TIRANË- Këto janë ekskluzive të siguruara nga Report Tv ku trupat e Anti-Terrorit të armatosura e me negocimin e shërbimeve të kampit futen dhe kërkojnë çadër për çadër për shqiptarët.

Këto pamje i përkasin fundjavës së shkuar, ku Anti-Terrori zgjodhi pikërisht orarin e pasdites teksa forcat kurde ndërronin turnet e sigurisë në kamp, duke nxjerrë 25 persona. 20 prej tyre janë evakuuar në një tjetër kamp, ROJ më i sigurt.