EKSKLUZIVE! Pse artistët shqiptarë nuk e kanë pikturuar kurrë Vitin e Ri?! Ermir Hoxha në Esencë 

I ftuar në studio të emisionit Esencë për këtë bisedë është Ermir Hoxha, Studiues i Artit Pamor. 

Ai flet për festat në kohën para vitit 1990 dhe si shiheshin festimet nga artet pamore.

Ja si e përshkruan Ermir Hoxha:

"Socializmi ishte ëndrra e prekshme. 1961, pema i bashkonte shqiptarët përballë ideologjisë, pema e Krishtlindjes tashmë është Pema e Vitit të Ri! 

I gjithë arti i atyre viteve kishte tashmë një fenomen të ri mbi Enverin dhe frymën e re. Regjimi propozonte një Parajsë tokësore me foton e Skënderbeut dhe Enver Hoxhës. Piktura e Edi Hilës tregon boshin e Shqipërisë në vitin 1988. Ishte koha kur fëmijët bënin shirita prej letre prej varfërisë. Në Shqipëri procesi religjoz u zëvendësua nga Partia Mëmë.

Enver Hoxha ishte në mes të çdo gjëje, ai ishte në mes të Vitit të Ri dhe Vitit të Vjetër. Enver Hoxha ishte njeriu që nuk kishte kohë për luks, Zogu ishte më estetik. 
Fishekzjarret ishin çast ekstaze për të gjithë popullatën. Festat e vjetra u hoqën, tashmë festat e sistemit të ri kishin më shumë rëndësi". 


Lajmi kryesor:

Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE


A.Q/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'

Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'