EKSKLUZIVE/ Bombardohet Kiev në momentin që Report Tv po përgatitej të lidhej me qytetarët atje, momenti kur goditja ndodh shumë pranë pallatit të tyre! Strehohen në bodrum (VIDEO)

Një alarm i fortë, dhe vrapim nëpër shkallë për tu strehuar në bodrumin e ndërtesës... Ky është moment që duket në videon më lart, kur Oleksi Morozov nga Kiev, në përpjekje për të realizuar një lidhje live në Report Tv, ndërpret komunikimin dhe vrapon së bashku me fëmijët  e tij për të shpëtuar jetën.

Strehimi në bodrum, ndërlikoi komunikimin, ndërsa  gjithçka mbeti ishte një shpërthim i fuqishëm fare pranë ndërtesës.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsau  rilidh komunikimin sërish me Report Tv. I fshehur në bodrum, Morozov u shpreh se të gjithë ishin shëndoshe mirë, por të shtënat vijonin.

"Ne dëgjojmë të shtëna dhe goditje herë pas here. Fëmijët janë të frikësuar, të dëshpëruar, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mesazhi është vetëm një, vetëm ndaloni luftën", tha ai.

I pyetur nëse është e mundur largimi nga vendi, Morozov u shpreh se forcat e ushtrisë Ruse ndodhen kudo.

"Është e vështirë të largohesh tani, e frikshme të lëvizësh në Kiev për shkak se është rrethuar nga forcat ruse dhe nuk është e sigurt të largohesh tani", tregoi ai.

Nga Kievi, Morozov u shpreh se nuk ndjehej i frikësuar, dhe se qytetarët kanë shprehur gatishmërin për të qenë në krahë të ushtarëve Ukrainas.

"Të gjithë kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj lufte, kemi një grup special për të trajnuar qytetarët të luftojnë më forcat ruse ndërsa janë shpërndarë edhe armë për këdo që mundet dhe do t’i bashkohet kësaj lufte", tha ai.

Mes lotësh, dhe me zërin që i dridhej, babai i 3 fëmijëve, kishte vetëm një mesazh për botën: "Ju lutem ndalojeni këtë luftë, duam të jetojmë në paqe…"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Pas shpërthimit, qytetari nga Ukraina intervistë për Report Tv nga bodrumi i pallatit: Duam të jetojmë në paqe, të ndalet lufta

Oleksii Morozov, një qytetar nga Ukraina po jep një intervistë për Report Tv nga bodrumi i një pallati, ku zbriti për t'u strehuar pas një sulmi me raketë që ndodhi fare pranë. Ai tregon se në bodrum janë strehuar rreth 150 persona, prej të cilëve rreth 30 janë fëmijë. 

“Qeveria sigurisht na ka siguruar ushqimet. Ne dëgjojmë të shtëna dhe goditje herë pas here. Fëmijët janë të frikësuar, të dëshpëruar, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Mesazhi është vetëm një, vetëm ndaloni luftën", tha ia për Report Tv.

Pjesë nga intervista për Report Tv: 

Morozov: Jemi në rregull tani. Kemi zbritur poshtë, kemi dhe fëmijë. Jemi strehuar në bodrum

Sa persona janë aty me ty?

Morozov: Besoj se janë 150 persona dhe rreth 30 fëmijë

Çfarë ndodhi pak më parë, ne pamë shpërthim, a ishte larg jush?

Morozov: Ka qenë një alarm sulmi, ne zbritëm poshtë në bodrum, për një strehë. Unë po qëndroj këtu bashkë me gruan dhe fëmijë

A keni në plan të largoheni nga vendi, a është e mundur?

Morozov: Është e vështirë të largohesh tani, e frikshme të lëvizësh në Kiev për shkak se është rrethuar nga forcat ruse dhe nuk është e sigurt të largohesh tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Allahu Ekber: 27/02/2022 11:31

    I ardhte nga mos e pritte e mos e kujtofte Putinit per ate tragjedi qe po i shkakton Ukraines per hyrmet te Nates se Mire qe eshte sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot