Ekskluzive/ Dëshmia kontradiktore e vajzës në skandalin e Gjicit: Herën e parë më ngacmoi seksualisht, të dytën shkova me dëshirë, mendova se më do

Report Tv ka siguruar detaje nga dëshmia e Alma. K, vajza në videoskandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Alma. K tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.

“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K.

Report Tv ka zbardhur pjesë nga dëshmia e 40 vjeçares, e cila u kap nga policia në Shkodër, dhe pasi u vu në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u dërgua në banesën e saj në Durrës. Sipas Alma. K, me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj, i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. 

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. “Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma. K.

Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

“Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat një dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj'. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma. K në dëshmi.

Më tej, ajo tregon, se pasi ka përfunduar akti me pëlqimin e saj, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin qe quhej Granit, dhe 'unë kam biseduar me të për projektin e qenëve'. Shkëmbyem e-mailet dhe unë do t'ia nisja në format elektronik projektin, përfundon Alma. K. 

Ndërkohë SPAK ka zbuluar se lidhja mes ish kryebashkiakut të Kuksin Safet Gjici dhe 40 vjeçares Alma.K kishte nisur rreth tre muaj para se te realizohej video intime në zyrë. Edhe vetë Gjiçi, kur u dorëhoq, tha se me Alma .K kishte marrëdhënie më të hershme. Por Gjici pretendon se pavarësisht këtij fakti, takimi i fundit mes tij dhe 40 vjeçares është i organizuar nga kundërshtarët e tij, për ta futur në kurth. Deri tani Alma .K, sipas burimeve të SPAK, nuk ka pranuar bashkëpunimin me persona të tjerë për planin hakmarrës, por prokuroria dyshon të kundërtën.

Pista tjetër që po hetohet, është ajo e individëve që kanë nxitur dhe realizuar kurthin për filmimin e Safet Gjicit, në kushte jo etike brenda zyrës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e saj agjentët e BKH-së kanë gjetur dhe sekuestruar videon origjinale, dhe aparaturën me të cilën ajo kishte kryer përgjimin. Të hënën të dy, Safet Gjici dhe Alma .K do të dalin para gjykatës për tu njohur me kushtet e masës së sigurisë. Që prej të shtunës Safet Gjici i arrestuar poshtë lokalit të shtëpisë, sipas avokatit, ndodhet në gjendje psikologjike teper e rënduar pasi skandali i publikuar i ka shkaktuar probleme të mëdha familjare.

Gruaja, vajza dhe djemtë, nuk janë parë në asnjë moment, për ta shoqëruar apo mbështetur njeriun e tyre, tashmë nën akuzë jo vetëm para ligjit, por edhe në gjyq publik. Për sa i takon veprës penale të korrupsionit pasiv për të cilën akuzohet, avokati Përparim Kulluri, tha për Report  TV se në rastin konkret nuk kemi asnjë vepër penale, pasi nuk ka një tender të shpallur dhe ndonjë procedure të kryer.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyf Kamberi: 26/06/2023 15:17

    O Era.I Ke pare qente kur takohen me njeri tjetrin?Afrohen koke me koke,rrotullohen dhe i shkon e fut hundet nga mbrapa ,e nuhat dhe Pastaj e lepi.Keshtu dhe Alma,shkoi,nuhati lepiu.Zaten me qen eshte mesuar

    Përgjigju
  • Durrsaku: 26/06/2023 06:03

    Amon mer zot kur shof ca qe behen me patriot se sa ka qen vet skenderbeu, disa te tjere preken me ndershmerin dhe pafajsin e Almes dhe se fundmi eshte ai tipi me paraziti qe per gojoren e almes e ka fajin qeveria.

