Ekskluzive/ Skema me ‘rrudhjet’
e ‘fryrjet’ brenda çdo ministrie

Ekskluzive/ Skema me ‘rrudhjet’<br />e ‘fryrjet’ brenda çdo ministrie
Formimi i qeverisë ‘Rama 2’ do të pasohet me krijimin e një strukture të re shtetërore. Report TV sjell skemën e plotë të strukturës shtetërore, mbi të cilën punuan dje pasdite ministrat e rinj në Vlorë.

Struktura e re për qeverisjen parashikon shkrirjen e 37 agjencive, ndërsa organizimi do të bëhet në bazë rajonesh. Ndër propozimet kryesore janë shkrirja e drejtorive të bujqësisë, Agjencisë së Prokurimeve Publike, bashkimi i Doganave me Tatimet, ngritja e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, si dhe shkrirja në një të vetme e Agjencisë së Pronave, ALUIZNI-t dhe Hipotekës, ndërsa ngrihen agjencia e mbrojtjes civile dhe disa të tjera.

Agjencia e cilësisë së arsimit para-universitar, nga 12 drejtori arsimore, do të bëhen vetëm 4 në rajone. Sipas skemës së re të riorganizimit, funksionet e drejtorive të bujqësisë i kalojnë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Po ashtu, shkrihet Inspektorati i Ujërave, funksionet e të cilit kalojnë tek Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve.

Në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, krijohet Instituti i Kërkimit të Teknologjive, që përmbledh QTTB, agjencinë e duhanit dhe entin e farave dhe fidanëve. Agjencitë e ujit dhe baseneve i kalojnë Sekretariatit të Ujërave.

Ndërkaq, Agjencia e Inventarizimit të Pronave integrohet brenda Agjencisë së re të Titujve të Pronësisë. Në varësi të Ministrisë së Brendshme krijohet Agjencia e Mbrojtjes Civile, e cila përfshin drejtorinë e rezervave materiale dhe emergjencat civile.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kalon tek ministria përgjegjëse për mbrojtjen e territorit. Në varësi të Ministrisë së Arsimit do të Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, e cila bashkon funksionet e Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektoratit të Arsimit. Reforma parashikon shkrirjen e Shtëpisë Botuese të Teksteve Shkollore. 
 
Skema e re:
STRUKTURA E RE (disa prej ndryshimeve kryesore)

Ministria e Bujqësisë
Shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë
(funksionet veterinare i kalojnë AKU/ ekstensioni dhe statistikat pranë Bashkive)

Shkrihet Inspektorati i Ujërave (funksionet kalojnë tek Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve)

AKU (përqendron kontrollin e veterinarisë dhe kontrollin e ujit të pijshëm, nga Ministria e Shëndetësisë)

Krijohet Instituti i Kërkimit të teknologjive (përmbledh QTTB, Agjencinë e duhanit dhe Entin e farave dhe fidaneve)

Agjencite e Ujit dhe Baseneve i kalojnë Sekretariatit të Ujrave
 
Ministria e Financave
•             Agjencia Kombëtare e të Ardhurave (bashkohet Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve)
•             Shkrihet Qendra e Trajnimit te Administrates Tatimore dhe Doganore (funksionet kalojnë tek ASPA, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
•             Shkojnë drejt rajonalizmit Degët e Thesarit (pas përfundimit të dixhitalizmit)
 
Ministria e Shëndetësisë
•             4 Agjenci të Sistemit Shëndetësor Rajonal nga 11 Drejtori+ Autoriteti Rajonal Shëndetësor
•             Shkrihet Qendra Kombëtare Edukimit në Vazhdim (funksionet kalojnë tek ASPA, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
•             Shkrihet Qendra Kombëtare e Biomjekësore (Funksionet delegohen tek FSDKSH per programet ne e-health si dhe tek spitalet ne lidhje me telemjekesine)

Ministria e Brendshme
•             Agjencia e Inventarizimit të Pronave integrohet brenda Agjencise se re te Titujve të Pronësisë
•             Krijohet Agjencia e Mbrojtjes Civile (përfshin Drejtorinë e rezervave materiale dhe emergjencat Civile)
•             Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (kalon tek Ministria përgjegjëse për mbrojtjen e territorit)

Ministria e Mirëqënies Sociale
•             4 Drejtori të Shërbimit Social Shëndetësor nga 12 aktuale
 
Ministria e Arsimit
•             Krijohet Agjencia e Sigurimit te Cilesise ne Arsimin parauniversitar (bashkon funksionet e Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektoriatit të Arsimit)
•             4 Drejtori te Sigurimit te Cilësise se Arsimit Parauniversitar nga 13 Drejtori Arsimore Rajonale
•             Shkrihet Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore

Ministria e Ekonomisë
•             Shkrihet Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (funksionet i kalojne Inspektoriatit Teknik Shteteror dhe industrial)
•             Drejtoria e Pėrgjithshme e Pronesise Industriale integrohet brenda QKB-së
•             Krijohet Drejtoria e Akreditimit dhe Standartizmit (bashkon funksionet e dy drejtorive të akreditimit dhe standartizmit)
 
Ministria e Zhvillimit Urban
•             Krijohet Fondi i Strehimit (shkrihet Enti i Banesave)
•             Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) integrohet brenda Agjencise se re te Titujve të Pronësisë

Ministria e Mjedisit
•             Krijohet Agjensia Kombetare e Mjedisit, Zonave te Mbrojtura (përthith funksionet e Agjencisë së Mjedisit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura) 4 nga 12 aktuale
•             Krijohet Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujrave (bashkon funksionet e Inspektoritit të Mjedisit dhe Pyjeve me Inspektoriatin e Ujrave)
 
Inspektoratet:
Inspektorati qendror në krye
1.            Inspektorati Shtetëror i Mjedisit
2.            Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë dhe Ushqimit
3.            Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
4.            Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë
5.            Inspektorati i Punës dhe Çështjeve Sociale
6.            Inspektorati Shtetëror i Transportit


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet