Ekskluzive/ Samanta Gjeci, shqiptarja nxënëse ekselente në Itali flet për Report TV: Dua të bëhem inxhiniere e hapësirës

Samanta Gjeci është vetëm 17 vjeçe. Është vajza e një familjeje shqiptare nga Maminasi i Durrësit që është vendosur në Itali prej 1990. Pak ditë më parë u vë në qendër të vëmendjes nga mediat italiane si vajza që ia kishte dalë që për dy vite rresht ia ka dalë të merrte notat maskimale në të gjitha lëndët në gjimnazin “Canova” në Trevizo.

“Shkolla ime është një nga shkollat më të mira në qytetin ku unë jetoj. Drejtoresha mori në telefon mamin tim për të kërkuar leje që unë të intervistohesha nga mediat italiane për rezultatet e mira në mësime. Shkolla nuk më ka dhënë medalje po presim në shtator” tregon Samanta për Report Tv me një gjuhë shqipe perfekte edhe pse ka lindur atje

Në intervistën ekskluzive, për gazetarin Arbër Hitaj në “Studio Live” të Report TV,  Samanta Gjeci na zbulon ëndrrën e vet në sirtar.

“Dua të studioj për inxhineri hapësinore. Do të vijoj studimet në universitetin e Pisas në Itali”
 

Tregon se mëson 3 – 4 orë në ditë, por kjo varet dhe nga vështirësia e provimit, lënda.

Pasionet e Samantës?

“Më pëlqen të lexoj, udhëtoj, të vizitoj vende të reja por të takoj dhe miqtë e mi”

 

Shqipërinë nuk e harron. E viziton viziton çdo vitë për pushime verore madje tregon dhe çfarë I mungon kur është në Trevizo ku banon

“Më pëlqen shumë Shqipëria do vij, dhe këtë vit do të vij për pushimet e verës. Në Shqipëri jemi shumë më miqësorë, në Itali janë më të rezervuar”

Ka vath në vesh këshillën e prindërve se shkolla të jep një të ardhme të mirë prandaj nxit dhe djem e vajza si ajo që të mësojnë fort, të ndjekin pasionon që e nesërmja të jetë më e mirë

“Çdo njeri e ka një talent të fshehtë. Duhet të shfrytëzojnë pasionin e tyre që nesër të kthehet në një profesion apo një punë të mirë"

 

 

VIDEO-intervista e plote

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • une: 26/06/2023 21:42

    Suksese Samanta Gjeci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga Rithemelimi në ballkon dhe Kuvend! Deputetë pa pikë turpi sulmojnë një institucion kushtetues

Braçe: SPAK vijon detyrën përkundrejt presionit nga Rithemelimi në ballkon dhe Kuvend! Deputetë pa pikë turpi sulmojnë një institucion kushtetues