EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron foton e izraelitit që mashtronte të huajt nga Tirana përmes FOREX! Do të hetohet edhe për pastrim parash! Zbardhet dëshmia e punonjëses

TIRANË- Report Tv ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foton e izraelitit Rafael Genish, i cili organizoi një veprimtari kriminale në fushën e “Call Center” në Shqipëri, përmes kompanisë “RG Capital”. Fotoja e siguruar nga gazetari Arsen Rusta është gjatë kohës që izraeliti lëvizte në Tiranë. 

Dyshohej se Genish kishte planifikuar të largohej nga Shqipëria, nga momenti që Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për verifikimet në terren për tregun e paligjshëm të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për izraelitin dhe bashkëpunëtorët e tij. Rafael Genish u arrestua dy ditë më parë në kushtet e flagrancës nga policia me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana, ndërsa Report Tv ka mësuar se ai do të hetohet edhe për pastrim parash.

Report Tv ka zbardhur dëshminë e një prej punonjësve të "Call Center" të FOREX e cila ka dëshmuar se periudha e trajnimit të këtyre shtetasve zgjaste vetëm 2-3 ditë dhe eksperienca në punë nuk ishte kriter. Sipas dëshmisë së saj, punonjësit që mashtronin më shumë kishin përfitimet më të mëdha monetare.

Në hetimet e kryera nga Njësia C e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës, u arrit edhe në arrestimin e 34 personave të tjerë e ndërsa 22 janë në hetim.

Përmes FOREX ata kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, ku mbi 2 mijë prej tyre kanë arritur të mashtrohen, ndërsa vlerat monetare që përfitonin varionin nga 500 euro e sipër.

Pas operacionit janë sekuestruar “RG Company”, ambientet ku ushtrohej veprimtaria e Call Center në Tiranë, qindra pajisje ndërsa po punohet edhe për të sekuestruar shuma parash të cilat dyshohet se janë depozituar në llogari bankare brenda dhe jashtë vendit.

Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet.

Si funksionojnë skema të tilla që shfrytëzojnë sistemin “Forex”?
Kompanitë call center kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojnë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhurit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje që për vetë moshën janë deri duke të pakuptueshme.

Vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, me fjalën “Forex Albania”, dalin me qindra oferta pune për të rinj me paga mujore të majme, dhe që kriter kanë gjuhët e huaja italisht, spanjisht, anglisht gjermanisht, greqisht dhe frëngjisht. Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin “Forex” në Shqipëri.

Por përse marrosen të gjithë dhe investojnë në rrjete që masivisht mund të jenë të rreme?
Qytetarëve u premtohet se brenda një kohe shumë të shkurtër, që për shembull në sistemin bankar duhet të presësh për vite, një investim i vogël fillimisht, do të dyfishohet për pak muaj, e kështu me radhë duke i shtuar shumat e investimit në varësi të premtimeve për fitime shumë më të mëdha në vlera. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.

Rrjeti FOREX ofron mundësinë për tu futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.

Izraeliti Rafael Genish 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Report Tv zbardh dëshminë ekskluzive të punonjëses së FOREX: Punonim me emra arti, kush mashtronte paguhej më shumë

Report Tv ka zbardhur dëshminë ekskluzive të një prej punonjësve të "Call Center" të FOREX e cila ka dëshmuar se periudha e trajnimit të këtyre shtetasve zgjaste vetëm 2-3 dite dhe eksperienca në punë nuk ishte kriter.

Kjo do të shpjegonte dhe faktin se një shtetas i cili do të fillonte punë në këtë subjekt mund të fillonte punë dhe në nivelet e larta të këtij subjekti sipas ndarjes që vetë ata bënin. Nga shpjegimet e po kësaj shtetaseje rezulton se ndryshimi i niveleve brenda subjektit kishte të bënte me ndarjen e punëve për mirëmenaxhimin e mashtrimit, pasi secili nga këta shtetas kryente një punë të caktuar, por nëse do të shohin ne nivelin e pagesës kjo do të reflektonte në pozicionin e tyre, por nga ana tjetër secili nga personat merrte një bonus për kalimin e klientëve nga një sektor në një sektor tjetër.

Duke u nisur nga të dhënat e përgjithshme rezulton se të gjithë kishin dijeni për veprimtarinë që kryenin pasi të gjithë kishin emra të rremë të cilët i quanin "emra arti", të gjithë punonjësit përdornin numra të huaj, pra jo shqiptarë për të komunikuar me shtetasit e huaj. Të gjithë prezantoheshin si shtetas te huaj me emër të përafërt me emrat e shtetasve ne vendin ku kryenin telefonatën si dhe të gjithë këta shtetas kanë pasur në postet e tyre të punës lista me te dhënat e personave të cilët kontaktonin dhe qe ishin potencialisht viktima të telefonatave që merrnin nga këta shtetas.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 26/12/2021 15:19

    Sa shqiptar ka si ky izraeliti qe i kan call centerat ne pallate tek blloku e nuk u hy ferra se nderrojn servera e numra sapo e kuptojn qe jan zbuluar.Me milionat qe kan ven e vazhdojn te ven cdo dit blejn policin,gjyqtarin e shtetin. Turp qe na nxin faqen kudo ne bote kto plera te lidhur me politiken

    Përgjigju
  • Qobani: 26/12/2021 12:07

    A po bindeni npraktik o ju gurbetgji,vajtustë vendor Kosovar prap i ka lan arat pa ba ugar,po jetojn nkorriz t'huaj, jan të lodhun prej sefas,shum po gzohen kur po vini me xhepa plot,vetëm për ju i rrisum qmimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë