Ekskluzive/ Zbardhet dëshmia e pronarit turk të jahtit të braktisur: Biseda e fundit që bëra me kapitenin tim

Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, është pista kryesore ku është fokusuar policia dhe prokuroria e Lezhës, lidhur me rastin e gjetjes së braktisur të jahtit luksoz 15 milje larg brigjeve të Shëngjinit.

Kjo pistë hetimore është mbështetur edhe nga raporte të dërguara nga Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili ka informuar policinë dhe prokurorinë e zonës, për një rast të mundshëm të trafikut të drogës dhe emrat e personave që mund të jenë përfshirë në këtë tentative trafiku. Kohët e fundit trendi i trafikut të drogës, ka ndryshuar ku trafikantët në shumë raste kanë përdorur jahtet e huaj, për të transportuar kokainën, hashashin dhe heroinën nga  Shqipëria në vende të ndryshme dhe anasjelltas. Por për të hedhur dritë mbi misterin e gjetjes së jahtit, policia dhe prokuroria e Lezhës gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje pronarin e jahtit Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi. Ky i fundit ka udhëtuar nga Turqia dhe ka mbërritur në Shqipëri, me qëllim për të tërhequr jahtin, por në fakt nuk është lejuar pasi mjeti lundrues është provë materiale.

Nedim Akyuz, i shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm i Ambasadës Turke në Shqipëri, ka marrë takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz. Në dëshminë që ka dhënë në polici gjatë pasdites së sotme Nedim Akyuz, ka treguar se jahti tashmë i bllokuar është pronë e tij. Ai nuk ka qenë në bordin e jahtit, por mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javuz. Gjithmonë sipas dëshmisë së Nedim Akyuz, kapiteni ka qenë në Ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen.

Kapiteni i jahtit, Sevgin Javuz

“Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit”-rrëfen në dëshminë e tij Nedim Akyuz. Ky i fundit më tej shton se “…hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat Shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë…”.

Pas kësaj bisede Nedim Akyuz thotë se ka tentuar disa herë të lidhet në telefon me kapitenin e jahtit por nuk ka mundur. Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethaneve se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz. Momentalisht Akyuz ndodhet në Tiranë ku është akomonduar në një nga hotelet e kryeqytetit, ndërkohë pritet që ditët në vijim ai të japë sërisht shpjegime përballë prokurorëve dhe policisë së Lezhës. Gjatë ditës së sotme Akyuz ka dorëzuar si provë disa dokumente që vërtetojnë pronësinë e jahtit, por në ditët në vijim ka premtuar se do verë në dispozicion dhe dokumente të tjera. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të jahtit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa dokumente, pije alkoolike dhe freskuese të llojeve të ndryshme, 265 euro dhe disa veshmbathje. Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti Atik Bey, në datën 30 gusht 2019 ka qenë në Budva. Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram.

Javën e fundit të gushtit, jahti “Atik Bey”, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga “Vessel Finder”. Në datën 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA. Një tjetër sistem monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Pavarësisht këtyre të dhënave të mara nga rrjeti i internetit pritet që në ditët në vijim të hidhet dritë mbi mekanizmin e gjetjes së braktisur të jahtit 2 milion euro 15 milje larg bregut të bregdetit të Shëngjinit në Lezhë.

Ky është intenerari që ka bërë jahti në pronësi të turkut, u ndal dy herë në Shqipëri

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja