Presidenti Bajram Begaj nuk e ka thirrur Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të diskutuar shkallën e rrezikut mbi një impakt të mundshëm të konfliktit në lindjen e Mesme edhe mbi vendin tonë.
Por, pavarësisht kësaj, Presidenca, në një reagim ekskluziv për Report Tv thotë se kreu i shtetit ka komunikuar me krerët e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes për t’i kërkuar informacion mbi masat e marra.
“Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes",- thuhet në reagimin e presidencës.
Në përgjigje të interesimit të Report Tv, Presidenca thotë se Begaj ka kërkuar rritjen e gatishmërisë, duke vendosur në plan të parë sigurinë e shqiptarëve në vendet e konfliktit.
"Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve",- thuhet në përgjigjen e presidencës.
Sipas shifrave zyrtare, vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, në nisje të konfliktit ka pasur rreth 3000 shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë kthyer në vend.
Reagimi i plotë i Presidencës për Report Tv
Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë. “Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!” – kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.
Komente







gjall na qenka presidenti se na beri marak
Përgjigju