TIRANE - A1Report sjell pamjet ekskluzive të shpërthimeve me mina që firma greke “Actor” e kontraktuar nga qeveria Berisha ka kryer në kodrat e fshatit Ibë, shpërthime të cilët sipas banorëve të zonës kanë provokuar rrëshqitjen masive të dherave 3 ditë më parë. Rrëshqitja vijon të mbajë të bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, ndërsa banorët e prekur nga dëmet e shkaktuara protestuan duke bllokuar derën e firmës greke. Sipas tyre përgjegjësia është e firmës e cila ka kryer shpërthime të pakontrolluara. ​

Pamjet ekskluzive të siguruara nga televizioni informativ A1 REPORT, shfaqin qartë se pas shpërthimeve me minë të firmës “Actor” rrëshqasin dherat nga një faqe e tërë mali nga një lartësi prej më shumë se 200 metra. Firma greke “Actors” kryen shpërthime  në kodrat e fshatit Ibë për hapjen e trasesë së autostradës Tiranë-Elbasan. Tre ditë pas rrëshqitjeve masive firma ende nuk ka një përgjigje pse ka ndodhur lëvizja e tokës.Kane qene vete banorët te cilet pak dite para rreshqitjes se dherave kanë filmuar dy shpërthime të ndodhura nga kjo firme.

Gazetari i televizionit A1 Report, Arsen Rusta është gjendur mes banorëve të këtij fshati në komunën Bërzhitë, të cilët thonë se kjo situatë ishte e paralajmëruar dhe mund të ishte shmangur.

Rreth 30 familje të fshatit Ibë të Tiranës mbeten të evakuuara për shkak të sigurisë së tyre edhe pse kanë kaluar dy ditë nga rrëshqitjet masive të dherave, ndërsa aksi rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin vazhdon të qëndrojë për të tretën ditë i bllokuar pa një afat se kur do të hapet për kalimin e automjeteve.



shperthimi ibe
shperthimi ibe
FOTO të tjera

Banoret ne proteste per demshperblimet, bllokojne 3 ore deren e firmes greke
Këtë të hënë banorët protestuan për afro 3 orë duke bllokuar hyrjen e kantierit të firmës greke. Ata kërkuan nxjerrejn e përgjegjësive për dëmet e shkaktuar me prishjen e banesave dhe bizneseve në zonë.

Menaxherja e projektit të autostradës Tiranë-Elbasan Majlinda Gjoni është takuar me banorët ku premtoi se shumë shpjet do të dëmshpërblehen, por kërkoi prej tyre mos bëhen pengesë për bllokimin e punimeve.

Një tjetër video ekskluzive e siguruar nga A1Report tregon atë çka ndodh në fshatin Ibë ku pas shpërthimeve ujërat e zonës vërshojnë mbi rrugë duke e kthyer atë në një lumë balte.

Video ekskluzive/ Rruga e kthyer ne lume balte, vetem dy dite pas rreshqitjeve masive te dherave