Ekskluzive/ Pjesa e dytë e dëshmisë së bosit turk, të Jahit 2 mln eurosh! Zbulon pse nuk ishte në lundrim me kapitenin

Ekskluzive/ Pjesa e dytë e dëshmisë së bosit turk, të Jahit 2 mln eurosh! Zbulon pse nuk ishte në lundrim me kapitenin

Nedim Akyuz

LEZHË- Bosi i tekstileve në turqi Nedim Akyuz që rezulton të jetë dhe pronari i jahtit luksoz “Atik Bey”, nuk heq dorë nga kërkesa e tij për të marë nga porti i Shëngjinit dhe kthyer në Turqi Jahtin me vlerë 2 milion euro. Nëpërmjet një kërkese me shkrim Akyuz kërkon që prokuroria dhe policia e Lezhës ti lirojnë jahtin, pasi sipas tij qëndrimi në molin e portit të Shëngjinit, do të sillte degradimin e këtij jahti luksoz. Por nga sa mësohet kërkesa e biznesmenit turk është refuzuar nga anëtarët e grupit hetimor, pasi mjeti lundrues është i bllokuar në cilësinë e provës materiale, pasi pikërisht në këtë mjet ka humbur kontaktet dhe nuk gjendet kapiteni turk Sevgin Javuz. Një ditë më parë biznesmeni Akyuz ka qënë në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me drejtorin e policisë së këtij qarku, ku dhe ka dhënë sqarime si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.Por “Shqiptarja.com” mëson se sot në mesditë Nedim Akyuz ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Lezhës, duke zhvilluar një takim me drejtuesit e kësaj prokurorie.

Në shoqërinë e biznesmenit Nedim Akyuz mësohet të ketë qënë dhe Sekretari i përgjithshëm i Ambasadës Turke në Shqipëri. Akyuz dhe sekretari i përgjithshëm i ambasadës kanë lërkuar nga prokuroria lirimin e mjetit drejtues, por kjo kërkesë është refuzuar. Biznesmeni ka argumentuar se mjeti lundrues do të ketë dëmtime të riparueshme pasi porti i Shëngjinit nuk ka kushtet për të mirëmbajtur një jaht të tillë, por sërish prokurorët kanë refuzuar të lirojnë mjetin lundrues. Prokuroria argumenton se pikërisht në këtë jaht është zhdukur në rrethana të paqarta kapiteni, dhe për pasojë deri në fazën e sqarimit të ngjarjes ky mjet nuk mund të lirohet. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme “Shqiptarja.com” publikoi eksluzivisht pjesën e parë të dëshmisë së biznesmenit turk për këtë ngjarje.

Ndërsa sot vijon me publikimin e pjesës së dytë të dëshmisë, ku Nedim Akyuz pranon se ka qënë në Kroaci dhe Malin e Zi, nga ku del se ka postuar foto në rjetet sociale në “Instagram” dhe “Facebook”. “…po kam qënë prezent muajin gusht në Kroaci dhe Malin e Zi. Aty kam qëndruar dhe kam udhëtuar me jahtin që kam në pronësi. Unë kam udhëtuar nga Stambolli me avjon drejt Malit të Zi. Pikërisht në këtë shtet, i jam bashkuar kapitenit tim që drejtonte Jahtin, me të cilin ai kishte mbëritur nga Korfuzi në Budva, për t'u furnizuar me karburant por edhe për të lundruar së bashku me mua, për ditët që unë do rija në Malin e Zi dhe Kroaci për pushime. Pasi kam qëndruar disa ditë, sërisht jam larguar nga Mali i Zi në drejtim të Stambollit me avjon dhe jo me Jaht. Kapiteni është furnizuar me karburant në Bundva dhe destinacioni final ishte Korfuzi në Greqi, ku do merte vëllain tim së bashku me familjen e tij, që po pushonin në Korfuz…”-thotë në dëshmi biznesmeni Nedim Akyuz. Ky i fundit më tej shton se “…hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat Shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë…”.

Teksa ka mësuar se kapiteni i jahtit është zhdukur dhe mjeti lundrues ishte gjetur i braktisur 15 milje larg detit, biznesmeni Nedim Akyuz thotë se ka udhëtuar me avjon nga Stambolli në drejtim të Tiranës,ku ka marë kontakt me ambasadën Turke në këtë vend. “Shqiptarja.com” mëson se në Shqipëri së bashku me biznesmenin turk, ka mbëritur dhe vëllai i kapitetit të jahtit Sevgin Javuz. Ditën e nesërme është planifikuar marja në pyetje e vëllait të kapitenit të zhdukur në ambjentet e policisë së Lezhës. Hetimet për këtë ngjarje janë përqëndruar në pistën e trafikut të drogës dhe tek mundësia e vrasjes së kapitenit turk që drejtonte i vetëm jahtin luksoz. Gjatë kontrollit fizik të jahtit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa dokumente, pije alkoolike dhe freskuese të llojeve të ndryshme, 265 euro dhe disa veshmbathje. Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti Atik Bey, në datën 30 gusht 2019 ka qenë në Budva. Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram. Javën e fundit të gushtit, jahti “Atik Bey”, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga “Vessel Finder”. Në datën 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.

Një tjetër sistem monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Pavarësisht këtyre të dhënave të mara nga rrjeti i internetit pritet që në ditët në vijim të hidhet dritë mbi mekanizmin e gjetjes së braktisur të jahtit 2 milion euro 15 milje larg bregut të bregdetit të Shëngjinit në Lezhë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberi: 10/09/2019 20:26

    Ju pronari e ka zhdukur vet kapitenin e jahtit ! Futeni mvrenda dhe do këndoj ashtu si është e verteteta ...!!!!

    Përgjigju
    • x-i: 11/09/2019 09:35

      kta spo fusin dot brenda kta horrat shqiptar do fusin miliardera turq qe levizin me jahte.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen