Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.
Kështu, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.
Report TV ka mësuar se më 11 maj, pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës. Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.
Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij. Report TV siguroi dorëheqjen që mban emrin dhe firmën e z. Kordhoni më 11 maj dhe kontaktoi kandidatin për deputet.
Kordhoni tha se ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimin dhe se nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit. Por ai ishte i qartë, se nëse Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.
“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”,-tha Zeqir Kordhoni.
Pyetjes së Report TV nëse ishte ai që kishte firmosur dorëheqjen nga mandati më 11 maj, Kordhoni ju përgjigj: “Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen”.
Kordhoni pohon se në listën e Tiranës është një prej emrave të propozuar nga Partia Nisma Thurje. Dorëheqja e dorëzuar prej tij është një formular i thjeshtë i cili nuk është bërë përpara ndonjë noteri apo zyrtari tjetër.
Gjithësesi, burime pranë KQZ i thanë Report TV se në çdo rast, pavarësisht deklarimeve apo dorëheqjeve që mund të kenë depozituar më herët, kandidatët mund të ndërrojnë mendje e të kërkojnë mandatin e tyre, deri ditën kur Celibashi do të shpallë listën fituese.
Për Tiranën, mandatet ende nuk janë shpërndarë, sepse PD do e kalojë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Por është e qartë se paralel me këto, Lapaj duhet të mbajë “nën kontroll” Zeqirin dhe 11 shokët e tij në listë, deri ditën që Celibashi e shpall mandatin në emër të Adriatikut.

Jeteshkrimi

Dorëheqja nga kandidimi
Letra drejtuar KQZ
-
Zoti Kordhoni eshte fitues, zevendesimi keshtu kthen nje precedent te rrezikshem dhe ben pis sistemin zgjedhor dhe demokratik, garda merr ne mbrojtje zotin Zeqir i cili perben vota nga shtresa punetore ! Lapaj rrezik precedent per demokracine , elektorati votoj per punetorin sic u pa
Përgjigju-
Ka te tjer Para kordhonit.ky I 7 ne list.ka 6 te tjer Para ketij ne listen e mbyllur
-
-
Skandal 1-Jane 3 firma te ndryshme per te njejtin person 2-Datelindja e kandidati eshte 2020 pra 5 vjecar.Vajmedet krietari i partise i ndjeri tiku 3- KQZ vendos nr. Protokolli 9/8/2025 pra muji gusht SHIKOJENI O POPULL ME C'FARE KQZ,C'FATE PARTISH DHE C'FARE KANDIDATESH KEMI. VAJ MEDET
Përgjigju -
Tre firma, te treja te ndryshme nga njera tjetra
Përgjigju -
Mos, Zeqoja do me ia marre karrugen klyshit sorrosit
Përgjigju -
Bravo Zeqo, behu gati për në kuvend. Mos ja lesho vendin filizave të Sorosit.
Përgjigju -
Mos u dorzo zeqir, mbaje fort deputllekun se sigurove dhe jeten e niperve. Llapaj ka leke
Përgjigju -
Bej nje deklarate tjeter,qe te anullosh deklaraten qe ke bere,dhe je ne rrugull me ligjin.Kujdes se mund ta fusin edhe ato qe ne liste jane siper teje,se jam i sigurte qe ato sapo e kane marre vesh kete trik,do kerkojne te behen ato deputete.Tiku kujtoj se me mbushje emrash kot do tu bente deputet dhe me palacolliqet e veta do kapi mandatin.E kuptoni cfare partie ka Tiku?Hajde Tiku shihu me Zeqirin ne 2029,per zgjedhjet e ardhme,ku Zeqiri do pretendoje perseri per nje 4 vjecar tjeter si deputet.Mos u terhiq Zeqiro,eshte shansi jetes,nje here te vjen ne dore.
Përgjigju -
Nese nuk ke fituar ik o mik. Zoti Zeqir eshte I votuari sipas rregullave
Përgjigju -
O Zeqir,mos i ha presionet,shko ne parlament se te takon.Edhe n.q.s. e ke firmosur ate copen e letres,ligji ta njeh edhe nderrimin e mendjes,thuaj qe mu nderru mendja.Mos i ha presionet,po te ben presion denoncoje ne polici.E gezofsh mandatin e deputetit dhe rrogen e re.
Përgjigju -
Palacot qe bejne lojra per te hyre ne parlament. Kod zgjedhor eshte ky apo pazar????
Përgjigju -
Po ky llapi sikur tha para votimeve se nuk futem ne parlament po nuk fitova e nuk I marr mandatin askujt,,, duket qe jep cdo gje per karrige
Përgjigju -
E rriti pazarin LOL
Përgjigju









Komente
Komento