ReportTv zbardh dosjen e plotë të falsifikimit të 4.8 hektarë tokë në plazhin e Dhërmiut. Sipas informacioneve që ReportTv ka mundur të sigurojë kjo sipërfaqe prej 4.8 hektarë është në pronësi të shtetasit Aristidh Dhimogjika.
Por si është përfituar kjo sipërfaqe toke në pjesën më të madhe të saj në plazhin e Dhërmiut. Siç dhe shihni në këtë faksimile rrugëtimi për të përfituar këtë sipërfaqe toke me dokumente false ka nisur në vitin 2003, 14 vite më parë.
“Konkretisht provohet se dokumentet bazë që kanë shërbyer për kthimin e kësaj pasurie, janë dokumente tërësisht të falsifikuara, për faktin se nuk janë marrë nga organet kompetente. Provohet se dokumenti Vendim nr. 888, datë 31/01/2003 i Këshillit të Bashkisë Himarë, në të cilin është pasqyruar fakti i njohjes së pasurisë me sipërfaqe prej 4.8 ha, është tërësisht i falsifikuar, për faktin se në mbledhjen e datës 31/01/2003 të Këshillit të Bashkisë Himarë, nuk është marrë ky vendim”, sqaron prokuroria në hetimet që ka kryer.
Por si u arrit në sekuestron e kësaj toke dhe hetimet ndaj shtetasit Aristidh Dhimogjika. Është ky kallëzim i siguruar nga ReportTv ku tre vite më parë agjencia e kthim kompensimit të pronave i drejtohej kreut të akuzës në Vlorë dhe kryeprokurorit Llalla që i hapi rrugën zbulimit të këtij skandali.
Sipas kallëzimit të AKPP sipërfaqja prej 4.8 hektarë tokë i është njohur padrejtësisht me vendim gjykate shtetasit Vangjel Dhimogjika dhe kërkues ka qenë Aristidh Dhimogjika. Kjo tokë thotë AKPP është përfituar me vendim të vitit 2006, vendim numër 128 datë 29 Maj 2006.
Këtë kallëzim AKPP ja drejtonte prokurorisë e cila pas një periudhe të gjatë hetimesh arriti të bind gjykatën për të caktuar masën e sigurisë sekuestro për 4.8 hektarë ose 48 mijë metra katrorë.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09