Në një reagim ekskluziv për Report TV, qeveria amerikane tha se vlerëson vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar bordit të paqes për Gazën dhe mbështetjen ndaj planit të Presidentit amerikan Donald Trump. Në përgjigjen për Report Tv, një zyrtar i administratës amerikane, tregon ekskluzivisht, se përfshirja e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, do të ketë objektiv çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë.
***
Shqipëria iu përgjigj pa hezitim ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, që ajo t’i bashkohej nismës së tij për krijimin e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare që synon zgjidhjen e konflikteve në botë, duke nisur nga situate në Rripin e Gazës.
Pas marrjes së miratimit dhe nga parlamenti, kryeministri Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bordit në Uashington.
Një zyrtar i administratës amerikane në një reagim për Report TV, vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bord si një anëtar themelues i tij
“Mbi 20 vende anëtare i janë bashkuar Bordit të Paqes, duke përfaqësuar rajone dhe perspektiva të ndryshme, të bashkuara nga një përkushtim i përbashkët për paqe dhe stabilitet në Gaza. Ne e vlerësojmë vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si anëtare themeluese, si dhe mbështetjen e Shqipërisë për planin e paqes për Gazën të Presidentit Donald Trump”, tha për Report një zyrtar i administratës amerikane.
Në mbledhjen e Bordit të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikisht konfirmoi se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gaza si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit. Sipas shpjegimit që zyrtari i administratës i jep Report TV detyrat e ISF, njëkohësisht edhe ato të Shqipërisë janë të qarta dhe siç duken të vështira.
“ISF-ja do të stabilizojë mjedisin e sigurisë: duke mbështetur çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë”, tha për Report një zyrtar i administratës amerikane.
Report Tv mëson se Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani do të angazhohen si të barabartë në kuadër të ISF, ndërsa nuk do të ketë garanci të shtuara sigurie nga SHBA.
Pas mbledhjes së Bordit të paqes në 19 Shkurt burime, i sqaruan Report TV, se Shqipëria për momentin do të përfaqësohet me oficerë në shtabet ushtarake që do të krijohen.
Më pas do të vendoset edhe për numrin apo nën komandën e kujt do të veprojnë trupat shqiptare, teksa preferenca për autoritetet tona shkon tek bashkëpunimi me një vend aleat në NATO.
Gjenerali amerikan Jasper Jaffers, komandanti i ISF në Gaza, në mbledhjen e fundit të Bordit tha se synimi është krijimi i një force totale prej 20 mijë ushtarësh që do të bashkëpunojë me mbi 10 mijë policë palestinezë.
Komente












Ore cfar fiton shqpria vec shpetimit t mendetes se Edi Rames nga hetimi per korrupsion???
PërgjigjuÇa bahet kshu, viktimës i thon terrorist e terroristit të vértet i thonë viktim...
Përgjigjufiks e ke vella, por ja qe cirk ishte aty ku shkoi ai palloshi, e te gjithe kllouna ishin, perfshi dhe kryekllounin.