogë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se asnjë nga të shpëtuarit  e ndaluar nuk tregojnë se përse gjendeshin në atë orar me gomone në det.

Dyshimet e policisë janë se gomonia mund të ketë qenë duke trafikuar kanabis drejt Italisë, ndërsa është përmbysur nga dallgët.

Në muajin e fundit janë bllokuar në Itali disa gomone me kanabis, ndërsa disa skafistë janë prangosur.

Njoftimi i policisë
Në orën 23:40, anija "P - 112 Skenderbeu" e Forcës Detare, njoftohet nga QNOD në lidhje me një skaf qe po mbytej. Menjëherë anija e Forcës Detare është nisur në vendngjarje ku ka konstatuar skafin e mbytur. Në bashkëpunim me Guardia di Financia është bërë e mundur shpëtimi i 3 personave