Kryetari i Bashkisë Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij. Në videon e gjatë më shumë se 2 minuta duket data 6 qershor 2023 ndërkohë që ajo është shpërndarë sot paradite ( 16 qershor) me shpejtësi përmes whatsapp, por Report TV dhe Shqiptarja.com, për arsye etike, vendos të mos e transmetojë.

Në orën 13:00 SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj kryebashkiakut 51-vjeçar që mori mandatin e dytë më 14 maj 2023. 

Ndryshe nga sa njoftoi ish-kryetari Safet Gjici, se ka dorëzuar dorëheqjen, në fakt qeveria bëri me dije se e ka shkarkuar.

‘Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kukësit.’- tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Në orën 14:00 Safet Gjici shkroi në rrjetet sociale se ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Kukësit. Dorëheqjen zgjodhi ta bëjë përmes një postimi në rrjetet sociale duke e nisur me një ndjesë publike dhe akuzuar se ra në kurthin e kundërshtarëve politike. 

"Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!"

Video duket si filmim amator dhe prapa kësaj ngjarjeje mund të jenë shumë të pathëna. Deri më tani, nga informacionet që Report Tv ka marrë, vajza nuk është punonjëse e Bashkisë së Kukësit. Ndërkohë në postimin e tij Gjici thotë se prej disa kohësh kishte me të marrëdhënie intime. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Video e Safet Gjicit, PD: Akt i rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari

1684493576_3460543755866468799289815733060399808051842n.jpg

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon e publikuar në rrjet të safet Gjicit, i cili duket teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë. Bardhi thotë se është një akt i rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari

“Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por, skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak”, shkruan Bardhi.

Ora 18:14
Videoja e Safet Gjicit, reagon Rithemelimi: I bëjmë thirrje Ramës të njoftojë presidentin dhe të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve

1686911228_saliberisha.jpg

Rithemelimi ka reaguar pas videos skandaloze ku Safet Gjici kryente marrëdhënie intime në zyrën e tij. Rithemelimi i bën thirrje Ramës që të shpallet sa më parë ditën e zgjedhjeve.

“Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të.

Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit.

Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind.

Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë.

Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.”- thuhet në njoftimit e Rithemelimit

Ora 15:29
U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Qeveria shkarkon Safet Gjicin

 

Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë Safet Gjicin i cili u filmuar në zyrë duke kryer marrëdhënie seksuale.

‘Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kukësit.’- tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Ora 14:08
U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Gjici dorëhiqet si kryebashkiak i Kukësit: Ndjesë për videon, kurth i përgatitur nga kundërshtarët

1683881000_safetgjici.jpg

Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga kreu i bashkisë së Kukësit pas videos skandaloze të publikuar së fundmi ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Në reagimin e bërë, ai shkruan se ka qenë një kurth i parapërgatitur nga kundërshtarët politikë.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mire”- shkruan Gjici.

Ora 12:58
U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin

1683875322_safetgjici.webp

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin i cili është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.