    Përgjigju
  • Iris: 26/06/2023 01:46

    Na mbushe mendjen moj Alma! SPAK-u thote qe kane 3 muaj qe jane lidhur, nga ana tjeter,del qe keta jane takuar vetem dy here ne zyre.Heren e pare ne zyre,kjo na qenka ndjere e mikluar seksualisht(megjithese kishin 3 muaj qe ishin lidhur,pa permendur nese kishin patur intimitet ne ndonje rast tjeter),kurse heren e dyte,ka vendosur te shkoje /full speed/ me /te dashurin/ 3 mujor dhe kaq shume eshte ndjere e dashuruar me te,sa qe ka vendosur t'a filmoje te gjithe aktin fshehurazi!!Qe Safeti ja futi Gjicit,kjo nuk eshte e veshtire te kuptohet,por zonjeza Alma duhet te punoje pak per alibine.Ata qe i mesuan si te perdorte kameran dhe te bente per vete bashkiakun,nuk i mesuan gjithashtu, si te sajonte nje /histori dashurie/ me bindese.

    Përgjigju
  • Turi: 26/06/2023 00:37

    Na u bo Safeti pornostar. Ka nje jave qe ka pushtuar cdo portal e gazete. Prite tani kur te bohet star dhe ne pornhub

    Përgjigju
  • Fadili: 25/06/2023 23:59

    Ketij duhet me i dhen kompensim per gjendjen psikologjike!!!

    Përgjigju
  • Vasili: 25/06/2023 15:03

    Mos u merrni me teper me kete rast.Na merzitet perdite me kete lajm,sikur eshte bere qameti.Ajo ka bere si ka dasht,ja ka lpi bilbilin ,e ka fotografue,dhe e ka diskreditue.Organet kopetentet po e hetojne.Nuk ka nevoje qe cdo dite te shkruhe per kete rast.Jane qindra te tjere qe perdite po e bejn ne zyre.Pergjegjesia eshte e seciliit qe kryen veprime te tilla.Ai apo ajo qe ben pergjegjes Ramen,eshte nje pacient i Sali Berishes."Veglat " nuk njohin politike.

    Përgjigju
  • Ledina: 25/06/2023 15:00

    Te njohim mire se kush je, prandaj denoncoje Perbindeshin e Vicidolit qe te dergoi dhe te sponsorizoi.

    Përgjigju
    • Boti: 25/06/2023 16:39

      Ti e ke problemin qe nuk ishe ti ne video mesa duket.

  • hilaS: 25/06/2023 14:26

    Lere dashurin, po trego pse e filmove dhe kush te dergoi per filmim. Trego ata qe u sherbeve

    Përgjigju
  • Era: 25/06/2023 14:07

    Te gjithe merren me vajzen, nenen, femren si elementi i goditshem ne kete histori. Jo me maskarain abuzues, imoral dhe mediokerr. Populli thote, me thuaj c'shoke ke te te them cili je: Gjici, Ahmetaj, Dako, Tahiri, Koka, Doshi, Vucic (e shume e shume maskarenj te tjere) jane shoket e Rames. Nxirreni vete perfundimin.

    Përgjigju
    • Patronaxhisti: 25/06/2023 20:09

      MUND TI SHASH TE GJITHE , AMA EDI RAMA ASHT I PA PREKSHEM, VETEM AI SKA ASNJE LIDHJE ME AHMETAJN, TAHIRIN, DAKON, BLLAKON, KOKEN, GJICIN, BEQON..... ASNJI LIDHJE SKA VETEM ESHTE KRYM8NSTRI TYRE DHE I KA PERZGJEDHUR AI SI VARYWS TE TIJE.... AMA EDI ESHTE I PASTER.... SI PUSETA E LAGJEVE TIRONES... TE BLLOKUME DERI NFYT OSE E PASTER SI ALMA...

    • Add: 25/06/2023 17:16

      O Era o zemra u ul ajo nëna,vajza,gruaja në gjunjë Safetit.Në video nuk duket nai abuzim,dhunë fizike a nai formë tjetër presioni ndaj ksaj pseudo femre . Shkoi me plan me ju ul në gjunjë.Sa për Safetin ai ka shum gjynofe me la e dhum abuzime që ka bo.

    • Ilir: 25/06/2023 15:07

      Nuk e ka shok viçiçin por "vllaun "...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës